• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holta Zaçaj: Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Vendimet e GJK nuk mund të kontestohen..

by Os De
20/10/2025 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në fjalën e saj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes GJK-së dhe Komisionit të Venecias. Ndër të tjera, Zaçaj tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese. 

“Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Konventa evroapine  për të drejtat e njeriut është dokument unik që pasqyron vlerat e demokracisë evropiane. 

Ajo është kthyer në trashëgimi sepse afirmon për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Në 1995 Shqipëria u bë anëtare e Këshllit Evropian dhe një vit më vonë ratifikuam konventën kombëtare për të drejtat e njeriut. Nga aktet e para në këtë drejtim, ishte shfuqizimi i dënimit me vdekje, që plotësoi një angazhim juridik dhe politik të Shqipërisë. 

Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa. 

Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë sistemit tonë juridik. Janë garanci për mbrojten e lirive themelore. 

Komisioni i Venecias ka qenë një partner i çmuar për Gjykatën Kushtetuese. Partneriteti nuk është një marrëdhënie mësues nxënës, është dialog midis të barabartëve. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon opinion nga Komisioni i Venecias nuk kërkon leje dhe nuk cedon sovranitet. Komisioni i Venecias ka qenë udhërrëfyes duke ndihmuar vendimmarrjen, edhe përmes standardeve dhe parimeve të elaboruara. Kodisis, baza e të dhënave të Komisionit të Venecias, nuk është thjeshtë një bibliotekë digjitale, është dëshmia se drejtësia kushtetuese flet një gjuhë universale. 

Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj. 

Next Post
E rëndë në Pogradec/ Aktivizoi gjatë punës një granatë të Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari (EMRI)

E rëndë në Pogradec/ Aktivizoi gjatë punës një granatë të Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In