• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Historianët: Ja si mund të zgjidhet problemi i pronave me Manastirin e Deçanit

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka përpiluar një marrëveshje mirëkuptimi përmes së cilës do të mund të zgjidhej problemi në mes të Komunës dhe banorëve të Deçanit me Manastirin e Deçanit.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të Manastirit për tokat rreth tij dhe dy ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat komuna dhe banorët besojnë se janë pronë e tyre, historianët e Deçanit kanë përpiluar një dokument-marrëveshje që do të zgjidhte debatin e vjetër.

Ky dokument-marrëveshje, të cilin e ka Klan Kosova, kërkon nga Manastiri i Deçanit, “që t’u jap fund pretendimeve pronësore ndaj pronave publike-shoqërore të dy Ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’ dhe pronave të tjera private afër territorit të saj”.

Historianët deçanas thirren në një vendim të Gjykatës Komunale të Deçanit të viti 2002.

Sipas këtij vendimi, kur këto toka dhe dy ndërmarrjet i ishin dhënë Manastirit të Deçanit nga Republika e Serbisë gjithçka kishte ndodhur në kohën e masave të dhunshme.

“Prandaj Gjykata konstaton se kontrata e lidhur në mes të paditurit të parë, Manastirit të Deçanit dhe të paditurit të tretë, Republikës së Serbisë, është e pavlefshme dhe e kundërligjshme, pasi që i padituri i tretë ia ka dhuruar të paditurit të parë palujatshmërinë, që nuk i takon atij por që është pronë e NSH-së dhe punëtorëve të saj. Gjykata gjithashtu vëren se i padituri i dytë Komuna e Deçanit nuk e ka kontestuar padinë dhe se e ka pranuar atë”.

Por, përse do të pranonte Manastiri i Deçanit një marrëveshje të tillë dhe heqjen dorë nga tokat të cilat tashmë i ka në pronësi edhe me ligjet e Kosovës?

Dega e historianëve në dokumentin e përpiluar ka renditur edhe favorizimit që Manastiri do të kishte nga Komuna në qoftë se e pranon këtë marrëveshje.

Nëse krerët e Manastirit pajtohen me këtë propozim-marrëveshje atëherë komuna e Deçanit duhet jetë e gatshme të plotësojë nevojat e komunitetit që jeton në manastir, po ashtu edhe të plotësojë kërkesat e Manastirit.

Po që se këtë marrëveshje pajtohen ta nënshkruajnë Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit atëherë garantues të saj do të jenë Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadat e Quint-it, njofton Klan Kosova. Një përgjigje për këtë propozim ende nuk e kanë dhënë as nga Komuna e Deçanit e as nga Manastiri. (b.an)

Next Post

Noka thyen heshtjen, por jo për UDB-në, por për drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In