Dashi
Ndryshe nga një muaj më parë, këtë muaj do keni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes dhe atyre që doni. Jeta juaj në çift do jete e shkëlqyer sidomos pas datës 10. Do ndryshoni sjellje dhe do jeni të kujdesshëm për gjithçka. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Ju beqarët do keni një periudhe të favorshme të cilën duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni. Përfitoni nga ftesat sepse dikush mund të jetë personi që po kërkoni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si keni dashur, megjithatë probleme serioze nuk do keni. Mbrohuni nga dielli dhe mos abuzoni me ushqimin. Financat do mbeten të qëndrueshme gjithë kohën. Do mendoni edhe për të ardhmen. Në puna do ju mungojë vendosmëria dhe këmbëngulja dhe nuk do arrini majën e suksesit. Gjithsesi nuk duhet të ankoheni.
Demi
Muaj i turbullt ky për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni herë pas here vështirësi në jetën tuaj dhe mosmarrëveshjet nuk do kenë të ndalur. Tregohuni më të arsyeshëm dhe hapni rrugë. Nëse jeni beqarë do argëtoheni pafund me disa persona që do njihni dhe do pranoni të filloni lidhje me ta. Çdo gjë ka për të qenë më e bukur. Shëndeti fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si e keni pritur. Mund të keni dhimbje fyti, dhimbje koke dhe do ndiheni pa fuqi. Merrni masa dhe konsumoni ushqimet e duhura. Sipas Dritare.net, në planin financiar do bëni të pamundurën për ta mbajtur gjendjen të qëndrueshme, por nuk do ja dilni dot. Në punë kërkoni ndihmë nga kolegët dhe kohë nga shefat nëse gjerat nuk ju ecin si keni dashur. Të gjithë janë gjendur në të tilla situata dhe do iu mbështesin fort.
Binjakët
Ky nuk do jete një muaj shumë i mirë për ju. Herë pas here do keni probleme, debate dhe do ndiheni keq. Jeta juaj në çift do jetë goxha e trazuar. Nuk do arrini të merreni vesh me partnerin dhe nuk do doni që gjerat të bëhen si thotë ai. Kujdes sepse po këmbëngulet shumë gjërat mund të marrin tatëpjetën. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë jetën. Shëndeti nuk do jetë i keq, përveç ndonjë aksidenti të vogël që mund të ndodhë nga nxitimi i tepërt. Për sa iu përket financave duhet thënë se do i mbani gjithë kohës të stabilizuara dhe do shpenzoni me kujdes. Disa persona do ua shlyejnë edhe borxhet që ju kane marre. Në punë do dini si të veproni në çdo situatë dhe çdo gjë ka për t’iu shkuar si keni dashur. Do merrni vlerësime dhe shpërblime goxha të majme.
Gaforrja
Muaj dinamik dhe i mbushur me projekte të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe së bashku do hidhni ato hapa që janë të domosdoshme. Dy javët e fundit do jenë edhe më emocionuese. Ju beqarët do kënaqeni edhe me aventura kalimtare, prandaj do e shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet. Shëndetin duhet ta mbani në çdo moment nën kontroll sepse po abuzuat me diçka dhe po nuk u treguat të kujdesshëm do keni shqetësime. Marrëdhënien me paratë nuk do e keni të mirë. Do shpenzoni shuma marramendëse dhe gjendja do ju dobësohet tej mase. Në punë mos u dekurajoni edhe sikur të përballeni me sfida të vështira. Besoni tek vetja juaj dhe keni për t’ia dalë mbanë me sukses.
Luani
Ky do jetë një muaj mjaft harmonik dhe i mbushur edhe me surpriza. Nëse jeni në një lidhje duhet ta shfrytëzoni në maksimum çdo moment pranë partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Nëse do ndiheni mirë mund t’ia lejoni çdo gjë vetes kështu që mos mendoni çfarë do thonë të tjerët. Ju beqarët duhet të përfitoni nga sezoni veror dhe nga plazhi për të joshur sa më tepër. Shumë shpejt keni për ta ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, por as ashtu si e keni dëshiruar. Dhimbjet e kokës dhe të shpinës nuk do mungojnë. Financat do jenë herë të mira dhe herë delikate. Mundohuni të mos shpenzoni me tepricë sepse do keni probleme serioze. Në pune bëni atë që do ju duket më e arsyeshmja dhe do e shihni që do vlerësoheni. Edhe të papunët do jenë me fat.
Virgjëresha
Jeta familjare do ketë më shumë prioritet se gjithçka tjetër këtë muaj. Çdo moment të lire do e kaloni me ata qe doni më tepër. Nëse keni një lidhje, javët e para do keni mosmarrëveshje, por më pas do e kuptoni se e keni bërë gabime të dyja palët. Java e fundit e muajit do jetë shumë më e ngrohtë. Ju beqarët do keni vetëm mundësi për aventura dhe asgjë më tepër sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende të prisni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë për shkak të lodhjes dhe ngarkesës së madhe në punë. Financat mund të kenë përmirësime nëse ju vini fre shpenzimeve. Investimet ekstravagante lërini për më vonë. Në pune do keni shumë ngarkesë dhe nuk do jeni të qete për asnjë çast. Pranojeni ndihmën e kolegëve.
