• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi 22 shtator 2016

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Edhe pse sot jeni të përqendruar tek puna, gjithçka që ka të bëjë me ndjenjat dhe emocionet ndaj partnerit/es po ju tërheq jashtë mase. Beqarët duhet ti marrin gjërat ashtu siç ju vijnë dhe nuk duhet të mërziteni nëse nuk e gjeni dot personin e duhur. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Demi

Me kalimin e Hënës në shenje ju të dashuruarit do të bëheni shumë të dashur me njerëzit që ju rrethojnë dhe partnerin/en. Nuk do të ndaleni në surpriza sot. Beqarët nuk do mendojnë dot për të ardhmen pasi çdo mendim do i kthejë në të shkuarën dhe do bien në melankoli. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Binjakët

Pozitiviteti dhe energjitë e mira sot do të superojnë ato momente dyshimi që do t’ju kaplojnë  gjatë ditës ju që jeni në një marrëdhënie. E rëndësishme është të ndiheni mirë. Beqarët do kenë plot takime interesante, por vetëm për aventura kalimtare dhe asgjë më shumë. Në planin financiar gjithçka do të ecë mirë nëse tregoni maturi me shpenzimet.

Gaforrja

Një ekuilibër perfekt midis dashurisë dhe karrierës sot do të bëjë që ju të dashuruarit të jeni epiqendra e shumë situatave interesante. Beqarët do realizojnë një sërë takimesh interesante, disa do kenë mundësinë edhe për të filluar lidhje. Financat mundohuni ti mbani nën kontroll për të shmangur problemet.

Luani

Sot duhet t’ja dilni mbanë vetë një problemi që mund të lindë me partnerin/en. Edhe pse jeni dyshues në ftesitë tuaja, do të keni përfundime të shkëlqyera. Beqarët do kenë plot mundësi për takime, prandaj duhet t’i bëjnë sytë katër dhe t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë. Financat do i keni nën kontroll dhe nuk keni pse të shqetësoheni.

Virgjëresha

Ndjeheni disi të zhgënjyer nga partneri/ja sot sepse nuk ka të njëjtin përkushtim si ju në lidhje. Mbase ngaqë karakteret tuaja ndryshojnë. Beqarët pavarësisht se do kenë një sërë ftesash për takime, do kenë frikë të hedhin hapa drejt një lidhje. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar dhe do keni mundësi edhe për të kryer shpenzime.

Peshorja

Sot dita paraqitet shumë e këndshme për të dashuruarit saqë në momente të caktuara do t’ju duket sikur keni ikur përsëri me pushime. Beqarët do kenë mbështetjen e yjeve dhe pa e kuptuar fare do arrin të gjejnë personin e duhur me të cilin do nisin një lidhje. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, tregohuni të kujdesshëm.

Akrepi

Sot do të mbizotërojë ndjenja e xhelozisë në ditën tuaj për ata që janë në një marrëdhënie në çift. Edhe për situata shumë të pafajshme do të bëni fajtor partnerin/en. Beqarët do tërhiqen menjëherë nga një person që do takojnë sot dhe me shumë mundësi mund ta gjejnë veten të lidhur. Tregohuni të matur me shpenzimet.

Shigjetari

E keni nisur ditën me shumë vrull dhe po kështu do ta përfundoni. Keni energji pa fund dhe iniciativat e reja që keni ndërmarrë me partnerin/en po ju pelqejnë. Beqarët nuk duhet të tregohen të mbyllur në takime, sepse nuk kanë për të ndryshuar dot statusin. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme, kujdes me shpenzimet.

Bricjapi

Sot duhet të jeni më konkretë në planet dhe punët tuaja ju që jeni në një marrëdhënie. Shumë ide dhe mendime nuk po arrini ti konkretizoni në praktikë. Beqarët do dinë çfarë duan dhe do arrin të bëjnë për vete personin që prej disa kohësh e pëlqejnë. Në planin financiar nuk parashikohet asnjë problem, do jenë të qëndrueshme.

Ujori

Çdo gjë shkon mirë me partnerin/en dhe miqtë tuaj. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë ditë edhe për ndonjë udhëtim të shkurtër. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria sot, por do marrin disa propozime atëherë kur nuk e presin. Në planin financiar do bëni disa gabime me menaxhimin e tyre dhe do vuani pasojat.

Peshqit

Do të merrni një mesazh mjaft të qartë nga partneri/ja. Priten ndryshime pozitive për të ardhmen tuaj me partnerin/en. Beqarët sado që do realizojnë shumë takime interesante, nuk do jenë në gjendje që të ndryshojnë dot statusin. Në planin financiar parashikohen disa vështirësi të njëpasnjëshme. Tregohuni të arsyeshëm në menaxhim.

Next Post
Një ditë para seancës, takim i “pazakontë” mes Ramës dhe Metës në Kryeministri

Një ditë para seancës, takim i "pazakontë" mes Ramës dhe Metës në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In