• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbja e fshehtë e LSI në zgjedhjet e 6 marsit: Pse s’flitet për dorëheqje të Kryemadhit dhe si po e defaktorizon Berisha partinë e Metës

by Java News
15/03/2022 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ajo që para 6 marsit 2022 konsiderohej si një strehim i Sali Berishës nën çatinë Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pas 6 marsit rezultoi e kundërta; Partia e Ilir Metës u asimilua nga Foltorja e Berishës. Për herë të parë që pas themelimit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim me në krye Monika Kryemadhin nuk ka një rezultat konkret në një përballje zgjedhore, pasi rezultati i saj është shkrirë në triumfin e vendit të dytë të Berishës.

E qartë është se LSI-ja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pas 17 vitesh ka humbur statutin e saj si partia e tretë politike më e madhe në vend. Kjo duket edhe arsyeja se pse askush nuk flet për rezultatin e LSI-së si faktor politik dhe aq më tepër për dorëheqjen e kryetares Monika Kryemadhi, e cila e mori partinë me 14 % dhe e çoi në më pak se 7 %.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, LSI-ja mori vetëm 6.8 % të votave, vota të cilat prodhuan 4 deputetë. Në zgjedhjet parlamentare të 2017, LSI-ja mori 14.2 % të votave, të cilat prodhuan 19 deputetë. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, datë e caktuar në befasi nga Ilir Meta, LSI-ja dhe Foltorja e Berishës u bashkuan në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, i cili mori ka marrë 31 % të votave. Nëse e marrin të mirëqenë që LSI-ja i ka ruajtur votat e 2021 edhe në 2022, lëvizja e Berishës në këto zgjedhje ka marrë 24 % të votave, 10 % më shumë se sa PD-ja zyrtare me në krye Bashën.

Por qëndrimi i Berishës dhe i rrethit të tij pas 6 marsit 2022 vë në dyshim edhe mundësisë që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë ruajtur rezultatin prej 6.8 % të 2021 në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022. Në retorikën e Foltores, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk lakohet që pas 6 marsit 2022 as si faktor politik. Foltorja e lexon 31 % të votave si një triumf personal i Berishës kundër Bashës, duke shpërfillur kështu rolin e partisë së Ilir Metës.

Ndërkaq, mbetet e paqartë se i do të rreshtohet Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të vitit 2023, nëse do të ruajë identitetin si parti apo do të shkrihet në lëvizjen e Sali Berishës. Ky i fundit synon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, nga e cila është përjashtuar, por në kushtet e rezistencës së Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen, mbetet i hapur opsioni që ‘Shtëpia e Lirisë’ të shndërrohet në parti politike./ Shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Humbjet e ushtrisë ruse më të mëdha në dekada”/ Zelensky: Nuk janë në gjendje të luftojnë

Zelensky thirrje NATO-s: Nëse nuk e ndalni Rusinë tani, radhën e kanë shtete e tjera të Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

Kontrolle të imtësishme në qelinë e burgut të Alket Rizait, çfarë gjeti policia

February 25, 2026
U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

U kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë! Pezullohet efektivi i policisë, Aurel Kaziu

February 25, 2026
Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

Prej 3 javësh protestë kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit përplasen ashpër me policinë, të moshuarit i bie të fikët në mes të turmës

February 25, 2026
Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

Bombë në rezidencën e kryeministrit Albanese? Dalin email-et kërcënuese të organizatës fetare kineze

February 25, 2026
Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

Balla takim me Marco Tarquinio: Negociatat teknike me BE synohen të mbyllen brenda 21 muajve

February 25, 2026
Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

Kontrolli i Burgjeve shndërrohet në agjenci, Lamallari shpjegon ndryshimet në Kuvend: Një instrument modern për mbikëqyrjen penale

February 25, 2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

February 25, 2026
Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi

February 25, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Barazia e armëve në debatin gjyqësor

February 25, 2026
Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

Peleshi në Senatin francez, takim me Presidentin e institucionit: Franca mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In