• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gërmimet për flori shkatërrojnë fshatin turistik në Librazhd

by Java News
13/03/2019 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fshatin Dardhë të Librazhdit, i listuar nga qeveria në 2018-n ndër 100 fshatrat turistikë që do të mbështeten ekonomikisht, prej më shumë se 6 muajsh po gërmohet pa kriter për flori. Gërmimet kryhen natën me ekskavator, në një vend që dikur ka qenë një kishë. Policia dhe bashkia është vënë në dijeni të këtij fakti, por nuk reagojnë.

Në “Fiks Fare” u ankuan banorët e fshatit Dardhë të Librazhdit për gërmimet pa kritere, të cilat sipas tyre po ndikojnë në prishjen e fshatit. Ata pohojnë se nuk e dinë se kush janë individët që po gërmojnë, por vetëm që punojnë natën me ekskavator. Ata ankohen se këto gërmime janë bërë shkak i prishjes së asfaltit dhe poshtë gërmimeve shtrihen shtëpitë e një lagjeje, të cilat janë në rrezik nga shkëputja e mundshme e gurëve.

Njëri prej banorëve tregon se aty dikur ka pas qenë një kishë, madje ai mbante mend edhe rrënojat e saj, por që sot e kësaj dite ato nuk duken më, pasi janë prishur nga gërmimet për flori. Ka edhe nga ata që shprehen se personat që kryejnë gërmimet nuk i lënë fshatarët t’i afrohen vendit në fjalë. Megjithatë, kryeplaku i fshatit shprehet se i janë drejtuar bashkisë me një shkresë, ku kishin parashtruar të gjitha ankesat e tyre. Por deri më sot, ende nuk është bërë gjë. “Policia nuk na mbështet”, pohon njëri prej banorëve.

“Fiks Fare” pa nga afër vendin ku po kryhen gërmimet, sipërfaqja dukej e mbuluar me shpella të vogla, ku në derën e njërës prej tyre gazetarët gjejnë rrobat e punëtorëve që gërmojnë natën.

Për këtë situatë të krijuar, gazetarët iu drejtuan edhe Njësisë Administrative Hotolisht, ku në një bisedë telefonike, kryetari Bexhet Çekrezi, i cili nuk ndodhet në njësi, pohoi se problemin e gërmimeve e kanë deleguar në bashki e polici. “Tani u takon atyre të marrin masa”, shprehet Çekrezi.

Gazetarët iu drejtuan në këtë mënyrë të dyja institucioneve të përmendura, edhe Bashkisë së Librazhdit, edhe policisë. Në bashki, sekretari i Këshillit Bashkiak shprehet se janë në dijeni të çështjes së gërmimeve, ditën që ata janë njoftuar nga njësia dhe kryeplaku, pra në datën 25 shkurt, i kanë kërkuar Komisariatit të Policisë të merret me rastin, por që deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Gjithashtu, ai shprehet për “Fiks Fare” se Policia Bashkiake ka shkuar disa herë në vendngjarje, por asnjëherë nuk ka arritur të identifikojë personat që po i kryejnë këto gërmime, pasi ata punojnë natën.

Në polici, gazetarët, në mungesë të shefit të komisariatit dhe shefit të krimeve, kontaktojnë në telefon me inspektorin e zonës. Ai, në një telefonatë të kryer me kryeplakun e fshatit i tregon se po atë ditë një grup nga policia ishin nisur drejt Dardhës. Inspektori nuk e kishte vënë në dijeni kryeplakun, por pasi u vu përballë faktit se gazetarët e “Fiksit” kishin mbërritur në Librazhd, ai e telefonoi.

Gazetarët nisen sërish drejt fshatit. Rrugës, makina e grupit të xhirimeve të “Fiksit” has makinën e policisë. Pyetjeve nëse ishin te gërmimet, policët iu përgjigjën se nuk janë të autorizuar të flasin, madje ata pretendojnë se gazetarët po i pengojnë në operacionin e tyre. Edhe pyetjet se, përse nuk e kanë inspektuar më përpara vendin ku po kryhen gërmimet, apo përse nuk u janë përgjigjur kërkesave nga ana e banorëve të fshatit dhe të bashkisë, mbetën pa përgjigje nga ana e forcave të rendit.

Për sa u përket kërkimeve për flori në këtë zonë, ato datojnë që herët. Si pjesë e rrugës Egnatia, aty kanë kaluar shumë tregtarë, të cilët vinin nga India, Persia, dhe që kishin marrëdhënie tregtare me Perëndimin. Mendohet se ata mbanin me vete shumë flori. Shpesh edhe nga frika se mos ua vidhnin, mendohet se një pjesë të mirë të tyre i kanë fshehur përgjatë kësaj rruge.

Next Post
Rrëfimi i Kristianës, e cila s’e njohu kurrë të ëmën që humbi jetën në Gërdec dhe sot është e birësuar

Rrëfimi i Kristianës, e cila s’e njohu kurrë të ëmën që humbi jetën në Gërdec dhe sot është e birësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 28 Korrik 2026

July 27, 2026
VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

July 27, 2026
Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

July 27, 2026
U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

July 27, 2026
Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

July 27, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Jo më shumë se 50 bashki, PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

July 27, 2026
Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

July 27, 2026
Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

July 27, 2026
“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

July 27, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In