Dashi: Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj. Marrëdhëniet që kanë lindur në fund të prillit janë shumë të rëndësishme. Të gjithë planetët do të jenë në favorin tuaj më datë 2. Bëhuni gati të merrni një mesazh të veçantë, por edhe vetë ju mund të bëni një deklaratë dashurie duke shprehur ndjenjat tuaja. Ndonjëherë, duhet të ndaleni e të mendoni se çfarë po përjetoni dhe të dëgjoni zemrën. Saturni ju këshillon të mos rrezikoni shumë në fushën sentimentale. Shumë herë, keni humbur kohë më kot duke i bërë vend në jetën tuaj një personi negativ që ju keni dashur ta ndryshoni. Por tani duhet të tregoheni më dashamirës ndaj vetes.
Demi: Pas një pauze më se të justifikuar, për shkak të tensionit dhe përgjegjësive në aspektin profesional, tani do t’i riktheheni dashurisë. Maji është muaj interesant për ata që duan të bashkëjetojnë apo të martohen. Ata që janë dashuruar me një person që është i lidhur me dikë tjetër prej kohësh, do të marrin një përgjigje përfundimtare. Mjafton të bëni pak durim. Nëse keni kaluar një problem familjar, gjithçka do të marrë udhën e duhur tashmë. Nuk do ta keni të vështirë të gjeni dikë nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Priten takime të reja, por ju tregoheni gjithnjë të matur. Yjet favorizojnë shumë çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Prania e Mërkurit në datat 6 dhe 21 është e shkëlqyer.
Binjakët: Marrëdhëniet e konsoliduara nuk tronditen aspak, madje pikërisht në çaste të vështira, ju kuptoni se sa të rëndësishëm jeni për njëri-tjetrin. Periudha më e vështirë ka kaluar. Në fakt, gjatë prillit janë vënë në provë shumë marrëdhënie. Ato që mbijetuan, po vazhdojnë një rrugëtim më të qetë. Personat që janë ndarë prej pak kohësh, s’kanë dëshirë të lidhen sërish, ngaqë gjithçka u duket mbytëse. Në këtë mënyrë, po çoni kohën dëm duke ndenjur me njerëz të gabuar. Një fazë më e mirë do të nisë pas datës 21. Lajme të mira në lidhje me punën tuaj. Shtrëngoni dhëmbët e bëni përpara! Mos i besoni dikujt që muajt e fundit ju ka mashtruar me ëmbëlsinë e tij/e saj!
Gaforrja: Sfera e ndjenjave është paksa e trazuar që prej fillimit të vitit. Çiftet që kanë debatuar vazhdojnë të kenë konflikte, edhe pse kanë bërë ndonjë armëpushim herë pas here. E megjithatë, ky s’është një vit zhgënjimesh. Në këtë periudhë, për ju ka përparësi puna dhe studimet. Dashuria kalon në plan të dytë. Por, edhe pse disa nga ju kanë një histori të shkëlqyer dashurie, ju nuk përqendroheni dhe kërkoni kënaqësi tjetërkund. Marrëdhënie të vështira me personat e lindur në shenjën e Dashit, Bricjapit dhe Peshores. Bëni shumë kujdes dy javët e para të majit, sepse do të karakterizohen nga konfliktet. Datat 27 dhe 31 janë shumë të mira. Marsi dhuron pasion, sidomos më datë 16.
Luani: Në dashuri ndiqni instinktin pa gabuar dhe këtë e thotë Venusi, që falë kombinimit me Mërkurin, dhuron një javë të parë të majit plot pasion. Nëse partnerët tuaj jetojnë larg, ka ardhur koha që t’i shkurtoni këto distanca. Ata që sapo janë njohur nuk duhet të heqin dorë. Raportet më intriguese do t’i krijoni me të lindurit në shenjat e zjarrit. Nëse keni dy histori, duhet të merrni një vendim. Kini kujdes në datat 17, 24 dhe 25! Gjatë qershorit do të debatoni me dikë, që, sipas gjykimit tuaj, nuk ju kushton vëmendjen që meritoni.
Virgjëresha: Dashuria rikthehet fitimtare këtë periudhë. Madje edhe zemrat e vetmuara do të njihen me njerëz shumë specialë nëse do të frekuentojnë vendet e duhura në datat 6 dhe 21. Gjysma e dytë e majit do të jetë më interesante. Shumë nga ju kanë debatuar me partnerët, për shkak të mungesës së tyre në familje, por probleme të tilla ndreqen shumë shpejt. Çiftet që janë ndarë këto dy vitet e fundit, do t’u japin fund armiqësive dhe do të mirëkuptohen. Keni shumë nevojë për gjëra të vogla, për një gjest dhembshurie, një mendim romantik apo një përkëdhelje. Zakonisht, ju s’e shikoni dashurinë si një burim pasioni dhe emocionesh. Partnerët e vënë re këtë, sidomos ata që kanë shumë vjet bashkë. Periudhë e favorshme për personat që duan të bëhen me fëmijë.
