• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hotelet fshehin xhiron reale / Skema: Si do të vendoset referencë për çmimet dhe kapacitetet

by A R
12/03/2024 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bumi turistik i vitit të kaluar, ku afro 10,1 milionë individë vizituan Shqipërinë, nuk solli të ardhurat e pritshme në buxhetin e shtetit për shkak të infomalitetit të lartë dhe nëndeklarimit të strukturave akomoduese. Ministria e Financave pranon se strukturat hoteliere deklarojnë 8-9 herë më pak se qarkullimi real dhe për këtë arsye do të merren masa duke vendosur çmime reference dhe kuota për kapacitetin e shfrytëzimit të dhomave.

“Patëm vjet 10 milionë turistë, kemi bere përllogaritje sa ditë qëndrimi kanë, sa janë shpenzimet e tyre ditore, sa janë të ardhurat që gjenerohen nga ata, shpenzimet për ushqimin dhe kemi arritur në konkluzion që kemi problematika të mëdha dhe duhet ti adresojmë. Ka nënraportim të kapaciteteve dhe qarkullimit që bëjnë, turnoveri është 8-9 herë më i madh se qarkullimi real. Një nga mekanizmat dhe pse jo më i mirë është caktimi i kuotave. Dhe nuk është e paarsyeshme që të moscaktohen referencat. Natyrisht që kontrolli është më i mirë, por nuk mund të kontrollojmë çdo strukturë në çdo cep të vendit. Kemi ndërhyrë dhe përmes ligjit të turizmit, ku do të bëhet regjistri i strukturave, dhe administrata tatimore do të ketë një regjistër të plotë  për ti kontrolluar”, tha Niko Lera, Drejtori i Politikave Fiskale, Ministria e Financave.

Konkretisht, qarkullimi real nga strukturat do të duhej të ishte në nivelin e 3 miliardë lekëve. Por informaliteti është ekzistent edhe në qiradhëniet afatshkurtra përmes platformave Booking dhe AirBNB.

“Qarkullimi është 2 miliardë dollarë , 1 miliardë konsumi dhe në total 3 miliardë. Në deklarimet e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në fushën e hoteleve, qarkullimi rezulton 200 milionë. Por jo të gjithë flenë në hotele të regjistruara. Në 10 milionë turistë, 1.5 milionë janë vëllezërit kosovarë që rrinë tek miq, të njohur, shoqëri. Një pjesë e madhe e strukturave akomoduese janë biznese të vogla. 70-80 për qind janë skemës së TVSH dhe s’kemi informacion për ato. Prandaj kërkohet reformë dhe gjithëpërfshirje. Siç po marrim masa për subjektet që reklamojnë në AirBNB dhe booking. Kemi shumë për të bërë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje”, tha ai.

Por deputeti socialist Erion Braçe nuk është dakord me këto masa. Pasi sipas tij vendosja e referencave nuk ka dhënë efekt në reduktimin e informalitetit as në sektorin e ndërtimit.

“Për mua kjo nuk është metoda e duhur. Duhet përdorur sistemi i fiskalizimit dhe inspektorët duhet të bëjnë analizën e subjekteve. Për mua sistemi nuk funksionon dhe po të bëhej analiza unë besoj që nuk do themi sa evazion ka por do i kishim adresuar problemet dhe do kishim arkëtuar paratë që mungojnë në buxhetin e shtetit”, tha ai.

Projektligji për turizmin i miratuar së fundmi në qeveri synon ti japë zgjidhje informalitetit pasi detyron strukturat akomoduese që të deklarojnë në ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, në të kundërt parashikohen gjoba.

 Elisabeta Dosku/ SCAN

Next Post
21 Janari, Sefa: Basha mbështet SPAK. Nesturi: Po për Rrugën e Kombit? Shyqyr që ka bërë kthesë!

21 Janari, Sefa: Basha mbështet SPAK. Nesturi: Po për Rrugën e Kombit? Shyqyr që ka bërë kthesë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In