• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Huawei Connect 2020: E ardhmja e TIK drejt unitetit të pesë fushave teknologjike

by A R
26/09/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Huawei Connect 2020 nisi këtë javë në Shangai duke zbuluar strategjitë kryesore të kompanisë. Kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit që Huawei organizon për industrinë globale të TIK-ut.

Fokusi i Huawei Connect për këtë vit është krijimi i vlerave të reja që vijnë nga uniteti i pesë fushave të teknologjisë. Në vitin 2020, ndërsa 5G është shpërndarë në të gjithë botën, lidhja, cloud, inteligjenca artificiale, informatika dhe aplikacionet e industrisë janë bashkuar të gjitha për të krijuar mundësi të jashtëzakonshme për sektorin e TIK.

Duke kthyer vështrimin pas në kohë, në vitin 2016 Huawei parashikoi një botë inteligjente duke u bërë thirrje partnerëve në të gjithë botën për ndërtimin e një ekosistemi të larmishëm. Në vitin 2017, Huawei publikoi qëllimin për t’u bërë një nga pesë ofruesit kryesorë në botë të shërbimeve cloud. Në vitin 2018, Huawei zbuloi strategjinë e saj të AI ose inteligjencës artificiale, dhe më pas në 2019 strategjinë e saj për teknologjinë informatike.

Duke parë drejt së ardhmes, Huawei do të përqendrohet në zbatimin e teknologjive të TIK në industri të ndryshme dhe ofrimin e zgjidhjeve specifike së bashku me partnerët e saj për të ndihmuar ndërmarrjet të zhvillojnë biznesin e tyre dhe për të ndihmuar qeveritë të arrijnë qëllimet e tyre strategjike dhe përmirësimin e qeverisjes së përgjithshme.

Në këtë konferencë, Drejtuesi i Huawei Guo Ping u shpreh se: “Ndërsa gjithnjë e më shumë qeveritë dhe kompanitë po ecin drejt rrugës së digjitalizimit dhe përqafojnë inteligjencën, sektori i TIK do të shohë një potencial të jashtëzakonshëm në rritje. Ne shpresojmë të hapim këtë kapitull të ri së bashku me partnerët tanë.”

Ping ndau praktikat kryesore të Huawei-t për të ndihmuar ndërtimin e ndërmarrjeve inteligjente, kampuseve dhe qyteteve, duke integruar teknologjinë e TIK-ut me njohuritë e industrisë dhe duke ofruar zgjidhje specifike që krijojnë vlerë për qeveritë dhe ndërmarrjet në lidhje me sistemet e tyre kryesore të biznesit.

Huawei do të vazhdojë të investojë në pesë fushat kryesore të biznesit që renditen si mëposhtë.

Në fushën e rrjetit, Huawei ka propozuar konceptin e lidhjes inteligjente, duke synuar të japë një rrjet të hiper-automatizuar që ofron qasje të kudogjendshme gigabit dhe një përvojë përcaktuese. Po ashtu për të mundësuar përditësime inteligjente të sistemeve kryesore të qeverive apo ndërmarrjeve.

Në fushën e informatikës, Huawei është përkushtuar të sigurojë energji të ndryshme informatike për klientët, duke shkëputur softuerin nga hardueri për ti përshtatur me nevoja të ndryshme përpunimi, duke përfshirë x86 dhe Kunpeng.

Në fushën e shërbimit cloud, Huawei ka krijuar 23 rajone në të gjithë botën, duke tërhequr mbi 1.5 milionë zhvillues.

Në fushën e AI ose inteligjencës artificiale, Huawei synon të integrojë më mirë AI në sistemet kryesore të biznesit të qeverive dhe ndërmarrjeve, duke përdorur njohuritë dhe të dhënat për të ndërtuar kompetencën thelbësore të sistemeve të AI.

