• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Humbi vajzën në masakrën e “Bataclan”, gazetari: Ja pse nuk shkova në homazhe

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza ime vdiq në Teatrin Bataclan në 13 nëntor. Ishte vetëm 17­ vjeçe. Unë nuk shkova në ceremoninë zyrtare të përkujtimit të viktimave, që u mbajt në mëngjesin e 27 nëntorit në “Les Invalides”, pasi besoj se shteti dhe udhëheqësit e tij, kanë një përgjegjësi të madhe për atë që ndodhi.

Për disa vite me rradhë, Franca ka zbatuar një politikë katastrofike në Lindjen e Mesme. Nikolas Sarkozi, kontriboi ndjeshëm në rënien e regjimit të Gedafit, duke dërguar ushtrinë franceze për të luftuar në Libi, në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që e ndalonin ndërhyrjen nga toka. Megjithatë, disa burime konfirmuan se në momentin kur forcat speciale nuk kishin “asnjë peshë”, u vazhdua më tej me dërgimin e forcave të mëdha tokësore. Libia nuk ishte armike e Francës – Nikolas Sarkozi e kishte pritur Gedafin në cilësinë e kreut të shtetit – dhe që atëherë vendi është zhytur në një makth të sunduar nga kaosi, në të cilin armët dhe ushtarët qarkullojnë lirshëm.

Më vonë, Fransua Holond dhe Loren Fabius u ndërkryen mbi Bashar Al­Asadin, duke nxitur në mënyrë aktive fuqitë perëndimore të ndërhynin me mjete ushtarake për të rrëzuar regjimin sirian, pavarësisht se vendi nuk ishte një prej armiqve të Francës. Sulmet e planifikuara u anuluan, kur Obama nuk pranoi të angazhohet në këtë çështje.

Franca e ka justifikuar ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të shteteve sovrane, duke argumentuar se udhëheqësit libianë dhe sirianë po masakronin popullin e tyre. Sigurisht që është kështu. Ngjashëm me Sadam Huseinin dhe Muamar Gedafin, Bashar Al­Asadi është një diktator i tmerrshëm. Por jo më i keq sesa udhëheqësit aktualë në Katar dhe Arabinë Saudite, me të cilat Franca mban marrëdhënie të ngushta diplomatike dhe tregtare, dhe që financojnë Shtetin Islamik. Ky përkeqësim i aftësive politike është shkatërrimtar për vendin tonë.

Presidentët e fundit kanë vepruar me një mendjelehtësi të pakonceptueshme, të udhëhequr nga një vision i verbër. Por ky nuk është i vetmi aspekt i përgjegjësisë që ka bota politike. Për disa dekada, Republika Franceze i letoi vetes të krijojë zona të dëshpëruarish, të cilat filozofi Zhan Pol Dol i ka përshkruar si “toka e askund”. Këto zona janë të rrënuara, si pasojë e një planifikimi urbanistik çnjerëzor, me mungesa të strukturave sociale për kalimin e kohës së lirë apo për aktivitete kulturore dhe shkolla pa mbështetjen e duhur financiare; asnjë ndjenjë kombëtare apo humaniste s’mund të gjallojë në këto zona. Ato janë quajtur “qytete të fjetura” dhe “lagjet e varfëra”. Emrat ndryshojnë, por problemet mbeten po ato, dhe autoritetet politike vazhdojnë t’i injorojnë ato.

Dikur kryeministri Rajmond Barre, premtoi “t’i japë fund degradimit fizik dhe social të komuniteteve më të mëdha”. Kur Bernard Tapie ishte Ministri i Punëve Urbane, Nikolas Sarkozi shpalli Planin Marshall për rrethinat, dhe emëroi Fadela Amara Sekretare Shteti për Politikat Urbane. Sot, ky post mbahet nga Patrik Kane, që po përjetëson 40 vjet dështime. Ndarja mes francezëve dhe udhëheqësve të tyre është e plotë, kontrata sociale është ndërprerë.

Hendeku mes njerëzve dhe elitës është i madh. Shkeljet e lirive publike, të miratuara me entuziazëm nga Asambleja Kombëtare, nuk zgjidhën asgjë. E djathta ekstreme, do të dijë gjithnjë si të përfitojë, dhe vrasësit do të jenë gjithmonë në gjendje të kapërcejnë kufijtë. Franca nuk është në gjendje të garantojë një të ardhme për të rinjtë, dhe Evropa nuk mund t’i shpëtojë ngërçit ku ndodhet liberalizmi.

Zyrtarët tanë të zgjedhur, nuk dinë se si të paraqesin një vizion politik. Intelektualët tanë, me shumë pak përjashtime, nuk janë në gjendje të heqin dorë nga pozicionet fitimprurëse të fyelltarëve mediatikë. Unë jam i tmerruar nga vendi im i shkatërruar, dhe i shkatërruar nga vdekja e vajzës sime. /huffingtonpost.it Në shqip nga Bota.al/

*Autori është gazetar, shkrimtar dhe autor dokumentaresh 

Next Post

Deputetja britanike mes lotëve: Ja pse jam pro bombardimeve në Siri (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In