Nga Frrok Çupi
Hoxhë Kadria është i fundit që e gjetën diku në punë të vet dhe e kapën ‘për zhelesh’ direkt në mes tre Partive Demokratike. Më parë janë prurë personalitete të tjerë, heronj ose të ditur. Siç dikur silleshin të burgosurit e studiuar në Perëndim. Ai që e solli dje Hoxhë Kadrinë është po aq i pafajshëm sa edhe viktima e tij, por ja që ra në gropën e përbashkët ‘PD’. Ky është Roland Bejko, një nga kryesuesit e PD (zyrtare, siç po thuhet rëndom), një tip idealist, me synime të mira në politikë, naiv. Në një intervistë për programin ‘Tirana Live’ me gazetaren Elisa Gjerani në AbcNews, bëri analizën e marrëdhënieve ‘të të martuarve’ politik Foltore dhe Etj., ose Berisha dhe Bardhi. Landi desh t’i jepte gjuhës ngjyrim dhe ia këputi kot:
-I shkojnë poshtë ballkonit dhe presin që t’u dalë Hoxhë Kadriu- tha, pak a shumë kështu.
Donte të bashkonte fjalorin ‘hoxhë’ në majë të ballkonit të Sali Berishës me një gjë që nuk e dinte dhe ia këputi ‘Hoxhë Kadria’. Domethënë donte të bënte zero kundërshtarin, duke e krahasuar me një ‘hoxhë’, që ka edhe mbiemër e që quhet ‘Kadri’. Kur e dëgjova u tmerrova. Thashë se gaboi për shkak të shqisave dhe shpejtësisë, por ai e përmendi dy herë ‘hoxha Kadria’. Ku di Landi se cili është Hoxha Kadria?! Por nuk ka justifikim; aty ra vetë besueshmëria dhe patriotizmi i PD. Vetë Sali Berishës iu ndez një llambë shprese. Hoxhë Kadria ishte një patriot, politikan dhe botues i madh shqiptar i Kosovës me të cilin Berisha mburret. Dhe vërtet është nga ata patriotë e dijetarë për të cilët mund të mburresh si atdhetar dhe njeri i ditur.
Roland Bejko, nga Gjirokastra, madje nga Lazarati, me këtë rast bëri diferencën e madhe si në komunizëm: O je nga Jugu dhe njihesh si patriot, o je nga Veriu dhe je Zero- edhe sikur vetë Hoxha Kadriu të jesh. Iku kauza e PD zyrtare, u bë e pabesueshme.
Fenomeni i pavlefshmërisë ka ndodhur disa herë gjatë periudhës së demokracisë në Shqipëri. Politikanët kokë trashë kanë tentuar të përdorin historinë dhe vlerat kombëtare, por kanë dështuar. Kanë dështuar jo vetëm pse janë injorantë të historisë dhe të vlerave të kombit, por edhe sepse njeriun e një epokë tjetër e të një kuptimi tjetër kanë tentuar ta ringallin që tu shërbejë këtyre në një epokë tjetër.
Si mund t’i shërbejë Hoxha Kadria një lepurushi entuziast si Roland Bejko? Ai ishte tjetërkush. Sikurse këta kanë përdorur Avni Rustemin për të justifikuar vrasjet e kryera nga Ilir Meta dhe Sali Berisha me qëllim që tu venë emrin ‘Patriotik’. Vasil Laçin e përdorën për të vrarë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, dhe thanë se ‘ne jemi Vasil Laçë’.
E tha Meta, por i frymëzuar nga Berisha. Sikurse kanë përdorur edhe emrin e Spiro Kolekës. Ai ishte një inxhinier i mrekullueshëm i studiuar në Perëndim, nuk ka asnjë të dhënë për diktaturë dhe dhunë. E përmendin si dajë të Edi Ramës. Sa për dhunë, Koleka nuk kishte asnjë të dhënë. Madje për nga neutraliteti mund të quajmë edhe ‘Coelho’, sipas shkrimtarit të bukurisë femërore.
Sikurse Berisha përdori fjalorin ‘mafia e Zemunit’ dedikuar të gjithë njerëzve të Shijaku e sidomos atyre të familjes Duka. Tani po i lëpihet mafies së Zemunit, por nuk dihet çfarë e pret…
… Ndodhi dje mes tre partive të emërtuara si ‘PD’ dhe Hoxhë Kadrisë. Djaloshi nga Gjirokastra e përdori emrin e Kadrisë për të sharë Berishën. Berisha doli në ballkonin e burgut dhe skërmiste dhëmbët: ‘Më shaj, më shaj si Hoxhë Kadi…, hë pra vazhdo’.
Politikani injorant nga Lazarati vazhdonte ta shante tradhtarin e kombit si ‘Hoxhë Kadri’, që ishte patriot i madh i kombit. Hoxha Kadri Prishtina bën pjesë në radhët e patriotëve më të mëdhenj të kombit. Jurist, profesor, botues, diplomat, politikan…, vjen i marrë peng nga këta politikanë që nuk kanë lidhje me vlerat kombëtare. Në vitin 1920 dhe në 1921, dy herë, Hoxha Kadri ishte ministër i Jashtëm në qeverinë shqiptare.
Ishte edhe babai i Bujarit, profesorit tim në filozofi, në Universitetin e Tiranës… Përfaqësuesi më i mirë i ‘Demokratëve’ e përdor Hoxhë Kadrinë si rrake- take në mitingjet poshtë ballkonit. Sa tmerr e faqe e zezë. E kush mund t’u besojë këtyre shkelësve të vlerave kombëtare?!
Aj Froki Qupa, ke harrue me thanë bre, qi, mbesa e Kadri Hoxhës dhe e bija e Bujar Hoxhës, osht Nevila Nika….qi bon kryq për Sali Shiqeren.