• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

HRW apelon: Refugjatët që janë në Serbi po vdesin së ftohti

by Java News
07/01/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Human Rights Watch ka kritikuar Serbinë për trajtimin që po ju bënë refugjatëve.

HRW thotë se përderisa Serbia po përgatitet për të festuar Krishtlindjen Ortodokse, shumë refugjatë në këtë shtet dhe në Hungarinë fqinje janë duke jetuar në kushte të mjerueshme. Kjo organizatë thotë se refugjatët në Serbi po qëndrojnë në të ftohtë, duke shpresuar që të mbijetojnë.

Temperaturat në Serbi dhe Hungari kanë rënë në – 20 gradë Celcius. Por, rreth 2 mijë azilkërkues dhe emigrantë janë duke fjetur jashtë në Beograd, përballë “zonës transit” të Hungarisë në kufirin e Serbisë, apo edhe në tendat që i ka ndërtuar qeveria hungareze por të cilat nuk ofrojnë kushte për të përballuar këtë mot të keq.

“Në disa raste, autoritet jo vetëm që kanë dështuar t’ju ofrojë kushte njerëzore për ta por gjithashtu kanë tentuar që të pengojnë organizatat humanitare që t’i ndihmojnë emigrantët dhe azilkërkuesit”, thotë kjo organizatë, transmeton Express.

Human Rights Watch ka thënë se qeveria e Serbisë ka injoruar disa kërkesa për ndihmë të organizatave humanitare, përfshirë edhe ndërtimin e kampeve të përkohshme, që emigrantët të kalojnë dimrin. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Bota rikujton përmes pikëllimit figurat e njohura që ndërruan jetë në 2016

FOTOT/ Bota rikujton përmes pikëllimit figurat e njohura që ndërruan jetë në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com