• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia, sesi një foto në Instagram… krijoi një markë të njohur

by Java News
07/07/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një çift i dashuruar filloi të bënte foto të veçanta përgjatë udhëtimeve të tyre nëpër botë dhe papritur projekti fitoi miliona adhurues dhe tërhoqi vëmendjen e firmave reklamuese.

Murad Osmann-i nuk e kishte idenë se do të ishte nismëtari i një serie virtuale fotosh kur shkrepi një fotografi të thjeshtë të së dashurës së tij të atëhershme, Natali dhe e ngarkoi atë në Instagram, ndërsa ishin me pushime në vitin 2011. Çifti po kalonte disa ditë ekstra në Barcelonë pas një vizite pune, kur Murad-i bëri foton e thjeshtë të saj teksa hynte në një derë të pikturuar me grafiti dhe me krahun e vet të shtrirë kapur për dore me të.

“Ajo ma kapi dorën dhe më tërhoqi përpara”, tregon Osmann-i për Adweek. “Bëra një foto dhe më pas e publikova atë – kështu filloi e gjitha kjo”.

Fotoja nxiti projektin #Followmeto (Më ndiq në) në Instagram, ku Murad-i fikson foto të ngjashme në stil në vende ekzotike dhe të jashtëzakonshme, me atë që është tani gruaja e tij. Pesë vite pas publikimit të fotos së parë, Murad-i ka 4.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa llogaria e Natali Osmann-it ka 1 milion të tjerë. Dhe përdoruesit e frymëzuar nga projekti kanë ngarkuar më shumë se 337,000 foto në Instagram me hashtagun #Followmeto.

Osmann-i ia jep meritën zhvillimit të shpejtë të Instagram-it për suksesin e projektit të tij, por më vonë ai kuptoi një mundësi për ta kthyer projektin e tij të pasionit për turizmin në një biznes legjitim të udhëtimit.

“Kur projekti ynë fitoi gjithë këtë popullaritet, audienca për Instagram-in thjesht lulëzoi”, tha ai. “Njëkohësisht, mund të thuash të njëjtën gjë rreth blogut. Pesë vite më parë, blogerët dhe e gjithë kjo industri ishin krejt ndryshe, askush nuk po krijonte biznese rreth tyre”.

Nxitur nga shifra të tilla, çifti e ktheu llogarinë në një markë të mirëbesimit. Ata po punojnë me reklamues elitarë për të krijuar reklama tërheqëse dhe po lançojnë një platformë për të bashkëpunuar me blogerë të tjerë, shkruan shqip.

Projekti #Followmeto gjithashtu u përfshi në televizor dhe në marrëveshje librash. Çifti mban një program 20-minutësh të udhëtimit në Rusi, ndërsa i çon shikuesit në prapaskenat e fotove të tyre online. Ndërsa Osmann-i ende qëndron pas kamerës së programit televiziv, ka një skuadër produksioni dhe një dron që e ndjek çiftin në udhëtimet e veta.

Vitin e shkuar, Natali dhe Murad punuan për një libër me fotot e tyre më të mira.

“Po përpiqemi të ndërtojmë shumë projekte që të mos jetë vetëm rreth fotove”, shpjegon Murad.

Mijëra fansa kanë imituar fotot e çiftit në platformat sociale dhe media ka treguar interes të fortë në projekt. Një artikull i Daily Mail në 2013 shkroi se shumë ndjekës dhe shumë media e vazhduan trendin më pas, thotë Murad.

Pavarësisht jetës prej personazhesh të njohur në internet, të dy kanë punë me të cilat mbahen. Murad-i studioi inxhinieri civile në Londër përpara se të interesohej në fotografi. Ai është tani pronar dhe prodhues ekzekutiv i “Hype Productions”, një studio prodhimi me bazë në Moskë që punoi për video reklamuese të cilat fituan çmimin si më të mirat e marketingut në 2015 dhe 2016, ndërsa Natali është një gazetare.

Krijimi i një marke

Pjesë e ndërtimit të markës #Followmeto është edhe sipërmarrja me projekte reklamuese.

Murad-i dhe Natali-ja u bënë fytyrat zyrtare të Koncepteve Ndërkombëtare të Macy’s këtë vit, duke zëvendësuar zëdhënësen e mëparshme dhe modelen e modës Heidi Klum. Përveç fotografive në Instagram në Meksikë dhe Marok, fotot e çiftit janë shfaqur edhe në shtypin e shkruar, në reklama të mëdha dhe brenda dyqaneve.

Ndryshe nga reklamat e zakonshme ku kompanitë i japin modelëve produktet e tyre, Macy’s u përshtat me stilin e fotove të çiftit dhe reklama i paraqet ata në një dyqan, ndërsa Natali bën blerje dhe Murad-i i mban dorën.

Ky lloj pajtimi financiar ka shumë probleme për nga kontrolli kreativ dhe vizion afatgjatë.

“Përpiqemi të punojmë me marka që ndajnë të njëjtën filozofi me ne, nëse poston një ose dy foto në Instagram, mund të fitosh disa para, por kjo nuk e ndihmon markën tënde”,- tha Murad-i. “Jemi shumë specifikë rreth integritetit të projekteve tona. Nëse shkoni në faqen tonë në Instagram nuk do të shihni kurrë një reklamë direkte”.

Bazuar në këtë filozofi, çifti po lançon një uebsajt që është një komunitet blogerësh dhe një burim për lidhjen e markave që kanë filozofi të ngjashme. Siç e përshkruan Murad-it, sajti është një “klub privat i udhëtarëve”.

Synimi është të krijohet një platformë me përmbajtje të sponsorizuar. Për shembull, një markë hoteli mund të sponsorizojë një postim rreth këshillave kryesore të udhëtimit.

“Po përpiqemi të kapërcejmë mënyrën e zakonshme të reklamimit dhe të krijojmë përmbajtje origjinale në reklamë. Reklamat e zakonshme po bëhen gjithnjë e më të vështira dhe të gjithë po shkojnë te personat me ndikim për ta bërë reklamën më të besueshme”, shpjegon Murad-i.

Çifti gjithashtu planifikon të hedhë në treg produkte për shitje me markën #Followmeto si kapakë celularësh, mbështjellëse pasaportash dhe valixhe.

Sa u përket postimeve të sponsorizuara në Instagram, i riu është i shqetësuar se puna me disa kompani mund të largojë miliona ndjekës të projektit përgjatë viteve.

“Ka shumë mënyra se si mund të shkojnë gjërat keq, ndaj aktualisht po përpiqemi të krijojmë një sistem, – tha ai. – Nuk duam të bëjmë shumë projekte reklamash. Duam të bëjmë disa, por cilësore”.

Next Post

E dashura e Zazës... Mua ma bën "golin" rregullisht (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In