Një i burgosur në Fushë- Krujë ka ndërruar jetë këtë të dielë për arsye e rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e ajrimit të burgut, teksa 35 vjeçari me inicialet E.Y po qëndronte së bashku me të burgosurit e tjerë.
Në një moment i riu është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë. Më tutje 35 vjeçari ka humbur jetën. Policia thotë zyrtarisht se ka vdekur nga shkaqe natyrale, por detajet janë të pakta.
/b.d