• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxhë Kadrinë e sjellin dhunshëm mes tre PD-ve

by Frrok Çupi
07/02/2024 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Hoxhë Kadria është i fundit që e gjetën diku në punë të vet dhe e kapën ‘për zhelesh’ direkt në mes tre Partive Demokratike. Më parë janë prurë personalitete të tjerë, heronj ose të ditur. Siç dikur silleshin të burgosurit e studiuar në Perëndim. Ai që e solli dje Hoxhë Kadrinë është po aq i pafajshëm sa edhe viktima e tij, por ja që ra në gropën e  përbashkët ‘PD’. Ky është Roland Bejko, një nga kryesuesit e PD (zyrtare, siç po thuhet rëndom), një tip idealist, me synime të mira në politikë, naiv. Në një intervistë për programin ‘Tirana Live’ me gazetaren Elisa Gjerani në AbcNews, bëri analizën e marrëdhënieve ‘të të martuarve’ politik Foltore dhe Etj., ose Berisha dhe Bardhi. Landi desh t’i jepte gjuhës ngjyrim dhe ia këputi kot:

-I shkojnë poshtë ballkonit dhe presin që t’u dalë Hoxhë Kadriu- tha, pak a shumë kështu.

Donte të bashkonte fjalorin ‘hoxhë’ në majë të ballkonit të Sali Berishës me një gjë që nuk e dinte dhe ia këputi ‘Hoxhë Kadria’. Domethënë donte të bënte zero kundërshtarin, duke e krahasuar me një ‘hoxhë’, që ka edhe mbiemër e që quhet ‘Kadri’. Kur e dëgjova u tmerrova. Thashë se gaboi për shkak të shqisave dhe shpejtësisë, por ai e përmendi dy herë ‘hoxha Kadria’. Ku di Landi se cili është Hoxha Kadria?! Por nuk ka justifikim; aty ra vetë besueshmëria dhe patriotizmi i PD. Vetë Sali Berishës iu ndez një llambë shprese. Hoxhë Kadria ishte një patriot, politikan dhe botues i madh shqiptar i Kosovës me të cilin Berisha mburret. Dhe vërtet është nga ata patriotë e dijetarë për të cilët mund të mburresh si atdhetar dhe njeri i ditur.

Roland Bejko, nga Gjirokastra, madje nga Lazarati, me këtë rast bëri diferencën e madhe si në komunizëm: O je nga Jugu dhe njihesh si patriot, o je nga Veriu dhe je Zero- edhe sikur vetë Hoxha Kadriu të jesh. Iku kauza e PD zyrtare, u bë e pabesueshme.

Fenomeni i pavlefshmërisë ka ndodhur disa herë gjatë periudhës së demokracisë në Shqipëri. Politikanët kokë trashë kanë tentuar të përdorin historinë dhe vlerat kombëtare, por kanë dështuar. Kanë dështuar jo vetëm pse janë injorantë të historisë dhe të vlerave të kombit, por edhe sepse njeriun e një epokë tjetër e të një kuptimi tjetër kanë tentuar ta ringallin që tu shërbejë këtyre në një epokë tjetër.

Si mund t’i shërbejë Hoxha Kadria një lepurushi entuziast si Roland Bejko? Ai ishte tjetërkush. Sikurse këta kanë përdorur Avni Rustemin për të justifikuar vrasjet e kryera nga Ilir Meta dhe Sali Berisha me qëllim që tu venë emrin ‘Patriotik’. Vasil Laçin e përdorën për të vrarë ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, dhe thanë se ‘ne jemi Vasil Laçë’.

E tha Meta, por i frymëzuar nga Berisha. Sikurse kanë përdorur edhe emrin e Spiro Kolekës. Ai ishte një inxhinier i mrekullueshëm i studiuar në Perëndim, nuk ka asnjë të dhënë për diktaturë dhe dhunë. E përmendin si dajë të Edi Ramës. Sa për dhunë, Koleka nuk kishte asnjë të dhënë. Madje për nga neutraliteti mund të quajmë edhe ‘Coelho’, sipas shkrimtarit të bukurisë femërore.

Sikurse Berisha përdori fjalorin ‘mafia e Zemunit’ dedikuar të gjithë njerëzve të Shijaku e sidomos atyre të familjes Duka. Tani po i lëpihet mafies së Zemunit, por nuk dihet çfarë e pret…

… Ndodhi dje mes tre partive të emërtuara si ‘PD’ dhe Hoxhë  Kadrisë. Djaloshi nga Gjirokastra e përdori emrin e Kadrisë për të sharë Berishën. Berisha doli në ballkonin e burgut dhe skërmiste dhëmbët: ‘Më shaj, më shaj si Hoxhë Kadi…, hë pra vazhdo’.

Politikani injorant nga Lazarati vazhdonte ta shante tradhtarin e kombit si ‘Hoxhë Kadri’, që ishte patriot i madh i kombit. Hoxha Kadri Prishtina bën pjesë në radhët e patriotëve më të mëdhenj të kombit. Jurist, profesor, botues, diplomat, politikan…, vjen i marrë peng nga këta politikanë që nuk kanë lidhje me vlerat kombëtare. Në vitin 1920 dhe në 1921, dy herë, Hoxha Kadri ishte ministër i Jashtëm në qeverinë shqiptare.

Ishte edhe babai i Bujarit, profesorit tim në filozofi, në Universitetin e Tiranës… Përfaqësuesi më i mirë i ‘Demokratëve’ e përdor Hoxhë Kadrinë si rrake- take në mitingjet poshtë ballkonit. Sa tmerr e faqe e zezë.  E kush mund t’u besojë këtyre shkelësve të vlerave kombëtare?!

Comments 1

  1. Qashtu Qishtu says:
    February 7, 2024 at 15:00

    Aj Froki Qupa, ke harrue me thanë bre, qi, mbesa e Kadri Hoxhës dhe e bija e Bujar Hoxhës, osht Nevila Nika….qi bon kryq për Sali Shiqeren.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In