• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

by El Be
30/03/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri Silvinjo në konferencën për mediat një ditë para miqësores me Ukrainën, është ndalur sërish te humbja me Poloninë pak ditë më parë.

I shoqëruar nga kapiteni Gjimshiti, Silvinjo tha se humbja me Poloninë dhemb akoma, megjithatë skuadra duhet të shohë përpara.

“Është e vështirë, kemi ndeshje shumë të rëndësishme nesër, por mund të flasësh për tre vitet e fundit. Duhet të jem i sinqertë, meqë kemi folur për kualifikueset e Botërorit, viti i fundit nuk ishte shumë i lehtë për të ardhur këtu e luajtur me Poloninë. Ishte një rrugë e gjatë, e vështirë, kemi bërë më të mirën, kishim fatin të luanim ndeshjen më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Nuk kishim një rezultat të mirë, edhe pse kishim një paraqitje të mirë. Nuk kam asgjë për t’u thënë djemve, ishte ndeshje e mirë. Kështu është futbolli, kur humb duket çdo gjë gabim, por nuk është ashtu. Nesër është ndeshje e mirë, një tjetër ndeshje ndaj një ekipi të madh përfaqësues, janë të mërzitur si ne, por duhet të luajmë 90 minuta dhe duhet të përgatitim atë ndeshje shumë mirë. Ishte e vështirë për ne të vinim këtu, të mërzitur me rezultatin. Por është e vështirë të përgatitësh këtë ndeshje në këtë situatë, si Ukraina. Ke vëmendjen më të madhe, që të luash ndeshjen më të rëndësishme për ne e për ju, pastaj 3-4 ditë më vonë je i mërzitur dhe vjen këtu, Unë nuk besoj në ndeshjet miqësore, kur shkon në fushë duhet të jesh i përqendruar, të bësh 100% për 90 minuta. Janë disa lojtarë që thonë “trajner jam këtu, mund të luaj 45 minuta apo 90”. Duhet t’i hedhësh një sy, unë nuk besoj që të ndryshoj 5-6-7 lojtarë, kështu jam unë. Nuk mendoj se është mundësia, por është si një plan. Mundësia për të luajtur është nëse gjërat funksionojnë. Nëse nuk ke ide apo gjërat nuk ecin në fushë, ndoshta nuk është një mundësi për mua. po mendoj për ndonjë lojtar. Duhet të organizosh skuadrën si zakonisht, por të mendosh për 2-3 ndoshta 4 zëvendësime”, tha Silvinjo.

Next Post
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

March 31, 2026
7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

March 31, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“Jemi në gjysmë të rrugës…”, Netanyahu nuk jep afat për përfundimin e luftës me Iranin

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In