• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hodhën 2.5 ton drogë në det, letra zbuloi trafikantët, dyshohet për biznesmenë të përfshirë

by Java News
09/08/2017 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Italia thellojnë hetimin në lidhje me linjën e trafikut të drogës, pjesë e së cilës ishte edhe gomonia me 2.5 tonë kanabis që u kap një javë më parë pranë brigjeve italiane.

Mësohet se autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje pas kapjes së mjetit lundrues tetë metra të gjatë në Itali, duke nisur hetimet. Ngarkesa e konsiderueshme me të cilën u kap gomonia në Itali javën e kaluar duket se ka qenë vetëm “maja e ajsbergut” në aktivitetin e grupit kriminal.

Kjo pasi hetuesit kanë dyshime se kjo linjë është një nga më aktivet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe ka arritur edhe herë të tjera të trafikojë sasi të mëdha droge. Dy shqiptarët e arrestuar, sipas Policisë italiane, janë me inicialet B.B. 42 dhe J.H. 31 vjeç, të dy nga Vlora.

Ajo çka u ka bërë përshtypje hetuesve duket se ka qenë edhe “kodi i heshtjes” që kanë zbatuar me përpikëri dy skafistët e gomones pas kapjes së tyre në Itali.

Ata kanë pranuar vetëm se paguheshin 2 mijë euro secili për dërgimin e “mallit” në Itali, por nuk kanë dhënë asnjë sqarim as për pritësit e drogës, as për personat që e nisën kanabisin nga Shqipëria, madje nuk kanë treguar as zonën nga e cila janë nisur me gomonen e ngarkuar me drogë drejt Italisë.

Dyshimet e Policisë janë se një apo disa biznesmenë kanë financuar mbledhjen e 2.5 tonëve kanabis në Shqipëri dhe dërgimin e saj në Itali me gomone. Mjeti lundrues ka rezultuar i paregjistruar në Shqipëri dhe Itali dhe pa leje qarkullimi, çka ka vështirësuar edhe më shumë verifikimin e pronësisë së tij.

Autoritetet shqiptare dhe italiane janë duke shkëmbyer informacion në lidhje me hetimet për këtë rast, duke mos përjashtuar mundësinë që në javët e ardhshme të ketë arrestime në dy vendet.

HETIMI

Fillesa e hetimit të këtij rasti duket se është në janar 2017, pas zbulimit të ngarkesës 1.9 tonë drogë në një skaf që lundroi për në Itali nga Shqipëria. Policia italiane gjeti një letër të trafikantëve, përmbajtja e së cilës ka hedhur dritë mbi kontaktet dhe llogaritë e personave që bashkëpunonin në trafikimin e drogës.

Më 11 janar 2017, shtetasi nga Vlora, Besmir Hameti, së bashku me të arrestuarin tjetër italian, Domeniko Pascariello, tentuan të çojnë në brigjet e Brindisit 1.9 tonë hashash. Ata e kanë mohuar përfshirjen e tyre, por hetuesit italianë javën e kaluar u kanë gjetur një letër dy të arrestuarve në gomonen e ngarkuar me 2.5 tonë kanabis, ku në listën me emra dhe kontakte janë edhe Besmir Hameti e Domeniko Pascariello.

Next Post
Njihuni me shqiptaren që do përfaqësojë Amerikën në Miss Bota (foto)

Njihuni me shqiptaren që do përfaqësojë Amerikën në Miss Bota (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

March 5, 2026
Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

March 5, 2026
“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

“Valbona, thesari i fshehur i Shqipërisë/ Prestigjozja britanike “The Time”: Mes 11 destinacioneve më të mira në Europë për shëtitje

March 5, 2026
Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

Përfundon Vetting-u, Kolegji i Apelimit shpalli sot dy vendimet e fundit! Ja si do vijohet deri në përfundim të mandatit

March 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

March 5, 2026
“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

“Për ty kam numrin me 0900″, Balla i kërkon falje Albana Vokshit: Kërkoj ndjesë nëse je fyer! Ai numër shërben për…

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In