• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historiani serb Markoviç: Duhet thënë e vërteta për Kosovën

by Java News
27/07/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besoj se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka ndërmarrë një vendim dhe vlerësim të mençur prej burrështetasi që “fjalën më të shtrenjtë serbe” dhe “çështjen më të shtrenjtë serbe” nuk mund ta zgjidh vetëm një kokë, qoftë ajo edhe më e mençura.

Kështu ka thënë për “Tanjugun” serb, historiani dhe nënpresidenti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Predrag Markoviq, në lidhje me thirrjen e presidentit serb për një dialog të gjerë shoqëror për çështjen e Kosovës.Thirrjen e Vuçiçit, Markoviçi e sheh si dëshirë të tijën për të mbledhur të gjitha forcat mendore dhe politike të popullit serb, pasi që, siç thotë ai, çështja e Kosovës është unike në Evropë sepse asnjë shtet tjetër nuk ka problem të këtillë.

Sipas fjalëve të tij, asnjë shtet tjetër përpos Serbisë nuk ka përjetuar që në paqe “ish-aleatët e saj në Lufta Botërore t’i marrin pjesë të territorit dhe të bëjnë para-shtet pa asnjë referencë në të drejtën ndërkombëtare”.“Për një problem kaq të pazakontë nevojiten natyrisht edhe zgjidhje të pazakonta.

Propozimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të nisura nga Dushan Batakoviç, Dobrica Qosiq, Dejan Despiqa i ka shkelë rrota e historisë. Na nevojiten zgjidhje të reja, të cilat në vete thonë se çfarë në të vërtetë mund të realizojmë në Kosovë”, thotë Markoviq, transmeton Koha.net.E kjo do të thotë, paralajmëron Markoviq, se ka ardhur koha që edhe ne të jemi të ndershëm me vetveten, që ai dialog në shoqërinë tonë të mos reduktohet në fraza.

“Ato që priftërinjtë e Kishës ortodokse serbe i thonë për Kosovën, janë fraza. Këto propozime duhet të jenë të drejta. Perandori japonez dikur pati thënë shumë mirë se vjen një moment kur duroni të padurueshmen dhe vuani të pavuajtshmen. Këtë e ka thënë pas rënies së bombave atomike në Japoni. Kështu edhe ne duhet thënë të vërtetën zëshëm, cilado qoftë ajo dhe që i tërë opinioni të jetë i njoftuar”, ka shtuar Markoviç.

Për të nuk ka asnjë dilemë se shumica e serbëve do të donin ta shihnin një Kosovë pa shqiptarë në shtetin serb.“Ne asnjëherë s’e kemi ditur se çfarë do të bëjmë me shqiptarët. Në Kosovë ekziston një masë e madhe e popullit që urren shtetin tonë dhe kjo është si pasojë e atij ekuacioni të pazgjidhur nga e gjithë elita politike”, thekson ai, transmeton Koha.net.

Historiani serb mendon se do të ishte mirë që të dilet në publik me propozime të ndryshme, të cilat nuk janë as fraza patriotike e as parulla demagogjike. (b.an)

Next Post
Vasili: Opozita nuk duhet kërcënuar, Basha gaboi që e refuzoi paketën “McAllister”

Vasili i kundërpërgjigjet PD: Çorba e 18 majit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com