• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hita merr pjesë në Konventën Europiane të Shefave të Policisë, takohet dhe me drejtorin e EUROPOL-it

by A. Q
30/09/2026 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC).

Para nisjes së konferencës, Drejtor Hita u prit në një takim të veçantë nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Jürgen Ebner.

I pranishëm gjatë këtij takimi ishte dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Artur Kuko.

Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Ebner, e uroi Drejtor Hitën, për detyrën, dhe përshëndeti vendosmërinë e treguar gjatë këtyre muajve, për thellimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, si një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi punën dhe angazhimin e Zyrës Ndërlidhëse të Shqipërisë në Europol, rritjen e bashkëpunimit operacional, të reflektuar në rritjen e numrit të informacioneve të shkëmbyera, hetimeve të përbashkëta dhe angazhimit në mekanizmat e EUROPOL-it dhe EMPACT.

Ebner theksoi se këto rezultate janë arritur falë profesionalizmit dhe besueshmërisë gjithnjë në rritje të Policisë së Shtetit, duke e pozicionuar Shqipërinë në një nivel të barabartë bashkëpunimi dhe besueshmërie me homologët evropianë.

Hita falënderoi Ebner, për pritjen, vlerësimin dhe besimin që EUROPOL-i ka për Policinë shqiptare dhe theksoi se mbështetja e EUROPOL-it, përmes ekspertizës, bazës logjistike, shkëmbimit në kohë të informacionit, hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, është e domosdoshme dhe i shërben qëllimit të përbashkët, goditjes pa kompromis të krimit të organizuar.

“Dua t’ju siguroj se vizioni im në drejtimin e Policisë së Shtetit është i qartë dhe i mirorientuar: bashkëpunim i ngushtë, pa barriera, me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me policitë partnere, duke kontribuuar denjësisht për sigurinë evropiane.

Jemi në luftë me krimin e kohëve moderne, ku teknologjia, ashtu siç na shërben neve, i shërben edhe krimit, i cili përditë e më shumë po globalizohet. Ndaj, është shumë i rëndësishëm forcimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke vepruar me partnerët, pa barriera.

Kjo është mënyra e duhur për të pasur sukses në misionin tonë. Ju falënderoj për mikpritjen dhe uroj punime të suksesshme të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, një konventë me rëndësi shumëdimensionale në interes të sundimit të ligjit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Next Post
Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

Thellohet kriza politike në Rumani, parlamenti rrëzon sërish kandidatin për kryeministër të propozuar nga presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com