• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Historia prekëse e aktivistit që shpërndan ndihma dhe lodra për fëmijët sirianë

by A R
26/09/2016 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur Rami Adham ishte në ditën e parë për të shpërndarë ndihmat e para në Aleppo, ai kishte kaluar kufirin për në Siri i ngarkuar me ushqime dhe ilaçe.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, ai me vete nuk kishte vetëm ndihma – kishte edhe 25 arusha dhe 36 kukulla Barbie.

t2

Punëtori finlandezo-sirian i ndihmave nuk kishte planifikuar për të marrë lodra. Por ishte vajza e tij tre vjeçare Yasmin, ajo që kishte këmbëngulur që lodrat e saj do ti dhuronte për fëmijët sirianë.

Adham e bëri këtë premtim dhe u nis, duke filluar një traditë nga e cila edhe e ka fituar pseudonimin “trafikanti i lodrave” në Siri.

Siç kishin shkruar mediat e huaja, në katër vitet e fundit, deri më tani ai ka shpërndarë mijëra lodra për fëmijët sirianë.

t3

 “Herën e parë, shkuam në një kamp refugjatësh pranë kufirit. Ne duhej të sillnim ushqim, por kur filluam të shpërndanim lodra, kjo krijoi një bujë të madhe. Fëmijët vinin nga të gjitha anët. Kuptova se ata nuk janë duke menduar vetëm për ushqimin – ata po kërkonin edhe lodra”, rrëfen Adham, 43.

Siç ka rrëfyer ai javë më parë, ai udhëton nga shtëpia e tij në Finlandë në Siri çdo dy muaj, pavarësisht nga të gjitha rreziqet.

Çdo herë, Adham mbart rreth 80 kilogramë lodra të dhuruara përtej kufirit nga Turqia.

Siç përcjellin mediat e huaja gjatë kohës kur ishte Muaji i shenjtë i Ramazanit, ai kishte sjellë 700 lodra në një kamp refugjatësh në afërsi të qytetit verior sirian të Atmeh, në të cilin gjendeshin 80.000 njerëz.

t4

Në qershor, ai kishte për të ecur tetë milje në qytet, sepse lëvizjet ishin shumë të rrezikshme, pasi që zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppos ishin efektivisht të shkëputura nga bota e jashtme.

“Kjo ishte vizita ime e 27-të në Aleppo që nga viti 2011, dhe kjo ishte më e rrezikshmja”, kishte thënë ai.

Adham ka lindur në Siri dhe emigroi në Finlandë në vitin 1988, ku ai drejton një agjenci të ndihmave, të quajtur Suomi Syyria.

Next Post
Sipërmarrësit italianë dhe izraelitë investime në teknologjinë e agro-biznesit

Sipërmarrësit italianë dhe izraelitë investime në teknologjinë e agro-biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com