• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hodhi gruan nga dritarja, Ruko: Fjala e saj që më errësoi sytë…ja pse e vrava

by A R
27/09/2017 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Asgjë nuk e justifikon vrasjen që kam bërë, por ajo grua më çoi në ekstrem, ç’i desha trutë e mi… që mora atë për grua”.

Këto janë fjalët që janë përplasur në muret e burgut, ku do të qëndrojë për 35 vite Ferdinand Ruko, 52 vjeçari që vrau gruan e tij vitin e shkuar në qytetin e Fierit.

Në një intervistë për gazetaren Erjona Rusi në emisionin “Pasditja ime” në TVSH, Ferdinand Ruko tregon shenja të pendesës, kokën nuk e mban ulur, por zëri i tij është i lartë kur deklaron se gruaja e tij Liljana Ruko e dhunonte psikologjikisht dhe se ai vetë, nuk ka qenë kurrë shkak i përplasjeve dhe dhunës.

I vetmi gabim të cilin Ferdinand Ruko e pranon hapur, është se ai u dashurua “me atë grua”.

“Unë e thash me gojën time, që vrasja nuk justifikohet, por të tëra këto… ti mos e ço njeriun në këtë farë pike… 2008 ka qenë gabimi im i vetëm, viti kur u njoha me këtë. Por qëkur e pashë, thashë kjo është gruaja ime e jetës… po për moshën që kisha, për të gjitha ato që kisha hequr, nuk më lejohej ky gabim. Nga 2008 e këtej, asnjëherë nuk kam qenë shkak por pasojë. Ç’i bëra trutë e kokës, që mbylla sytë, që çdo gjë mu venit e mu fashit e që mora këtë për grua.”

87 vjeç do të dalë Ferdinand Ruko nga burgu, pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar duke i shpëtuar kështu dënimit të përjetshëm. Por 53 vjeçari e ka apeluar vendimin dhe nuk flet aspak mirë për trupën gjykuese që e dënoi.

“E mendoj jashtëzakonisht të paragjykuar dhe të diktuar, për arsye se sapo mbaroi mbrojtja, madje as mbrojtje nuk ishte… sepse në mbrojtje më thanë që të flisja vetëm për datën 3 (dita ku Ruko vrau të shoqen).

Nuk mund të shkatërrohet një familje brenda një dite.”- shprehet Ruko.

Arsyeja se përse Ferdinand Ruko ka apeluar vendimin del nga vetë goja e tij. Ai beson se nëse një gjykatë do të kishte marrë të gjitha faktet për bazë, atëherë ai do të ishte i lirë.

“Ngjarja ime është nga zero deri në e përjetshme. Po të marr kushtet dhe rrethanat, unë duhet të isha dhe i lirë. Sepse njëri nga ne të dy do të vdiste. Kur unë të marr për grua, nuk je prona ime, por je prona ime shpirtërore.

Kur fillojmë dhe flasim dhe grave i jep më shumë prioritet, mua pse mu mbyll goja? Gjyqtari ma mbylli gojën!

Unë nuk isha dhunuesi, por i dhunuari.”- shprehet i dënuari.

Dita kur gjithçka mori një tjetër kthesë rijetësohet sërish nga Ferdinand Ruko, vetëm se kësaj here, vëmendja nuk është tek fakti se ai rrahu gruan dhe më pas e çoi drejt vdekjes duke e hedhur nga ballkoni i katit të katërt. Ferdinand Ruko thotë se Liljana tha diçka… dhe atij ju errësuan sytë.

Ruko:U ula për të ngrënë bukë i thash nëse po vonohesh, të lutem më hap rrugën të hap bukë, Sic po lante enët mu kthye me një egërsi të paparë e të paimagjinuar. Vajza më tha është sëmurë, ti kërkon të hash bukë. Ikën del nga shtëpia, sepse kisha ikur nga shtëpia prej 10 ditësh, ti do të hash bukë! Si të haet, maskara qelbësirë. Pastaj erdhi më qëlloi, më provokoi… edhe më në fund, sikur ti harroj të gjitha këti, vetëm ajo që më tha në fund, ajo bëri gjithçka… deklarata e saj e fundit ishte ajo që i vuri vulën

Më tha që qëllimit ia arrita, fëmijët që desha i bëra, ti në skëterrë do vesh, fëmijët që bëra i mora dhe… ti do vesh në skëterrë dhe sdo i takosh më.

Unë pijanec nuk isha, kumarxhi nuk isha, pse ja thua këto burrit? Pse nuk ndahesh?

Erjona Rusi: Po pse nuk u ndave ti nga ajo?

Ruko: Po ik moj ti ndahu nga unë, unë jam në shtëpinë time. Ti plotësova të tëra, cfarë kisha ti dhashë me gjith shpirt e zemër dhe ngela si proletar… kjo nuk është dhunë? Të flesh ti me thikë nën jastëk nuk është dhunues? Të më nxjerrësh ti nënë përjashta nga shtëpia nuk ëstë dhunë? Të më thuash ti mua mos u laj tani në darkë por në mëngjes?!

Next Post
FOTOLAJM/ Ju ka marrë malli për lekët e vjetër?! Çmalluni

FOTOLAJM/ Ju ka marrë malli për lekët e vjetër?! Çmalluni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In