Dashi-Konflikte të njëpasnjëshme sot ndërsa shfaqni dëshirë të madhe për të kundërshtuar. Ndaj duhet të bëni kujdes për të kaluar çdo pengesë apo keqkuptim. Ata që janë vetëm duhet të bëjnë kujdes dhe të mos angazhohen në histori që nuk i bindin. Në punë, parashikohen objektiva të reja.
Demi-Kthjelltësia dhe forca e mendimit janë armët tuaja më të mira. Por është e rëndësishme që të dini si përdorni më së miri. Sa i përket aspektit sentimental, do të kaloni një ditë të këndshme.
Binjakët-Provojeni fatin me një biletë lotarie ose dilni për të blerë. Fati do të jetë në anën tuaj sot. Heshtja juaj mund të keqkuptohet dhe do t’iu vendosë në një situatë të sikletshme.
Gaforrja-Çfarë po ndodh aktualisht nuk është faji juaj, as i universit, që duket sikur po ju ndëshkon. Merreni situatën me qetësi dhe përpiquni t’i jepni një zgjidhje, pa lënduar askënd.
Luani-Ka ardhur koha që të merreni me aktivitete fizike dhe të kujdeseni më tepër për shëndetin tuaj. Nëse keni një çështje që duhet ta zgjidhni, tani është koha për të diskutuar situatën dhe për të menduar zgjidhje të mundshme.
Virgjëresha-Do kaloni një ditë të kënaqshme, por jo edhe aq emocionuese. Është më mirë të çlodheni në shtëpi, ndërsa mbrëmjen kalojeni me një gotë verë me miqtë.
Peshorja-Shfrytëzojeni çdo moment në maksimum sepse jo gjithmonë ka për të qenë kështu. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të jetoni një dashuri solide. Kujtimet nuk do t’ju lënë të qetë.
Akrepi-Nuk ju mungon as dëshira e as vullneti për të qenë aktivë, por duhet të lini mënjanë një ndjenjë protagonizmi që manifestohet tek ju. Pritet një mbrëmje e bukur në fushën e ndjenjave.
Shigjetari-Jeni në humorin më të mirë. Mos e humbisni këtë karakteristikë kryesore tuajën, pasi iu mban të çliruar edhe nga situatat më të tensionuara. Mund të arrini një marrëveshje të rëndësishme për shkak të natyrës suaj.
Bricjapi-Sot do të përmbushni më shumë nëse nuk e merrni jetën më seriozisht sa duhet, siç keni bërë kohët e fundit. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i kujtoni vetes se problemet që keni nuk janë aq të rënda sa duken.
Ujori-Sot e gjithë vëmendja juaj do të jetë e përqendruar tek pamja e jashtme dhe do të bëni gjithçka që t’i bini në sy partnerit.
Peshqit-Në gjithçka që bëni kini parasysh faktet dhe jo fjalët. Këtë gjë kërkojeni edhe nga të tjerët. Gjithsesi mundohuni të jeni edhe miqësor.