• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi vëllain në aksident, Gjylameti: S’ka presion ndaj policisë, për hir të fëmijëve mos aludoni më

by Java News
21/10/2019 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të saj në një aksident, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka reaguar me një status në “Facebook”, duke dhënë një porosi për të gjithë ata që merren me vdekjen e të vëllait. Teksa u lutet që për hir të fëmijëve dhe familjarëve të saj mos të merreshin me këtë tragjedi, ajo thekson se në lidhje me aksidentin, nga ana e saj nuk është bërë asnjë presion ndaj “organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër”.

“Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë”, shkruan ajo më tej.

Kujtojmë se vëllai i deputetes, ushtaraku 37-vjeçar, Elton Maçolli, humbi jetën të shtunën në mbrëmje. Makina e të ndjerit u përplas me një kamion brenda në tunelin e autostradës Tiranë- Elbasan dhe si pasojë makina e vogël, e cila ishte me gaz shpërtheu dhe drejtuesi u dogj brenda.

Postimi i Gjylametit

Te dashur miq!

Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.
Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.

Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.

Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.
Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.

Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

Next Post
Nuk u lejohet të shohin filmin “Joker”, policia greke largon fëmijët nga kinematë

Nuk u lejohet të shohin filmin “Joker”, policia greke largon fëmijët nga kinematë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In