• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sipërmarrësit italianë dhe izraelitë investime në teknologjinë e agro-biznesit

by A R
26/09/2016 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipërmarrës italianë dhe izraelitë, po ndërmarrin investime konkrete në sektorin e agrobiznesit shqiptar, në drejtim të implementimit të teknologjive të reja moderne për përpunimin e produkteve bujqësore.

Risi teknologjike në përpunimin e produkteve bujqësore u bënë publike në një konferencë kombëtare në Tiranë të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i AgrobiZnesit Shqiptar, Universiteti Bujqësor, ku merrnin pjesë edhe fermerë të interesuar nga i gjithë vendi.

Sipërmarrësi italian Angelo Amato, organizator i konferencës, u shpreh për ATSH-në, se tregu shqiptar po ofron për investitorët e huaj, gjithnjë e më shumë mundësi dhe klimë të lehtësuar për të bërë biznes.

Në këtu kushte, vijoi ai, po prezantojmë teknologjitë inovative italiane për të bashkëpunuar me agrobiznesin shqiptar, në përpunimin e produkteve bujqësore, me destinacion tregun e huaj.

“ Makineritë e teknologjitë e prezantuara të prodhuara nga kompanitë e pranishme, përmbushin të gjitha kërkesat në drejtim të cilësisë së produkteve, reduktimin e konsumit të ujit, energjisë dhe të uljes së kostos së prodhimit, si dhe reduktimin e ndikimit në mjedis dhe uljen e ndotjes”, tha ai.

Avner Galili, përfaqësues i kompanisë izraelite “JURAN”, prezantoi makinerinë bashkëkohore të përpunimit të shegës, e cila sipas tij është unikale në llojin e vet.

Teknologjitë izraelite, tha ai, po gjejnë një shtrirje të gjerë në sektorin e agrobiznesit shqiptar, duke dhënë një kontribut të madh në rritjen e efiçencës dhe cilësinë e prodhimit.

Një prej makinerive që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve ishte ajo për përpunimin e qumështit.

“Makineritë që do te vihen në dispozicion shërbejnë për fermat e vogla e të mesme, dhe ofrojnë cilësi të lartë përpunimi te produkteve vendase.  Makineritë “CASARO”, për përpunimin e qumështit, funksionimi i të cilave bazohet në filozofinë “Të gjitha në një”, ofrojnë një rendiment mbi 65 përqind” tha përfaqësuesja Ivana Cerri raporton ATA.

Ndërsa Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, vuri ne dukje se së shpejti nis programi 2017-2020, ku do të financohen rreth 2500 projekte në të gjithë vendin me një fond që arrin në 96 milionë euro, prej të cilave 25 përqind janë të Qeverisë Shqiptare./a.m.

Next Post
FOTO/ Bleona Qereti me pasanikun indian (flet për disa projekte…)

FOTO/ Bleona Qereti me pasanikun indian (flet për disa projekte...)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com