Peshorja: Yjet do të hapin horizonte të reja për ju pas datës 15. Sigurisht që edhe në çift përjetoni tensione, që, në fakt, i përcillni nga puna ose vetë ju ndiheni shumë të lodhur. Nëse keni një lidhje shumëvjeçare, ndryshoni diçka. Është e rëndësishme të flisni me qetësi. Nëse mendoni se partneri s’po vepron drejt, mos e mbani përbrenda, por thojani. Do të ndiheni mirë po qe se edhe personat përkrah jush do të jenë po kaq të sinqertë sa ju. Nëse jeni lënduar nga ndonjë tradhti e vogël, edhe mund të falni, gjë që pas dhjetorit s’do ta bëni dot.
Akrepi: Është e pashmangshme që në një çast kaq të rëndësishëm, vendimtar për jetën tuaj profesionale dhe personale, të mos ketë luhatje edhe në fushën e ndjenjave. Me gjasë, do t’i jepni fund një lidhjeje që nuk ju jep më asgjë. Mosmarrëveshjet me një ish-partner/e janë plotësisht të pandreqshme, sidomos nëse mendoni se ju detyrohet shumë. Bëni shumë kujdes të premten e datës 17. Ka mundësi që lidhja juaj të vihet në provë.
Shigjetari: Dashuria dhe familja kanë kaluar në plan të parë në jetën e Shigjetarëve. Maji është muaji i përgjigjeve pozitive. Ata që kanë vendosur të ndahen tani, ndihen më pak të tensionuar, sepse mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Këto janë ditët më të përshtatshme për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Martesat dhe bashkëjetesat janë të favorizuara në periudhën maj-korrik. Edhe pse disa nga ju janë të vetmuar prej kohësh, nuk përjashtohet mundësia e një takimi emocionues. Venusi favorizon datën 15. Zemra do të rrahë fort në dy javët e dyta të muajit. Sensualiteti juaj është në kulm dhe personat që do të përjetojnë aventura, pa u përfshirë shumë, do të kenë plot mundësi.
Bricjapi: Shmangini debatet në çift gjatë fillimit të majit. Disa ditë rezultojnë të zjarrta, sidomos rreth datës 9. Çiftet e lidhura prej vitesh, duhet të provojnë gjëra të reja. Jo se mungon dashuria, por janë të angazhuar shumë me punën dhe fëmijët. Nuk gaboni nëse planifikoni ndonjë pushim të paparashikuar rreth datës 21. Pesë ditët e fundit të muajit janë idealet për ata që shpresojnë në rikthimin e një dashurie të vjetër. Muaj i rëndësishëm edhe për personat që po planifikojnë martesën, sidomos ata që po e zvarritin lidhjen e tyre zyrtare prej kohësh. Mos kini frikë nga ndryshimet e mëdha!
Ujori: Fusha e ndjenjave do të jetë disi kritike gjatë majit, por kjo s’do të thotë se do të ndaheni apo se keni pasiguri. Çiftet në krizë që prej fillimit të vitit janë më të rrezikuara. Me gjasë, puna ju ha më shumë kohë nga sa duhet dhe, më datë 16, do t’ju shqetësojë një problem që s’e prisnit. Mos u joshni nga të tretë! Udhëtimet profesionale janë shumë frytdhënëse, por kini kujdes mos ju largojnë nga dashuria! Të rinjtë do të kalojnë nga një lidhje te tjetra, sepse kjo është periudhë aventurash. Nëse do të diskutoni për një çështje të rëndësishme, ju këshilloj datën 24, falë ndikimit të shkëlqyer të Diellit, Mërkurit dhe Hënës. Takime fatlume në fund të muajit.
Peshqit: Dashuria do të zgjohet gjatë gjysmës së dytë të muajit. Çiftet që s’kanë qëndrueshmëri, duhet të bëjnë një marrëveshje afatshkurtër. Ata që kanë vendosur të divorcohen, mund të hapin gjyq, por asgjë nuk do të zgjidhet deri në fund të vitit. Çështje ligjore të lëna pezull, tension në aspektin profesional dhe atë të ndjenjave. Për këtë arsye duhet të çliroheni nga e shkuara që ju rëndon si barrë mbi supe. Diçka po ndryshon në jetën tuaj. Nëse doni të konfirmoni dashurinë, maji është muaji i duhur. Mos u izoloni, sepse pikërisht tani keni nevojë të flisni dhe t’i shprehni më mirë ndjenjat tuaja. Datat 22, 23, 27 dhe 28 janë ditë provash të mëdha në fushën e ndjenjave.