• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Videoja e shqiptarit bëhet hit, 1 peshk i kushton 1.5 milionë franga

by A R
29/04/2019 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka njerëz që ndërtojnë pishina për fëmijët e tyre por ka edhe të tillë, si Hamëz Gashi që në një hapësirë prej 28 metrash katrorë ngrenë pishinë për peshqit e larmë të llojit të krapit “Koi”. Këtë e ka bërë ai në kopshtin e tij në Sutz të Kantnit të Bernë.

Të hënën në mbrëmje Hamza ka postuar në facebook videon ku shihet pishina në fjalë. Që atëherë, ajo është klikuar mbi 2 milionë herë ndërsa është shpërndarë më shumë se 19.000 herë, duke marrë mbi 13.000 komente. “Ende nuk mund të besoj një gjë e tillë”, thotë  39-vjeçari për blick.ch.

Pasionin për peshqit e larmë ai e kultivon që prej 17 vitesh. “Si fëmijë kisha një akuarium me peshq të artë. Më vonë në një revistë kam hasur në llojin e krapit “Koi” dhe e kam marrë një të tillë për pishinën time. Atë e kam edhe tash”, thotë Hamëz Gashi, transmeton albinfo.ch. Por ndërkohë ai ka 21 peshq të këtij lloji. Para tri vitesh iu desh të shpërngulej pasi që pishina u bë ndërkohë e ngushtë dhe kështu më nevojitej një kopësht më i madh për ta vendosur atë.

Para dy vitesh ai filloi ndërtimin e një pishine me mure transparente. “Unë doja që peshqit t`i shikoja jo vetëm nga lart“. Me ndihmën e miqve ai ngriti një pishinë të gjatë 7, të gjerë 4 dhe të thellë 1.7 metra, e cila ka vend për 45.000 litra ujë. Ndërsa për vete dhe familjen ai thotë se nuk do të ndërtojë pishinë, përcjell albinfo.ch. “Ne banojmë afër Liqenit të Bielit dhe shkojmë atje për të bërë banjë”, thotë shoferi, baba i dy fëmijëve.

Vjeshtën e kaluar 21 peshqit e tij u vendosën në “shtëpinë e tyre të re”. Më i madhi prej tyre është i gjatë 105 cm dhe peshon rreth 15 kg. Është femër dhe ka emrin Pamela. Të tjerët janë në mes 40 dhe 80 cm të gjatë. Ai i ka blerë ata nga tregtarë të ndryshëm në Gjermani, Luksemburg dhe Francë, të cilët i kanë sjellë nga Japonia.

Përveç tri orëve punë në ditë, këta peshq i kushtojnë z. Gashi edhe shumë para, transmeton albinfo.ch. Ai sqaron se Pamela kushton rreth 20.000 franga, ndërsa , siç e thotë: “unë e kam blerë me një çmim special prej më pak se 7.000 frangash”. Por Hamza thotë se njëri ndër peshqit e tij është më ekskluzivi: ai kushtion 1.5 milion franga!

Për ushqimin e tyre, energjinë elektrike dhe veterinarin, ai jep rreth 7.000 franga në vit. “Është një hobi i shtrenjtë, por unë i dua peshqit e mi më shumë se çdo gjë. Te ata unë gjej qetësinë pas një dite me stres”. Gashi thotë se jo vetëm i shikon peshqit. Ai edhe luan me ta. Ata e njohin dhe notojnë drejt tij për të marrë ushqimin nga dora e tij, transmeton albinfo.ch. “Unë i ledhatoj me shumë dëshirë. Janë shumë miqësorë. Hamza është shumë i befasuar nga jehona që ka bërë videoja e tij. “Kur u zgjova të martën nga gjumi, kisha papritur mijëra mesazhe në postën time elektronike. Njerëzit ishin të fascinuar nga puna ime dhe më bënin komplimente”, tregon me kënaqësi.

Ai nuk mund ta sqarojë se si ndodhi që kaq shumë njerëz u bënë kurreshtarë për postimin e tij. “Disa miq të mi nga fb që kanë po ashtu peshq të tillë (Koi) e kanë shpërndarë videon dhe i kanë “bërë tag” të tjerët. Pastaj e gjithë kjo ka marrë disi hovin e saj dhe ka arritur deri në SHBA dhe në Kinë”.

Sigurisht, ai dëshiron që për fansat e tij të postojë pas pak javësh edhe një video tjetër. I kontaktuar nga albinfo.ch, Hamez Gashi thotë se një peshk i llojit të tillë çfarë ka ai në pishinën e tij (krap Koi) i shitur në Japoni ka kushtuar 1.5 milion franga.

/a.r

Next Post
Planifikuan atentat ndaj Macron, arrestohen 6 persona në Francë

Presidenti Macron viziton Serbinë më 16 Korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret axhendën në Shkodër, niset urgjent drejt Tiranës

“Tirana me kokë të prerë” / Rama reagon pas vendimit për Veliajn: Kalvar unik në Europë! Kryetari i pagëzuar nga GJK nuk mund të lëvizë nga qelia

September 15, 2026
Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

Terrori që vetëm Pupin mund ta shohë

September 15, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Nafta shtrenjtohet, fqinjët ulin taksat! Maqedonia e Veriut çon TVSH në 10%, masa lehtësuese edhe në Itali, Spanjë e Qipro

September 15, 2026
Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Nafta 229 lekë/litër! Bozdo: 55% të çmimit i merr qeveria! Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të ulet akciza

September 15, 2026
Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

September 15, 2026
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com