• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

by A R
10/02/2022 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh debati është ndezur lidhur me restaurimin apo jo të një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, shtëpisë së Xhafer Devës, ish-ministrit të Brendshëm dhe mbështetësit të politikave të Hitlerit.

Në emision “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, historiani nga Kosova Nexhemedin Spahiu është përplasur me debate të forta me historianin Marenglen Kasmi për sa i përket figurës së Xhafer Devës, ku kanë pasur qëndrime të ndryshme nga njëri-tjetri.

Sipas Spahiut, në Kosovë Xhafer Deva konsiderohet hero dhe një figurë pozitive. Historiani Kasmi duke iu përgjigjur Nexhmedin Spahiut, publikoi në emisionin “Shqip” dokumente që dalin për herë të parë dhe dëshmojnë bashkëpunimin e Xhafer Devës me serbët në tetor 1944 për të ndihmuar gjermanët.

“Xhafer Deva në Shqipëri shihet si bashkëpunëtor numër një i Gestapos dhe ministër i gjermanëve. Kam një faksimile nga ditari luftarak i komandës së lartë gjermane për periudhën tetor 1944 kohë kur Xhafer Deva u largua si ministër i brendshëm nga Shqipëria dhe erdhi në Kosovë dhe bëhet fjalë për një raport të datës 29 tetor të vitit 1944 gjithmonë nga komanda gjermane.

Është një takim i cili bëhet nga një nënkolonel gjerman sëbashku me çetnikun dhe komandantin e korpusit Markoviç, bashkë me ministrin e brendshëm Deva, një major dhe më tej dhe një përfaqësues gjerman që ishte i ngarkuari për Shqipërinë.

Qëllimi i kësaj tryeze të përbashkët mes gjermanëve, çetnikëve dhe Xhafer Devës ishte se si të rregullonin bashkëpunimin shqiptaro-serb të forcave nacionaliste sepse kishin të dyja palët forca të armatosura.

Dalim në një element të rëndësishëm, Deva njihet si patriot dhe ka luftuar dhe ka bërë gjithçka kundër serbëve, atëherë si mundet të pranohet në këtë kohë që të ulesh në tryezë në marrëveshje dhe të tentosh të rregullosh marrëdhëniet me çetnikët serbë me qëllim për të ndihmuar gjermanët.

Po ashtu ka pasur indicie për takime të tjera. Ky fakt del për herë të parë dhe nuk ë48shtë përmendur askush dhe për këtë dokument kam kërkuar gjatë në arkivat gjermane në Fraiburg.”, u shpreh historiani Kasmi.

/a.r

Next Post
‘Këtu mbreti i ligjit jam unë’/ Mit’hat Havari tregon përplasjen me Topallin: Berisha është personi përgjegjës për…

'Këtu mbreti i ligjit jam unë'/ Mit’hat Havari tregon përplasjen me Topallin: Berisha është personi përgjegjës për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dërgon sisteme të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme

Holanda ngre alarmin: Rusia mund të sulmojë një shtet të NATO-s brenda një viti pas luftës në Ukrainë

June 29, 2026
Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

Ministri i Drejtësisë mesazh magjistratëve të rinj: Reforma nuk ka më fytyrën e ligjeve, ka fytyrën tuaj!

June 29, 2026
Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

“Na kthejnë në epokën e gurit!”, deputeti i PS nxjerr prapaskenat e protestave në Tiranë

June 29, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri

June 29, 2026
Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

Pas tërmeteve në Venezuelë, Kina jep 100 milionë juanë ndihmë shtesë

June 29, 2026
Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

Nufi pritet nga Dendias në Athinë, zbardhen detajet nga takimi

June 29, 2026
Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

Protesta në Tiranë, nën hetim 31 persona për grumbullime e manifestime të paligjshme

June 29, 2026
Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

June 29, 2026
Sot Kuvend/ ‘Breshëri’ interpelancash, pritet të miratohen ndryshimet në rregullore

Ndërhyrjet e huaja dhe lajmet e rreme në fokus, Kuvendi krijon mekanizëm të ri monitorimi

June 29, 2026
Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In