• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hoqi bllokuesin e gomës, vetëgjyqësia i kushton shtrenjtë shoferit

by Java News
08/07/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka refuzuar të paguajë 30 mijë lekë të vjetra, duke vendosur të heqë vetë bllokuesin e gomës së makinës, por ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë shtetasit me inicialet K. Z. Ai është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e “Vetëgjyqësisë”, duke u dënuar më pas nga gjykata e Tiranës me 400 mijë lekë të vjetra. Fillimisht gjykata vendosi të dënojë K. Z., me 600 mijë lekë të vjetra, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi me gjobë, është reduktuar në 400 mijë lekë.

Por pavarësisht se ai është justifikuar para gjykatës se ka qënë ora 01:00 e mesnatës dhe se ska pasur asnjë mundësi komunikimi me punonjës policie të bashkisë për ta paguar gjobën, ai nuk është falur nga gjykata e Tiranës.

I riu mësohet se ka vepruar në kundërshtim me kodin rrugor, duke hequr bllokuesin e gomës, të vendosur nga punonjësi i policisë bashkiake dhe më pas është larguar, duke mos paguar asnjë detyrim financiar, megjithëse kishte parkuar në mënyrë të gabuar, mbi trotuar.

Çështja shkoi në prokurori dhe organi i akuzës vendosi të përcjellë dosjen në gjykatë, ndërsa kjo e fundit urdhëroi dënimin e K.Z. me 400 mijë lekë të vjetra.

S’kisha ku të paguaja

Nga hetimet paraprake, rezultoi se automjeti ishte në pronësi të shtetasit me inicialet K.Z, por për shkak por për shkak se ka qënë jashtë shtetit nuk ka lidhur kontratën e shitjes, me personin që e posedonte më parë këtë automjet.

Është pyetur nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore si person ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi K.Z i cili ka deklaruar se: ”…automjetin në fjalë ja kam blerë një personi që përpara një viti, por nuk kam bërë kontratë shitjeje, pasi ai nuk ka qenë në Shqipëri. Më datën 19 dhjetor 2016 kam qënë në Tiranë për disa punë dhe parkova në trotuar në një rrugicë që s’ia di emrin. Kur kam shkuar në orën 01:00 të natës për të marrë makinën kam parë se te goma e pasme kishte një bllokues të verdhë. Nuk kam patur ku të shkoj dhe se nuk kam takuar asnjë punonjës të policisë bashkiake që të mund t’i thosha të hiqnin bllokuesin dhe gjobën s’kam pasur ku ta paguaj.

Nuk kam ditur as numër telefoni për të cilën mund të telefonoja. Kam pritur rreth gjysëm ore, kam hapur me dorë njërin krah të bllokuesit, dhe është hequr. Bllokuesin e verdhë e kam lënë në cepin e pallatit ku ka qenë parkuar makina dhe kam ikur në shtëpinë time.

Nga ajo ditë nuk kam ardhur më në Tiranë pasi nuk kam pasur asnjë punë. Më ka marrë në telefon prokurorja ku më ka thënë çfarë kishte ngjarë dhe se duhet të vija të jepja shpjegime.

Hoqi bllokuesin

Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës në datën 19 dhjetor 2016, punonjësi i policisë bashkiake Tiranë, gjatë kryerjes së shërbimit, në kryeqytet ka konstatuar një makinë që kishte parkuar në trotuarin e rrugës duke shkelur nenin 156, të K.Rrugor ku parashikohet se: ”…ndalimi i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve në trotuarë është i ndaluar…”. Ndodhur në këto kushte ka përpiluar procesverbalin e konstatimit të shkeljes dhe njëkohësisht ka vendosur gjobë dhe bllokuesin e verdhë në gomë.

Mbas verifikimeve në sistem me datë 23 dhjetor 2016 nga ana e punonjësit në fjalë, është konstatuar se mjeti në fjalë vazhdonte të ishte debitor në sistemin e gjobave të Bashkisë së Tiranës,dhe ka konstatuar se mjeti nuk ndodhej aty ku ishte bllokuar dhe madje bllokuesi i gomës nuk ishte. Në këto kushte është bërë regjistrimi i procedimit penal ndaj pronarit të makinës si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vetgjyqësisë”. /Shqiptarja.com

Next Post
Shqiptarë, Kosovarë dhe Futboll

Baton Haxhiu: Si e parashikoj të ardhmen politike të Ilirit dhe Monikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

August 21, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

August 21, 2026
Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

August 21, 2026
Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

August 21, 2026
Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

August 21, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

August 21, 2026
Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

August 21, 2026
Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

August 21, 2026
Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

August 21, 2026
“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe në “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe në “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com