Policia holandeze ka sekuestrua 674 kilogram drogë ne një furgon në lagjen Buitenveldert e Amsterdam. Shoferi i automjetit, ishte një 35-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua.
SDipas policisë, zbulimi është bërë në bazë të “informacionit të marrë” se një sasi e madhe e drogës do të transportohej në një furgon.
Kamioni ishte në dalje të autostradës A9 ne Amsterdam ne afërsi të Doddendaal gjatë momenti kur është ndalur nga policia. Shqiptari është vënë nën arrest, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të kapur edhe bashkëpunëtoret e tij./panorama/a.k