• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet Gjon Cali: Policia na preu në besë, na çoi në duart e Prengës

by Java News
08/09/2015 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i Gjok Calit, pronarit të lokalit në Luginën e Patokut, që u godit me tytë pistolete nga deputeti Armando Prenga, thotë se ngjarja ka ndodhur brenda në Komisariatin e Laçit. Gjon Cali akuzon Policinë se i ka prerë në besë familjen e të afërmit e tij, duke u thënë që do t’i ndihmonte dhe në fund e ka lejuar Armando Prengën që t’i rrahë e t’i plagosë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Cali tregon detajet e ngjarjes, ashtu siç ia kanë shpjeguar vëllezërit dhe nipat që mbeten të plagosur në Komisariatin e Laçit.

Keni qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur ngjarja në Patok dhe në Laç?

Jo, nuk kam qenë. Po të kisha qenë atë natë, edhe unë sot ose do të isha i arrestuar, ose në spital i plagosur si vëllezërit e mi. Ose edhe të dyja bashkë.

Çfarë dini rreth ngjarjes, keni marrë vesh se si ka nisur konflikti?
Konfliktin e ka nisur Armando Prenga, te lokali i vëllait tim në Patok. Ai ka kërcënuar fillimisht me armë dy nipat e mi, para se të ndodhte ngjarja. Ata kanë lajmëruar vëllain tim, Gjok Calin, i cili ka shkuar për të sqaruar situatën e është pritur me armë nga Armando Prenga. Ai e ka goditur me tytë pistolete në kokë dhe ka qëlluar në ajër. E gjithë kjo është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit që i ka marrë Policia e Prokuroria.

Ju keni biseduar me vëllezërit dhe nipat për rrethanat e ngjarjes, dhe vendin ku ka ndodhur?

Plagosjet kanë ndodhur brenda në Komisariatin e Laçit. Këtë ua them me siguri të plotë. Të dy vëllezërit e mi janë plagosur brenda në Komisariat. Madje, edhe po të shkoni tani do të gjeni gjurmë gjaku aty brenda.

Po nga kamerat e sigurisë së lokalit, çfarë duket?
Nga kamerat duket me zë dhe figurë që ka shkuar deputeti te lokali i vëllait tim në Patok. Ai i ka kërcënuar të dy nipat e mi duke u thënë: “Do t’ju shfaros të gjithëve si fis”. Nga pamjet duket edhe momenti kur vëllai im shkon aty dhe i kërkon shpjegime se përse kishte shkuar aty dhe Armando Prenga shihet që e godet me tytën e pistoletës.

Pas kësaj ngjarjeje besoj është lajmëruar Policia?
Po e kemi marrë 6 herë 129­ dhe policët talleshin me ne. Morëm edhe Saimir Tahirin, por nuk na u përgjigj. Ne jemi prerë në besë nga Policia, sepse na thanë që do të na mbrojnë, ndërkohë që na çuan vetë te deputeti për të na rrahur e për të na plagosur.

Pra, në një farë mënyrë, ju po thoni që nuk keni më besim te Policia?
Pavarësisht të gjithave, ne do të vazhdojmë të presim që të bëhet drejtësi. Do të shikojmë se çfarë do vendosë drejtësia.

Në të kundërt, do të bëni vetëgjyqësi?
Do të presim çfarë do të vendosë drejtësia. Sot kemi dorëzuar edhe një shkresë tek Ambasada Amerikane në Tiranë. I kemi kërkuar që të asistojnë gjatë kryerjes së hetimeve sepse kemi dyshime se mund të hetohet ashtu siç duhet kjo ngjarje. Ju e shihni vetë. Të gjithë ata persona që janë plagosur, të afërmit e mi, thonë që janë plagosur brenda Komisariatit nga deputeti Armando Prenga. Ndërsa Policia thotë se ngjarja ka ndodhur jashtë.

Pse nuk ju lënë që të futeni brenda dhe ta shikoni?
Po ne kemi besim se edhe Amerika do të na mbështesë në këtë rast.

Next Post

10 modelet më seksi të momentit (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

May 12, 2026
40 kompani në samitin Shqipëri-Izrael. Rama: Sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike

40 kompani në samitin Shqipëri-Izrael. Rama: Sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike

May 12, 2026
Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

May 12, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

I akuzuar për vrasje 25 vite më parë, arrestohet në Shqipëri shtetasi nga Kosova

May 12, 2026
Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

Mbi 12 mijë shqiptarë të refuzuar në kufijtë e BE-së në 2025

May 12, 2026
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë

May 12, 2026
“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

“Gjadri”, Hoxha: Nuk zgjatet marrëveshja me Italinë, do jemi në BE

May 12, 2026
“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

Starmer nuk largohet: Jeni të frustruar por kemi kundërshtar të rrezikshëm

May 12, 2026
Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

Banka Europiane financim për bizneset shqiptare, Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 12, 2026
“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

“Vetëm disa ditë jetë, ndihmoni Pranverën”, thirrja e nënës për vajzën 31-vjeçare

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In