• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historiani Pëllumb Xhufi për dualitetin Rama-Kurti: Çështjen kombëtare nuk mund t’ia nënshtrosh ndjenjave personale

by Java News
29/11/2023 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kurti e Rama kanë mëkatet e tyre në sjelljet e ndërsjella”. Kështu  u shpreh historiani Pëllumb Xhufi në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, për marrëdhëniet mes dy liderëve. Ai akuzoi kryeministrin Rama për vendimmarrje të nxituara që prekin Kosovën, por pa i mohuar edhe nismat pozitive, sikurse janë mbledhjet e përbashkëta të qeverisë.

“Egocentrizmi është i individëve dhe më duket se i japin shumë peshë vetes dhe në përgjithësi kjo vihet re. Të dy kanë mëkatet e tyre në sjelljet e ndërsjella. Edhe zoti Kurti dhe më shumë zoti Rama që përfaqëson një shtet të konsoliduar, edhe nga mosha e përvoja duhet të ishte më i stërvitur me sportin e politikës, ka bërë vendimmarrje të nxituar që preknin edhe Kosovën. Ka bërë edhe iniciativa të mira për të mbledhur dy qeveritë, dy herë në vit është”, tha ai.

Sipas tij situata e krijuar mes dy liderëve është komike, pasi nuk mund t’ia nënshtrosh ndjenjave personale çështjen kombëtare.

“Ka arritur në një gjendje të tillë që është edhe komike. Se nuk ndodh jashtë që politikanë të jenë kaq të vetëkënaqur mes tyre, që çështjen kombëtare t’ia nënshtrosh ndjenjave personale. Dhe kjo u ka ulur vlerën që të dyve si figura politike, kjo sjellje në raport me çështjen kombëtare. Edhe sot nuk pamë një gjest paqtues”, u shpreh Xhufi.

Ndarja në ditën e Flamurit edhe e politikës në vendin tonë, për historianin pëllumb Xhufi zhgënjen shpresat e shqiptarëve.

“Janë gjynahet e politikës , jo të popullit që pret nga politike. Pritej që klasa politike të bashkohej rreth ditës së flamurit. Nuk ka shqiptar që mos ta njohë këtë datë”, tha Xhufi.

Ndërsa historiani Maringlen Kasmi e vë theksin te ndërgjegjja kombëtare. “Sot duhet të mbizotëronte ndërgjegjja kombëtare”.

Për gazetarin Ben Andoni, protokolli i shtetit duhet të përfshinte edhe opozitën në Vlorë.

“Faj i madh i protokollit të shtetit, duhet të linte vend edhe për opozitën. Është një protokoll që vazhdimisht tregon problematika. Ka një qasje që mungon te historianët”, tha ai.

Kurse për Auron Taren kjo është tipike shqiptare, Sipas tij surprizë do të ishte po të ishin bashkë të gjitha palët e politikës.

“Është e vështirë që edhe në ditë si sot shqiptarët të jenë bashkë. Kjo është treguar shpesh në dëshmitë historike nuk është surprizë e madhe. Është tipike shqiptare”, tha Tare. A2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In