• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi, e enjte 27 prill 2017

by Java News
26/04/2017 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi 

Gjatë kësaj të enjte duhet të mendoni vetëm për planet tuaja personale dhe gjetjen e mënyrave sa më praktike për t’i zbatuar ato. Ju mund të arrini më pranë qëllimit tuaj, jo vetëm përmes rrugëve të drejtpërdrejta, por edhe në mënyra të tërthorta. Financat nuk do jenë aspak problem për ju.

Demi 

Dita e enjte do të jetë dita ideale për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e vetes, të natyrës emocionale, financiare, familjare, apo sociale. Ndryshimi i planeve për të ardhmen nuk duhet t’ju frikësojë. Ata që janë vetëm bëjnë mirë t’i marrin më seriozisht ftesat për takime.

Binjakët 

Dita e nesërme do të jetë një ditë e mbushur me harmoni për ju të lindurit e binjakëve. Do të lini pas çdo rrezik dhe gjendja juaj mund të përmirësohet nëse i riktheheni projekteve të vjetra dhe rindërtoni lidhjet me personat e duhur. Komunikimi juaj i mirë me të tjerët do jetë çelësi i qetësisë. Shëndeti nuk paraqet asnjë problem.

Gaforrja 

E enjtja është dita më e përshtatshme për të komunikuar me prindërit, familjarët apo të afërm të tjerë. Do të gjeni hapësirën e duhur për të diskutuar probleme të vjetra të rëndësishme, por edhe gjëra të vogla. Kjo nuk do të thotë që të lini pas dore punën, por të përshtatni kohën për të gjithë. Kujdes duhet të tregoni vetëm me financat.

Luani

Gjithçka rreth vendimeve që doni të merrni, qoftë në planin financiar, apo në sfera të tjera është totalisht në dorën tuaj. Të afërmit do të kenë predispozitën t’ju dëgjojnë, por vendimet do i merrni ju. Yjet janë në anën tuaj dhe nuk do ju lejojnë të gaboni. Kujdes me shëndetit, do ndiheni pak të pafuqishëm sot.

Virgjëresha

Kjo e enjte është parashikuar të jetë një nga ato ditët e mbushura plot me emocione. Nuk duhet të frikësoheni të shprehni ndjenjat tuaja. Megjithatë në çështjet praktike do të jeni në gjendje të demonstroni vetëpërmbajtje, ekuilibrim dhe mendim racional. Ata që janë vetëm do realizojnë takime interesante dhe ndo ndjehen mirë.

Peshorja 

Dita e enjte do të jetë e favorshme për diskutime që lidhen me çështje pasurore dhe trashëgimie. Përfitoni nga kjo ditë për të verifikuar dokumente, fakte e shifra. Përsa i përket dashurisë do jetë një e ditë e mbushur me emocione dhe çaste qetësie si për çiftet ashtu edhe për beqarët.

Akrepi 

Kjo e enjte do të jetë një ditë e zakonshme, me veprimtaritë tuaja rutinë. Megjithatë, tregoni kujdes për veten, në mënyrë që të jeni të shlodhur për t’i kryer sa më mirë detyrimet tuaja. Edhe në planin financiar duhet të shmangni shpenzimet e pamenduara që të mos përballeni me probleme.

Shigjetari 

Shumë nga problemet që keni pasur kohët e fundit, duket se do të zbehen gjatë kësaj të enjte. Kështu do të mund të ndiheni të relaksuar dhe të merrni frymë lirisht. Kjo mund t’ju ndihmojë të jeni më të suksesshëm në planet e së ardhmes, veçanërisht në aspektin profesional. Shëndeti juaj do jetë disi delikat sot, prandaj kujdesuni më tepër për veten.

Bricjapi 

Ky është momenti kur do t’i riktheheni një bashkëpunimi të vjetër. Intuita juaj do të çelë shpirtin e dikujt tjetër, që mund të jetë i humbur në pasiguri. Tregoni respekt dhe do të vlerësoheni për atë që do të bëni. Beqarët do argëtohen me miqtë e tyre dhe nuk do e ndjejnë mungesën e një të dashuri. Financat e mira.

Ujori 

E enjtja do të jetë dita ideale për kryerjen e aktiviteteve me miq të vjetër, me të cilët ndiheni rehat. Programi për këtë ditë mund të përshijë edhe një udhëtim të shkurtër, mjafton të jeni të vendosur në vendimet që merrni. Ditë e qetë për të dashuruarit, të cilët do jenë të rrethuar nga dashuria e njeri- tjetrit.

Peshqit 

Në mënyrë që të tjerët t’ju besojnë, duhet të tregoni ndjeshmëri në çështjet tuaja të përbashkëta. Gjestet e përkujdesit dhe shqetësimit për të tjerët, do të krijojnë kushtet perfekte për mirëkuptim të ndërsjellët. Financat do vijnë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë. Shëndeti aspak problematik

Next Post
Sekuestrohen 300 kg marijuanë në Lezhë, 1 në pranga dhe 2 në kërkim

Sekuestrohen 300 kg marijuanë në Lezhë, 1 në pranga dhe 2 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama “shuan” zërat: Shteti dha 4 mln euro për koncertin e Kanye West, jo 50 mln siç pretendohet!

“Prokuroria të veprojë menjëherë”, Rama për komentet negative ndaj Kalasë së Rozafës

July 11, 2026
Lufta bëhet në gjunjë

Një hap drejt urisë. Çfarë thotë ligji!?

July 11, 2026
Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

Kur do vish në Amerikë? Qytetari “vë në vështirësi” Berishën: Shpresoj…

July 11, 2026
Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

July 11, 2026
Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

Jet Ski dhe gomone rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia vendos mbi 1 milion lekë gjoba dhe bllokon mjetet

July 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot” vs antropologjisë, jo politikës

July 11, 2026
Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

Apeli i Posaçëm konfirmon konfiskimin e 22 pasurive të Gramoz Totos, kalojnë në favor të shtetit

July 11, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

SHBA i jep ultimatum Iranit: Deklaroni se Hormuzi është i hapur ose përballuni me pasoja

July 11, 2026
Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

July 11, 2026
Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In