• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoti falenderon mjekët: Na duhen edhe 3-4 muaj për t’i dalë në fund pandemisë

by Java News
24/12/2020 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti këtë të enjte ka vizituar Shërbimin Spitalor të Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës, ku ka parë dhe nga afër situatën e sistemit shëndetësor në këtë kohë pandemie.

Hoti në konferencën e tij për mediat ka falenderuar për punën e jashtëzakonshme të bërë gjatë këtij viti, në kuadër të shëndetësisë.

Të gjithë kur zgjohemi shkojmë në punë de kemi pagesë e kontratë, por ju shkoni duke ditur rrezikun se mund ta merrni virusin e mund ta bartni tek fëmijët, e po ashtu s’ka falënderim të mjaftueshëm. Sivjet ka qenë vit historik, sidomos kur kemi parë ato kronikat gjatë viteve 60/70 me sëmundjet ngjitëse kemi menduar se s’mund të kthehem më në atë situatë, por që këtë vit urojmë mos ta kujtojmë më për këto çështje. Besoj se kemi mësuar jo veç ne por në gjithë botën, por edhe ne ishim të surprizuar sa i përket stafit shëndetësore. Por mënyra se si e keni menaxhuar situatën deri më tash është vërtetë punë e jashtëzakonshme. Në veçanti duhet të kemi parasysh resurset e kufizuara edhe me mjekë, edhe me shtretër, I di telashet me furnizimin me oksigjen, ose me barna, ose me siguru një shtrat që e ka vendin e oksigjenit. Është e jashtëzakonshme çfarë keni bërë që asnjë pacientë të mos vie në situatë të mos ketë shtrat. Ka pas rast kur kanë punuar ka 48 orë pa pushuar fare. Çdo qytetarë besoj se e ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme. Jemi munduar bashkë me MSH-në dhe të tjerët që të bëjmë më të mirën e mundshme”, tha Hoti.

Ndër të tjera ai ka theksuar se edhe tre apo katër muajt e ardhshëm janë të rrezikshëm sa i përket pandemisë COVID-19.

“Çdo qytetarë i ka pritur edhe me ankth edhe me shpresë në konferencën e orës 3 që ishte bërë praktikë, e numrit të të infektuarve.Jemi munduar të japim mbështetjen e nevojshme si qeveri, dua të falënderojë Dr.Naserin, Dr.Valbonin, ministrin e të gjithë mjekët e tjerë që ishin në dispozicion në gjysmë të natës për t’i dizajnuar masat. Jo për të eksperimentuar, por për ti zhvilluar ato. Janë siguruar edhe qytetarët edhe bizneset edhe të gjithë, një model i masave që është replikuar më pas në regjion e në vendet e tjera.Tash jemi para një situate të re, ku po presim që vaksina të shpërndahet, besoj se fazat testuese janë kaluar, kemi bërë përpjekje maksimale që të jemi në mesin e vendeve të para që marrim këtë vaksinë. Mendoj se është krijuar një disiplinë e mirë te qytetarët për respektim të masave, por na duhet mobilizim edhe për tre-katër muajt e ardhshëm për të dalë në krye të kësaj pandemie, duke pas vëmendje në respektim të masave.Di se shumë qytetarë e pacientë kanë vuajtur edhe nga mungesa e shërbimit të sëmundjeve të tjera gjatë pandemisë, por nuk është se kanë dalë prej rendit.E di sfidat me të cilat është përballë drejtori i SHSKUK-së, e atyre nëpër spitalet regjionale, por në të njëjtën kohë mos me ndalu shërbimin shëndetësor. U jemi borxhlinj të gjithëve dhe jemi në fund të kësaj padnemie, po shpresoj për këtë. Besoj në tre-katër muajt e ardhshëm do të ketë sërish aktivitete për kundër kësaj pandemie”, është shprehur ndër të tjera Hoti.

g.kosovari

Next Post
Rama: Minishengeni Ballkanik rruga e vetme që Serbia të njohë Kosovën

Rama: Minishengeni Ballkanik rruga e vetme që Serbia të njohë Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

July 28, 2026
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

July 28, 2026
E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

July 28, 2026
Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

July 28, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

July 28, 2026
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

July 28, 2026
Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

July 28, 2026
Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

July 28, 2026
Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

July 28, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In