• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Humb jetën nga Covid studenti i arkitekturës, rektori: Ishte i ri me ambicie dhe arritje të shumta

by A R
30/07/2020 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishtë student i shkëlqyer ia rkitekturës, kishte ëndrra për të realizuar në jetë. Por ky vit i vështirë për njerëzimin ishte fatal për studentin nga Kemonica, Bersant Rahimaj.

Ndarja e paritur nga jeta, veç dhimbjes së madhe në familje, ka prekur tërë qytetin universitetin ku ai studionte dhe mbarë opinionin publik

Virusi COVID-19 i ka marrë jetën mbrëmë të riut nga Kamenica, Bersant Rahimaj, i cili ka qenë student i shkëlqyer në Fakultetin e Arkitekturës në UBT.

Bersanti ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëjë ballë këtij virusi, me ç’rast rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Rahimaj.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin që studenti jonë, Bersanti, humbi betejën nga virusi COVID-19. Bersanti ishte një djalë i ri që kishte ambicie dhe arritje të shumta profesionale, mbi gjitha ishte student i dalluar në fushën arkitekturës”.

“Kosova humbi një profesionist në formim e sipër, familja humbi më të dashurin e tyre, me ç’rast, në emër të UBT-së, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Rahimaj.

Rektori Hajrizi me theks të veçantë u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës, që të respektohen masat dhe rekomandimet kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës. Ai theksoi se secili duhet t’u përmbahet rekomandimeve në mënyrë që ta ruajmë vetën, të afërmit dhe të tjerët.

Sakaq, Kosova regjistroi më së shumti vdekje në botë nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Plot 16 persona kanë vdekur vetëm në 24 orëshin e fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes komunikatës së përditshme, ku u bë e ditur se janë konfirmuar si pozitive edhe 258 raste të reja.

Sipas statistikave, Kosova ka regjistruar më së shumti vdekje në botë nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ëord Meters e radhit të parën Kosovën, sipas mesatares së nxjerrë për kokë banori.

Në 1 milionë banorë, Kosova radhitet e para me 9 vdekje, derisa pas Kosovës, Brazili me 7 vdekje.

Deri më tani nga koronavirusi në Kosovë kanë vdekur 212 persona, kurse në 24 orët e fundit është shënuar shifra më e lartë e të vdekurve për 24 orë që nga fillimi i pandemisë, mes të cilëve humbi jetën edhe studenti i arkitekturës.

Next Post
Idiotët në detyrë, fatkeqësia që i ka rënë përsipër Italisë dhe Europës

Mbajti 'peng' mbi 100 emigrantë në det, Senati autorizon heqjen e imunitetit të Salvinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat e INSTAT: Tirana, Lezha dhe Durrësi me numrin më të lartë të aksidenteve gjatë muajit shtator!

October 27, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

October 27, 2026
15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

15 vite në arrati, arrestohet në Ugandë i dyshuari për vrasjen e 38 personave dhe kanibalizëm

October 27, 2026
Lodhesh kot Sali!

Përse Saliu përkrah protestën…?

October 27, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu nga Gjinari: Paketa e Maleve, një mundësi për sipërmarrje dhe turizëm!

Zv/kryeministrja Koçiu nga Gjinari: Paketa e Maleve, një mundësi për sipërmarrje dhe turizëm!

October 27, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!

October 27, 2026
Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

Përplasje e qëllimshme në Gjermani, policia qëllon ndaj BMW-së

October 27, 2026
“Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n!

“Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n!

October 27, 2026
pellumb karameta

Gënjejmë se na intereson!

October 27, 2026
“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In