• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbësit Berisha e Meta po e luftojnë reformën fshehtas

by Spartak Ngjela
22/08/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Vjen një moment kur politika ka një rregull strikt: ti duhet te zgjedhësh midis shkatërrimit dhe të pakëndshmes.

Korrupsioni shqiptar politik, në luftën disa mujore politike me Amerikën, i shkoi deri në fund rrugës së vetëshkatërrimit të tij.

l
Është dhjetëditëshi i fundit i muajit gusht. Politika amerikane po hesht, sepse e ka mundur korrupsionin politik shqiptar që në muajin korrik. Në fakt ai vetë dhe me mendjelehtësi zgjodhi rrugën e shkatërrimit të vet. Sigurisht që kjo është, pa dyshim, një fitore e madhe e shqiptarëve.

Po të humburit e medhenj: Berisha dhe Meta , a i kanë dorëzuar armët?

Në fakt këta po e vijojnë luftën kundër Reformës fshehtas, sepse duke bërë sikur u gëzuan me Reformën kushtetuese të miratuar në Parlament në 21 korrik, e ndiejnë tani se do të tallen nga amerikanet nëse dalin hapur kundër paketës ligjore, e cila domosdoshmerisht duhet të jetë refleks i kushtetutës.

Kërkuan të merrnin forcë me propozimin e disa ndryshimeve, por harruan se ndërkohë ishin thyer plotësisht. I thyeri në një luftë nuk ka më armë dhe ushtarë, kurse në një lufte politike, ai nuk ka më forcë fjale, sepse nuk e besojnë më mbështetësit.

Por, sipas kësaj; çfarë do të bëjnë këta në këto ditë që vijnë?

Asgjë.

Tentuan semos prishnin qeverinë, por dështuan. Thërritën ish presidentin Mejdani me propozimin për të qenë kryeminister i një qeverie teknike; dhe gjatë kohës që ky ishte rrugës për të ardhur në takim nga Pogradeci në Tiranë, iu doli se nuk i kishin 71 deputetë , sepse, si të thyer që ishin, nuk iu dhanë mbështetje deputetët e tyre. “Rri në lidhje dhe në pritje!” i kishin thanë të thirrurit kryeminister, se nuk kishin çfarë t’i thoshin; dhe ai tani po vërtitet nëpër Tiranë me një pritje irituese për të.

Në fakt ky ishte thjesht një akt dëshpërues, që po i bën ndërkohë edhe më qesharakë në sy të amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve. Në thelb, kjo ishte një orvatje e kotë, sepse amerikanët do ta quanin menjëherë këtë qeveri “non grata” për Amerikën.

Dhe këtu, sigurisht që do të merrte fund gjithçka. Vae victis! – mjere të mundurit! – kanë the latinët. Por, edhe më fëmijë dhe pa fare arsye, është ai që, në një luftë politike, nuk di të kapitullojë me politikë.

Il
Si ka mundësi të jenë kaq mendjehehtë të korruptuarit e Shqipërisë? Ku do të mund të gjejë para një qeveri tjetër shqiptare në këtë embargo, dhe që ndërkohë është edhe e papranueshme nga Amerika? Ne Moskë? Fakti që kanë orekse të tilla, kuptohet se janë fëminorë.
E dini se cilët fëmijë janë më fatkëqinjtë e racës njerëzore? Ata, të cilëve iu vjen oreksi para sesa t’u dalin dhembet; dhe ata të tjerët që mendojnë se mund ta pushtojnë të gjithë qytetin me armët e tyre që janë imitacion armësh prej lodre, dhe jo armë reale.
Por neve, që 2300 vjet më parë, Euripidi na ka thënë se “një fillim i keq, sjell gjithmonë një fund të keq”. Ishte fillim i keq që në hapat e para kundër Reformës ky i Saliut dhe Metës, dhe tani ata nuk mund të kenë pritje tjetër veç një fundi të keq.
Nuk e kuptuan dot kohën që po vinte, dhe, nuk e menduan dot Shqipërinë dhe shqiptarët, si të preferuarit primarë në aleancat ballkanike të politikës amerikane. E menduan politikën amerikane si teatër, në një kohë që në këtë rast ajo ishte një dramë me perfeksionin logjik, dhe artistik.
Teatër kanë pasur edhe popujt primitivë; por drama mund të zhvillohet dhe konceptohet vetëm në qytetërim.
Po kështu, pushtet shtetëror kanë edhe popujt primitive, por demokraci, liri të individit dhe drejtësi ligjore mund të konceptojnë vetëm popujt e qytetëruar.
Ne shqiptarët shpesh i ngatërrojmë këta koncepte: çdo teatër e quajmë dramë, dhe çdo pushtet e quajmë demokratik. Kjo në fakt i ndodhi edhe Saliut; ai ngatërroi teatrin me dramën: ishte në dramë dhe mendoi se ishte thjeshtë në një teatër. Por drama ka disipline: një fjalë gabim të nxjerr menjëherë prej saj.
Shoqëritë primitive nuk e bëjnë dot dallimin midis dramës dhe teatrit; por ato as nuk mund ta mendojnë që pushteti i tyre absolut mund të kontrollohet nga populli. Kurse “primitivët modernë” nuk janë aq kokëtrashë sa të mos e dinë që institucionet e pavarura jetojnë vetëm mes demokracisë; dhe e dinë gjithashtu që, rruga më efikase e sundimit të tyre është që të krijojnë “institucione të pavarura” fiktive, te cilat, që të gjitha do të drejtohen nga sunduesi.
Kjo në fakt është vetë loja e të ashtuquajturës demokraci
fiktive, sipas modelit stalinian: të jenë të gjitha institucionet, por ato do t’i drejtoj unë me diktatin tim.
Pikërisht këtë kërkoi të merrte nga amerikanët dhe gjermanët Saliu në betejën e tij. Domethënë që Shqipëria duhej të hynte në Bashkimin Europian me gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit që do të emëroheshin nga Sali Berisha dhe nga Ilir Meta, dhe, jo me institucione të pavarura, por me institucione fiktivë. Ndryshe, sipas tyre, Shqipëria do të humbiste sovranitetin. Domethënë sovraniteti i Shqipërisë ishte “grushti i Saliut”. E kuptoni se çfarë mendje ka korrupsioni shqiptar?
Ja këta jane individët që, pas diktaturës, shkatërruan shpresën shqiptare, dhe mbajtën me dhunë varfërinë në Shqipëri, vetem me një arsye: te vetëpasuroheshin. E bënë nga injoranca e tyre, apo nga ligësia e tyre, kjo pak rëndësi ka për historinë. E rëndësishme ështe të dihet se këta që do të fillojnë në vjeshtë të procedohen dhe të ndëshkohen nga institucionet juridike të pavarura shqiptare, do të hyjnë në histori si keqbërës të mëdhenj të popullit të tyre. Dhe mos mendoni se janë dy apo tre individe: janë shumë. Do t’i dëgjoni vetë bëmat e tyre.

Next Post
Lojërat Olimpike mbyllin siparin… FOTOT e momenteve më emocionuese të Rio 2016

Lojërat Olimpike mbyllin siparin... FOTOT e momenteve më emocionuese të Rio 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Kush po e paguan faturën e pensionistëve në Shqipëri?

July 11, 2026
Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

July 11, 2026
Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

July 11, 2026
Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

July 11, 2026
Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sot, ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

July 11, 2026
Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

July 11, 2026
Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In