• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja më 14 maj/ Meta nuk përmbahet: QV-të u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj. U blenë VIP-at…!

by Java News
22/05/2023 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e Lirisë ka mbledhur sot kryesinë, ku kryetari Ilir Meta bëri një rezyme të gjithçkaje që nuk shkoi mirë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai ka renditur shpërndarjen e shpërblimeve, shit-blerjen e votave dhe presionin e bërë nga administrata ndaj qytetarëve, si arsyet për një rezultat të tillë për opozitën.

“Procesi zgjedhor i 14 majit, ishte një fitore e krimit ndaj lirisë të së zgjedhurit, shkrirje e policisë me krimin kundër vullnetit të lirë të qytetarëve.

Grupet kriminale dolën hapur krah partisë pushtet e policia nuk ndërhynte e nuk paraqitej askund ku denoncoheshin të tilla veprime kriminale.

Qindra pajisje të identifikimit elektronik nuk punonin sa të gjithë e panë sa edhe kryetari i KQZ ishte viktimë e këtyre pajisjeve. Boja në gishtin e votuesve fshihej menjëherë.

U gjakosën komisionarë nga kriminelë të Rilindjes në administratë e bandat e saj aktive. QV u kthyen në bordello Rilindase ku dhunohej çdo ligj.

Qindra milion euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota dhe një fakt që provon këtë është edhe rënia e kursit të euros.

Një armatë e tërë ministrash e administratë sulmuan QV me presion ndaj votuesve.

Dhjetra milion euro u hodhën në mënyrë të paturpshme për asfalt elektoral, për të blerë mbështetjen e vipave për partinë në pushtet dhe kandidatët e saj.

Për devijimin e rezultatit në momentin e fundit, një rol kryesor luajtën burgjet, shembull ishte kutia e fundit e burgut në Rrogozhinë.

Detyrë e jona të thellojmë dokumentimin e krimit ligjor, të vijojmë kontestimin ligjor të çdo rezultati të kësaj natyre. Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, që nuk rezultonte në 4 vite”, tha ai./m.j

Next Post
“50-200 euro për një votë”/ Zbardhet dosja hetimore për arrestimin e Belerit: Qytetarëve u premtohej dhe nënshtetësia greke! Kush është personi që “fundosi”…!

A do jetë kryebashkiak i Himarës Fredi Beleri? Eksperti i kriminalistikës: Ja si veprohet ligjërisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In