“Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit”.
Kështu shkruan në rrjetin social Facebook kryeministri Edi Rama teksa publikon edhe albumin e mëposhtëm.
“OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj” – shkruan Rama ndër të tjera. /b.d

















