• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Humbi krahun në shpërthimin e Gërdecit, rrëfimi prekës i Reginës pas 11 vitesh

by Java News
13/03/2019 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fshat i rindërtuar me vila të larta dhe kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë. Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre.

Jetë të shkatërruara dhe familje që ende jetojnë dramën e shpërthimit, që mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Shkaktarët e tragjedisë iu gëzohen miliardave dhe posteve, familjet jetojnë me dhimbjen e tragjedisë dhe mungesën e drejtësisë.

“Top Story” udhëtoi për në Gërdec, për të sjellë edhe njëherë në vëmendje ngjarjen që ndodhi aty dhe pasojat që kjo ngjarje la mbrapa.

Përmes personazheve dhe intervistave ekskluzive, “Top Story” tregon tmerrin e përjetuar nga vetë banorët gjatë shpërthimit të armëve në Gërdec dhe vazhdimësia e jetesës së tyre pas kësaj ngjarjeje.

Regina, 17 vjeç, është një nga personazhet që “Top Story” intervistoi. Ajo kujton dhe rrëfen për “Top Story” të gjithë shpërthimin që ndodhi në Gërdec dhe sesi një predhë e goditi dhe e la pa ndjenja, moment ky që i ndryshoi të gjithë jetën. Ishte vetëm 6 vjeç në atë kohë.

Pas këtij momenti, Reginës i ka ecur jeta vetëm me gjilpëra në spital dhe me shpresën e rikuperimit për t’iu kthyer jetës normale, dhe pse mes kësaj lufte humbi njërin krah.

“Në fakt aty mu dukte vetja shumë mirë, nuk e dija atë që kishte ndodhur, edhe ilaçet qetësuesit bënë punën e vetë.

Por e kam kuptuar pak më vonë kur babi më tha mos u kthe nga ana tjetër se vritesh, dhe kur, më shtyu kureshtja e fëmijës pse të mos kthehem, dhe pastaj kur preka pjesën e krahut se kisha…

Se unë nuk e shihja veten, as në pasqyrë as në ndonjë vend tjetër, isha me fasho, më dukej normale deri kur kuptova që se kisha”, rrëfen për Top Story Regina Murati, ish-banore e Gërdecit.

“Unë e pyeta për gjithë fëmijët e motrës, gjithë familjen me emra, ajo ishte shumë e saktë. E pyeta për çunin e xhajes, ngaqë ai ishte içik esmer, fëmijët i thonin Pëllumb i zi, Pëllumb e ka emrin ai, edhe i tha, ky është Pëllumbi i zi”, rrëfen Kujtim Murati, ish banor i Gërdecit, babai i Reginës.

Ajo ka vështirësi kur realizon diçka vetëm me një dorë, por pavarësisht kësaj ajo ndihet e zonja të ndihet si të gjithë bashkëmoshataret e saj. Regina bën apel që të mos bëhen padrejtësi ndaj njerëzve të pafajshëm.

“Dhe për mua është e vështirë, sepse nuk është e lehtë të dalësh para të gjithëve dhe të thuash përjetimet e tua. Apel për të gjithë është që mos bëni padrejtësi ndaj njerëzve që janë të pafajshëm, se unë nuk pata bërë asgjë, isha në fillimet e mia…”, apelon Regina, ish-banore e Gërdecit.

Next Post
Gërmimet për flori shkatërrojnë fshatin turistik në Librazhd

Gërmimet për flori shkatërrojnë fshatin turistik në Librazhd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In