• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Historiani” turk, TIKA dhe Ministria e Kulturës

by Ben Andoni
05/07/2016 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është treguar qesharak me gjithë ngazëllimin e tij të zi një vizitor turk, që media e ka referuar si historiani Talha Ugurluel. As më pak e as më shumë, ai ka ofenduar me gjestikulacione mu në Memorialin e Skënderbeut, figurën e heroit kombëtar duke bërë krahasime që nuk i shkojnë fare realitetit të sotëm. Shqetësues është vetëm një fakt, i lënë gati mënjanë, nëse vërtetë ky njeri, që një faqe interneti e referon si historian i financuar nga organizata shtetërore turke “Tika”, ka ardhur me këtë status. Shënimi shton se ai dëshiron të fuqizojë rrënjët osmane në trojet shqiptare, por edhe se është i njohur në vendin e tij pasi udhëton në vendet që kanë qenë të pushtuar nga Perandoria Osmane dhe e ritregon historinë e tyre sipas një varianti personal shumë fyes.

Ka qenë pushteti lokal i Lezhës, që i ka treguar disi vendin, e nga ana tjetër një fakt që na bën të besojmë se ky njeri ka njëfarë tagri.

Që do të thotë se ka një mbështetje, e cila e mban të bëjë të tilla gjëra. Por, nëse në media, përdoret shpesh në raste të tilla çapraze, shënimi klishe se: “redaksia nuk mban përgjegjësi për qëndrimin e autorit”, nuk mund të thuhet kështu për institucionin, për të cilin ai përflitet.

Dhe, nëse do të ishte kështu, i takonte Ministrisë shqiptare të Kulturës, që një çast në morinë e punëve të saj, të gjente një përgjigje për zotërinë, duke bërë dhe një notë ndaj institucionit të TIKA, akredituar në Shqipëri.

Kjo e fundit, një institucion, që merret me projektet kulturore dhe arsimor turke jashtë vendit, për hir të së vërtetës ka ndihmuar në disa aktivitete kulturore-arsimore në Shqipëri, kuptohet ato që kanë lidhje me trashëgiminë dhe elementët e tjerë të Turqisë, kurse me Ministrinë tonë të Kulturës ka nënshkruar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit, që vërtetë është për trashëgiminë e Gjirokastrës, por që s’do të thotë se brenda një kodi etike të ndërsjellë të mos respektojë dhe simbolikën historike shqiptare.

“Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK” dhe “Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi të jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmanëve apo si Skënderbeu tradhtar”, ka thënë më tej turku Ugurluel gjatë kësaj vizite. Këto thënie nuk janë larg atyre që kanë pëshpëritur dhe thënë shumë dashakeq të vendit, madje syresh edhe shqiptarë që mundohen të hedhin poshtë figurën e Skënderbeut, duke lartësuar perandorinë osmane. Përmasat e Skëndërbeut duhet të referohen me Shqipërinë dhe zulma e tij, në fakt, e kaloi vendin e vogël. Ky shkrim nuk ka qëllim të japë argumentet që e provojnë këtë, sepse janë stërthënë. E madje, figura e tij është përjetësuar më shumë në art.

Vetëm se, në të gjitha versionet, nuk i falet zyrtarëve tanë të pushtetit qendror, që të mos i japin përgjigje të denjë, por edhe të tërthortë TIKA-s për projektet e njerëzit saj, nëse ka ndonjë lidhje. Kurse, ky lloj historiani fluturues, mendimet e tij mund t’i elaborojë në një libër, t’i përballë me dokumente dhe të ketë mirësinë të fusë dhe represionin e paraardhësve të tij, që i ndërroi për keq fatin Shqipërisë.

Dhe, për ta kthjelluar do mjaftonte dhe zyrtarisht një letër e MK-së ndaj TIKA, nëse vërtet ajo mbështet persona të tillë sepse mjaftojnë pak incidente të tilla, të prishin miqësi, që janë ngritur me shumë vështirësi dhe përpjekje të mëdha. S’është asnjëherë vonë, qoftë edhe për përgjigje ndaj delirantëve të tillë… (Java)

Next Post

10 sende qesharake të përpunuara me flori (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In