• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holandezët marrin me koncesion përpunimin e mbetjeve në Tiranë

by Java News
28/08/2017 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Depozitimi dhe përpunimi i mbetjeve në Tiranë do t’i jepet me konçesion për 30 vjet një kompanie holandeze. Vendimi është shpallur nga Ministria e Mjedisit në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve. Sipas kontratës, shoqëria “Integrated Energy” do të investojë 128.2 milionë euro nga fondet e veta për të modernizuar trajtimin e mbetjeve në të gjithë qarkun e Tiranës.

Këto para do të financojnë ndërtimin e tre landfilleve të rinj, përkatësisht një për mbetjet urbane, një tjetër për inertet dhe landfilli i tretë do të jetë për depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve të rrezikshme. Paralelisht, konçesioni parashikon ndërtimin e një inceneratori, impiantin për trajtimin e ujërave, si dhe një impiant tjetër, i cili do të prodhojë energji nga mbetjet.

Në këmbim, shoqëria holandeze do të paguhet nga bashkia me një tarifë prej 29 euro për çdo ton mbetje që përpunon. Burime nga Ministria e Mjedisit thonë se konçesioni instalon teknologjinë e fjalës së fundit për trajtimin e mbetjeve. Sipas tyre, përmes këtij konçesioni zgjidhet përfundimisht problemi i mbetjeve në qarkun e Tiranës dhe i gjithë procesi është miqësor me ambientin, duke mos shkaktuar ndotje.

Dhënia me konçesion e ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese erdhi si një ofertë e pakërkuar nga shoqëria “Integrated Energy” në qershor të këtij viti. Me shpalljen e saj fituese pritet që ndërtimi i veprave të nisë brenda këtij viti, ndërkohë që impianti do të nisë nga puna vitin e ardhshëm.

ma.me

Next Post
Radikalet: “Pushteti i Vuçiçit u ka sjellë më shumë të këqija serbëve sesa Prishtina”

Radikalet: “Pushteti i Vuçiçit u ka sjellë më shumë të këqija serbëve sesa Prishtina”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In