• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hoti-Vermeulen: FMN mbetet e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës

by
29/06/2015 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim njohës përfaqësuesin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen, i cili nga korriku i këtij viti do ta zëvendësojë përfaqësuesin aktual të FMN-së Frank Lajkwik, i cili gjithashtu ka qenë i pranishëm në takimin e sotëm.

Sipas komunikatës së MF-së, Hoti gjatë takimit falënderoi Lajkwikun për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për kontributin në përgatitjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe FMN-së.

Ai, po ashtu përfaqësuesit të ri të FMN-së Ruud Vermeulen i uroi mirëseardhje dhe detyrën e re në Kosovë, dhe ka theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet FMN-së dhe Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Hoti ka thënë se shpreson se bordi i FMN-së do ta aprovojë marrëveshjen me Kosovën.

Ministri e ka njoftuar Vermeulenin për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Qeverisë për ndryshimin e një sërë ligjesh të cilat ndikojnë në krijimin e kushteve të të bërit biznes, masat e marra fiskale në përgjithësi si dhe rreth stabilitetit makro fiskal.

Përfaqësuesi i ri i FMN-së Vermeulen ka theksuar se do të jetë këtu për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, dhe se FMN-ja është e përkushtuar që Kosova të ketë zhvillim ekonomik, stabilitet financiar dhe në këtë drejtim do ta ketë edhe ndihmën e këtij institucioni, thuhet në komunikatën e MF-së./KosovaPress

Next Post

Sulmi terrorist në Tunizi, publikohet një video tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com