Peshorja
Gjatë këtij muaji do kërkoni harmoninë në çdo mjedis dhe do bëni të pamundurën që t’ia dilni mbanë. Nëse keni një lidhje do kaloni një periudhe më të begatë se më parë. Partneri do jetë në humor në pjesën më të madhe të kohës dhe emocionet do jenë të fuqishme. Ju beqarët do realizoni disa takime mbresëlënëse. Njihuni sa më mirë me ata persona para se të vendosni çfarë do bëni. Sipas Dritare.net, gjendja shëndetësore do jetë e shkëlqyer. Në asnjë moment nuk do keni shqetësime apo probleme. Për financat duhet të bëni më tepër kujdes. Situata nuk do jetë e shkëlqyer prandaj çdo shpenzim duhet kryer me maturi. Bëni si të bëni sa të kaloje gjendja delikate. Në punë do jeni plot me angazhime dhe do qëndroni edhe me orare të zgjatura. Fatmirësisht shpërblimet do jenë të majme.
Akrepi
Çdo gjë ka për të ecur mire këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh për çdo gjë dhe do kaloni më tepër kohe me njëri-tjetrin. Priten momente mjaft romantike dhe plot pasion këtë periudhë, gjithashtu edhe surpriza të bukura. Ju beqarët do kërkoni gjëra të pamundura dhe ka rrezik që dëshirat të mos ju plotësohen menjëherë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë sepse nuk do kujdeseni sa duhet për veten. Kujdes me gjumin dhe me ushqimin. Mos harroni as të praktikoni ndonjë lloj sporti. Financat nuk do jenë te këqija, megjithatë yjet rekomandojnë të mos bëni shpenzime ekstravagante. Në pune probleme do ketë goxha, por me durim dhe përkujdes situata mund të ndryshojë më shpejt nga sa mund ta mendoni.
Shigjetari
Edhe pse jo çdo ditë do jetë e lehtë, ju do bëni të pamundurën që të ruani një klimë sa më të ngrohtë këtë muaj. Nëse jeni ne një lidhje, java e pare do jetë delikate. Partneri do ju kritikojë se e keni lënë pas dore. Kërkoni falje dhe mundohuni t’i ndreqni gabimet sa më parë. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim të bukur nga mesi i muajit. Për këtë person keni ëndërror gjatë gjithë kësaj kohe. Shëndeti herë do jetë mirë dhe herë jo dhe aq. Pesimizmi do ju pushtojë në disa momente dhe do ndiheni pa fuqi. Bëni ushtrime për relaks dhe qetësi sepse do ju ndihmojnë goxha. Gjendja e financave do jetë në dorën tuaj. Po bëtë çmenduri do keni edhe vështirësi të mëdha. Në punë duhet të negocioni me koleget në mënyrë që të arrini më parë atje ku dëshironi. Ata do ju ndihmojnë pa interes.
Bricjapi
Muaj shumë i qetë dhe aspak problematik. Ju që jeni në një lidhje do bashkëpunoni me partnerin tuaj për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe disa dyshime që keni pasur më herët. Nëse jeni beqarë do e kërkoni gjithë kohës shpirtin tuaj binjak, por vështirë se mund ta gjeni edhe këtë muaj. Gjithsesi mirë është të përfitoni sa të mundni nga ftesat pasi asnjëherë nuk i duhet çfarë mund të ndodhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mos e teproni me lodhjen dhe mundohuni të mos konsumoni shumë qetësues kur të keni pagjumësi. Në planin financiar familjarët do ju mbështesin fort dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Në punë do keni goxha të papritura, prandaj do bëni mirë të mos nxitoheni para se të hidhni çdo hap. Kolegët shikojini gjithmonë me një hije dyshimi.
Ujori
Këtë muaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm sepse në një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Nëse jeni në një lidhje gjërat nuk do ju ecin si kishit menduar. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Duhet të ndryshoni sjellje sepse kështu nuk do keni nga t’ia mbani. Ju beqarët do keni ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Nuk do ndiheni më të vetmuar përkundrazi do realizoni takime të veçanta. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe edhe pse nëse vuani nga problemet me stomakun apo me zemrën duhet të bëni pak kujdes me ushqimet. Financat do mbeten të turbullta ende. Në punë do ju mungojë besimi tek vetja dhe ka rrezik të mos i arrini dot objektivat. Do ishte mirë ta pranonit ndihmën e disa kolegëve.
Peshqit
Pritet një muaj pozitiv dhe me gjëra të mira. Ju që jeni në një lidhje do i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj këtë muaj dhe do ndani me të çdo ide apo mendim. Mos dëgjoni aspak çfarë do ju thonë disa miq sepse ju kanë zili dhe duan t’ia prishin harmoninë. Ju beqarët do realizoni disa takime fantastike të cilat do iu bëjnë të ëndërroni gjithë kohës. Nuk do mbeteni vetëm për shumë kohë. Shëndeti do jetë goxha delikat. Stresi do ju shkaktojë ankth dhe probleme me zemrën. Në planin financiar do i kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe do filloni të hiqni edhe para mënjanë për të pasur një të ardhme të qëndrueshme. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do bëni as gabimin më të vogël. Më të suksesshme do jenë 10 ditët e fundit të muajit kur mund të përfundoni edhe një projekt goxha fitimprurës.