Huawei beson se uniteti i këtyre pesë fushave teknologjike nuk do të sjellë mundësi vetëm për Huawei. Më e rëndësishmja, ato do të paraqesin mundësi për të gjithë sektorin. Huawei shpreson të rritet bashkë me partnerët, duke u mundësuar atyre të marrin më shumë përfitime nga krijimi i kësaj vlere të re.

Drejtuesi i Huawei po ashtu ndau me audiencën tre shembuj se si Huawei ka ndihmuar tre partnerë të saj të zhvillojnë biznesin e tyre: Tech Education, Cooler Master dhe CS&S. Ai theksoi se Huawei do të mbështesë vazhdimisht partnerët në përpjekjet e tyre për të zhvilluar aplikime të industrisë, për të rritur zinxhirin e furnizimit dhe industritë e tyre.

Në fund të fjalës së tij, Drejtuesi i Huawei Guo Ping u drejtoi një ftesë të gjithë partnerëve të Huawei duke u shprehur se: “Huawei do të gjenerojë energji dhe partnerët tanë mund ta shfrytëzojnë atë. Së bashku, ne do të kemi sukses dhe do të krijojmë vlera më të mëdha për klientët tanë.”

Rreth Huawei Connect 2020

Huawei Connect 2020 është një konferencë vjetore e organizuar nga Huawei për industrinë globale të TIK-ut dhe po mbahet në Shangai. Huawei Connect është një platformë e hapur e krijuar për të ndihmuar klientët dhe partnerët tanë të lundrojnë në këto ndryshime, të ndajnë përvojën dhe të punojnë së bashku për të krijuar një vlerë të re. Në konferencën e këtij viti, trajtohen tendencat dhe mundësitë në digjitalizimin e industrisë; paraqiten teknologji, produkte dhe zgjidhje të përparuara të TIK-ut; ndahen praktikat më të mira në transformimin digjital. Qëllimi ynë përfundimtar është të ndërtojmë një ekosistem të hapur dhe të shëndetshëm të industrisë nëpërmjet të cilit do të përfitojnë të gjithë palët e interesuara dhe do të krijojë vlerë të re për të gjitha industritë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni:

https://www.huawei.com/en/events/huaweiconnect2020/

Rreth Huawei

E themeluar në vitin 1987, Huawei është një ofrues kryesor global i infrastrukturës dhe pajisjeve inteligjente të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Kemi më shumë se 194,000 punonjës dhe veprojmë në më shumë se 170 vende dhe rajone, duke shërbyer më shumë se tre miliardë njerëzve në të gjithë botën.

Vizioni dhe misioni ynë është të sjellim teknologjinë te çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë inteligjente, plotësisht të lidhur. Për këtë qëllim, ne do të krijojmë lidhje të kudogjendshme dhe promovojmë qasje të barabartë në rrjete; të sjellim inteligjencën artificiale në gjithë botën për të siguruar një fuqi superiore informatike aty ku dhe kur keni nevojë për të; ndërtojmë platforma digjitale për të ndihmuar të gjitha industritë dhe organizatat të bëhen më të shpejta, efikase dhe dinamike; ripërcaktojmë eksperiencën e përdoruesve me AI, duke e bërë atë më të personalizuar për njerëzit në të gjitha aspektet e jetës së tyre, pavarësisht nëse janë në shtëpi, në zyrë apo gjatë udhëtimit.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni Huawei në internet në www.huawei.com ose na ndiqni në:

http://www.linkedin.com/company/Huawei

http://www.twitter.com/Huawei

http://www.facebook.com/Huawei

http://www.google.com/+Huawei

http://www.youtube.com/Huawei

Next Post
180 mln euro nga BE për rimëkëmbjen e ekonomisë, Balla: Solidariteti, guri i themelit të familjes së madhe europiane

Balla: 83 mijë të punësuar më shumë se në 2013 edhe Saliu dhe Luli kanë shtuar bizneset gjatë 7 viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In