• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZH / Benet Beci rrotull 50-përqindëshit, pavarësisht se kë ka përballë në Shkodër

by Eduard Zaloshnja
15/01/2023 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh prej rrëzimit të rregjimit komunist, PS-ja nuk e ka qeverisur Bashkinë Shkodër qoftë edhe një ditë të vetme. Me kandidimin e Benet Becit për kryetar të bashkisë më të madhe veriore, ajo shpreson ta kapë atje më së fundi këtë mollë të ndalueme. Shpresa e PS-së është rritur sidomos pas rikthimit në koalicionin e majtë të degës lokale të LSI-së, e cila ka qenë e fuqishme elektoralisht në dekadën e fundit.

Për të parë nëse shpresat e socialistëve për Shkodrën janë të justifikuara, gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, të cilin e kreva duke shpërndarë linkun e pyetësorit krejt rastësisht ndër banorë të territorit të Bashkisë Shkodër. Pyetësorin e plotësuan në mënyrë krejt anonime 1105 banorë të rritur të bashkisë (urbanë e ruralë). Kampionin e ripeshova statistikisht, që ai ta përfaqësonte popullsinë e rritur të bashkisë sa më mirë politikisht, demografikisht dhe gjeografikisht.

Në sondazh testova një garë dyshe dhe një garë treshe: Beci – Spahia dhe Beci – Spahia – Kandidati hipotetik i fraksionit Alibeaj-Basha. Duke ndërthurur rezultatet e këtyre dy testeve me të dhënat historike elektorale të 250 qendrave të votimit që ka Bashkia Shkodër, ndërtova një model simulacioni statistikor, për të llogaritur përafërsisht numrin e votave që do të merrte Benet Beci i PS-së, nëse zgjdhjet do të ishin zhvilluar sot.

Nga 10 mijë simulacione të modelit statistikor (që eksploruan të gjitha mundësitë brenda intervaleve të rezultateve të sondazhit dhe të të dhënave historike elektorale të 250 qendrave të votimit), më rezultoi se Beci i PS-së do të merrte sot 47%-52% të votave, pavarsisht se kë mund të ketë përballë në Shkodër.

Siç është demonstruar në histogramin e mëposhtëm, probabiliteti më i madh për votat e Becit të PS-së është i përqendruar në intervalin 49%-51%. Kuptohet që mbeten edhe katër muaj fushatë deri më 14 maj dhe ende nuk dihet nëse fraksioni Alibeaj-Basha do të paraqesë ndonjë kandidaturë. Sidoqoftë, ky sondazh paraprak tregon se gara do të jetë shumë e fortë në Bashkinë Shkodër.

SHËNIM ELEKTORAL:

  • Në zgjedhjet e marsit 2022, morën pjesë në votim pothuaj 47 mijë banorë të Bashkisë Shkodër, nga të cilët rreth 43.7% votuan për Bardh Spahinë e përkrahur nga fraksioni Berisha dhe dega lokale e LSI-së, rreth 39.5% për Majlinda Angonin e përkrahur nga PS dhe PSD, e rreth 16.8% për Xhemal Bushatin e përkrahur nga fraksioni Alibeaj-Basha.
  • Në zgjedhjet e prillit 2021, morën pjesë në zgjedhje pothuaj 70 mijë banorë të Bashkisë Shkodër, nga të cilët 45.2% votuan për PD-AN, 24% për PS, 14.8% për PSD, 11.9% për LSI dhe 4.1% për partitë e tjera të vogla.
  • Në zgjedhjet e qershorit 2017, morën pjesë në zgjedhje pothuaj 69 mijë banorë të Bashkisë Shkodër, nga të cilët 38.1% votuan për PD-AN, 34.6% për PS, 12.8% për PSD, 12.1% për LSI dhe 2.4% për partitë e tjera të vogla.
  • Në zgjedhjet e qershorit 2015, morën pjesë në zgjedhje pothuaj 70 mijë banorë të Bashkisë Shkodër, nga të cilët rreth 57.2% votuan për Voltana Ademin e përkrahuar nga koalicioni i djathtë dhe 42.8% për Keti Bazhdarin e përkrahur nga koalicioni PS-PSD-LSI.

Next Post
Arrestohet “taksisti i kokainës”, klientët nxjerrin zbuluar 25-vjeçarin shqiptar

Arrestohet “taksisti i kokainës”, klientët nxjerrin zbuluar 25-vjeçarin shqiptar

Comments 1

  1. Gjeloshi says:
    4 years ago

    Pas punes se shkelqyer qe beri ne krye te Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe punes se shkelqyer ne KESH zoteria u be deputet se i duhej ca kohe te “rehatonte” llogarite offshore e tani pse jo, kandidat per bashkine Shkoder qe te qarkulloje parate nga offshore ne Shqiperi nepermes investimeve ne nje bashki ku krimi eshte me i forte se shteti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In