• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi 2 shkurt 2017

by Java News
01/02/2017 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Sot jeni të qetë me gjithë vrullin e madh që ka dita. Keni mundur të vini përpara punët e papritura që ju kanë dalë dhe tashmë shijoni momentin në prani të partnerit/es. Beqarët do kenë shumë njohje të reja sot të cilat do i fusin në dilema dhe nuk do dini çfarë vendimesh të merrni. Financat nuk do përballen me vështirësi, do jenë të mira.

Demi

Xhelozia sot do të shoqërojë raportin në çift. Një situatë jo dhe shumë e qartë do të lëkundi ekuilibrat që kishit vendosur me njeri tjetrin. Beqarët do kenë ditë me fat sot, pasi të favorizuar edhe nga yjet do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, do kenë mbështetjen e Neptunit.

Binjakët

Ditë e vështirë përsa i përket ndjenjave dhe pasionit për ju të dashuruarit. Shumë dyshime do të lindin nga hiçi dhe humori juaj do të jetë me ulje ngritje të mëdha. Beqarët të mërzitur me vetminë e tyre do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin. Financat nuk do të jenë të këqija, gjithsesi tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Gaforrja

Sot jeni të ndjeshëm dhe intuita do t’ju sugjerojë të gjendeni pranë partnerit/es që ka më tepër nevojë për ju në këto momente. Beqarët të realizojnë takime interesante sot dhe do kenë tërheqje më shumë për një person të ri që do njohin. Në planin financiar tregohuni të duruar, të ardhurat do vijnë duke u ekuilibruar.

Luani

Ana sentimentale lë shumë për të dëshiruar sot dhe ju vetë nuk po investoni sa duhet në marrëdhënien tuaj në çift. Çdo vëmendje tuajën e ka përfshirë puna. Beqarët do tregohen mjaft sharmantë dhe joshës në takime dhe nuk do e kenë aspak të vështirë të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Virgjëresha

Dita është mjaft premtuese për ju të dashuruarit dhe projektet që keni marrë përsipër. Çdo gjë po shkon sipas planeve dhe nuk do të mungojë humori. Beqarët me shumë mundësi do takojnë personin e tyre të ëndrrave dhe pa e kuptuar mund ta gjejnë veten edhe në lidhje. Financat do jenë të mira.

Peshorja

Instinkti juaj nuk gabon sot dhe do të shikoni që mjaft situata që po zhvillohen ju i kishit menduar më parë. Ju ka humbur besimi tek njerëzit. Beqarët do kenë shumë ftesa për takime, por nuk do ndihen ende gati për ndryshime dhe do i refuzojnë. Në panin financiar nuk do keni probleme, të ardhurat do jenë të mbrojtura nga yjet.

Akrepi

Ju dhuroni dashuri pa kushte dhe kjo gjë ju pëlqen. Megjithëse jeni zhgënjyer nga njeriu juaj i zemrës do të mundoheni të rikuperoni raportin. Beqarët do marrin ftesa interesante sot të cilat do i tundojnë, por bëjnë mirë të mos nxitohen në marrjen e vendimeve. Financat do jenë të mira, do arrini t’i hidhni pas krahëve problemet.

Shigjetari

Jeni shumë mirë sot me projektin e punës dhe kjo ju ka sjellë mjaft qetësi shpirtërore. Gjë që nuk mund të thuhet për dashurinë që ju mundon gjithmonë. Beqarët në momentin kur nuk e presin do ndjejnë një rrahje të fortë në zemër, e cila do i bëjë të përjetojnë emocione të mëdha. Financat do jenë të mira, nuk keni pse shqetësoheni.

Bricjapi

Sot mjafton të lini pas krahëve të kaluarën tuaj dhe brerjen e ndërgjegjes dhe gjërat do të jenë më të qarta dhe më të thjeshta për ju të dashuruarit. Beqarët do ndjehen mirë sot dhe nuk do e ndjejnë për asnjë moment vetminë e tyre. Shoqëria e miqve do i bëjë të ndjehen të plotësuar. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Ujori

Këtë periudhe jeni ju armiqtë më të këqij të dashurisë. Po harxhoni pa fund kohë me konflikte të panevojshme, gjë që ka sjellë edhe prishjen e harmonisë në çift. Beqarët edhe pse do realizojnë takime interesante sot, nuk do jenë të vendosur për hapat që duhet të hedhin. Financat do jenë të qëndrueshme.

Peshqit

Dashuria shkon mirë, por disa përplasje të kohëve të fundit ju kanë vënë përpara një vendimi të prerë. Jeni të sigurt për hapin që po ndërmerrni. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri, ku disa prej tyre pritet të takojnë edhe princin e tyre të kaltër. Financat do vinë duke u përmirësuar, do kenë ndikimin pozitiv të yjeve.

Next Post
Papa Françesku: Nuk duhet të trembemi nga refugjatët

Edhe Vatikani i shqetësuar nga dekreti i Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali: Trafikuan 34 foshnja për birësim, dënohen 19 persona

Skandali: Trafikuan 34 foshnja për birësim, dënohen 19 persona

July 21, 2026
Trump kërkon të dhënat telefonike të gazetarëve të New York Times për të zbuluar burimet e tyre

Trump kërkon të dhënat telefonike të gazetarëve të New York Times për të zbuluar burimet e tyre

July 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

36 bashki apo më shumë?

July 21, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Aruba dhe Arusha

July 21, 2026
Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

July 21, 2026
Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

Korçë: Makina shkrumb e hi, brenda saj gjendet një person i pajetë

July 21, 2026
VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

July 21, 2026
Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

July 21, 2026
U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

U kap me tritol dhe granata në mes të Tiranës, Petrit Çeça “kyç” gojën para hetuesve

July 21, 2026
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In