• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia përfundon, kur arrin më të keqen

by Ben Andoni
08/05/2023 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duhet të provohet diçka deri në fund, në mënyrë që publiku të kuptojë se cilat janë të mirat e të këqijat e një sistemi të zgjedhur, por edhe vetë stadet e zhvillimit të tij shoqëror-politik. Historia është e mbushur me shembuj, por edhe me realitete, që tregojnë se duhet të kapësh fundin për të kuptuar se ke nevojë për ndryshim. Me sa duket, kjo po ngjet me Zgjedhjet Lokale 2023, kur njerëzit po i besojnë sërish të Vjetrës dhe shumë pak të Resë. Kjo e fundit e përfaqësuar gjithnjë e më pak, qoftë edhe nga kandidatët më të rinj në moshë sa i përket programeve. Si nuk kishte ndodhur prej vitesh, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha jo vetëm ka zbritur në terren, por me të njëjtëm retorikë të përdorur shumë e shumë vite më parë, kërkon të bëjë ndryshimin! Rama, lideri i “të ardhmes”, sipas shpurës së tij te PS-ja po tregon se është pjesë e një narrative të vjetër, kur në çdo moment përmend handikapet që ka përballë dhe etiketimin me fjalë shumë negative të kandidatëve kundërshtarë.

Demokracia është një sistem që jeton falë një serie kompromisesh të pakëndshme e, shpesh, të dhimbshme dhe në masë të vogël intelektualë me prestigj nuk u shkojnë shumë kompromiset, ndaj jo më kot një pjesë e tyre kanë shkuar deri në ideologjitë ekstreme dhe zgjidhje të tilla, qoftë edhe jo tamam të tilla. Në një farë mënyre të tilla zgjedhje janë shumë më afër me realitetin sesa dogmat dhe “procedurat e vakëta dhe të përditshme të demokracisë”, shprehej shkrimtari austriako-gjerman Daniel Kehlman.

Në rastin e Shqipërisë të vjen përballë një përvojë e gjatë gati 45 vjeçare e komunizmit, e cila për hir të së vërtetës e gjeti fundin jo prej shqiptarëve, por rrethanave të rënies së Murit të Berlinit dhe shembulli do të ishte pikërisht pastaj zhvillimi anemik i lëvizjeve demokratike, që do t’u kushtonin kaq shumë shqiptarëve në të ardhmen. Por duket se në kohën tonë ajo që bën sens është çka shprehej dikur shkrimtari zvicerian Friedrich Dürrenmatt se: një histori nuk mbaron nëse nuk gjen variantin më të keq të saj. Dhe, ky është rasti i Shqipërisë me vitin e mbrapshtë ’97, ky lidhet me rikthimin sërish të Berishës si kryeministër dhe përbën tanimë dhe faktin tek votimi i vazhdueshëm për alternativa dhe individë, që nuk i përkasin shijeve dhe pritshmërive. Ndaj shqiptarët me sa duket do të vazhdojnë në këtë gjëndje për ta provuar live fundin dhe mbi të gjitha pamundësinë e zhvillimeve…, që u dikton koha. Ndaj dhe Berisha dhe Rama do të vazhdojnë të jenë dhe pak në skenën shqiptare me të njëjtën narrativë të ashpër. (Javanews)

Next Post
Berisha i dëshpëruar për një ‘çati’ më 14 maj, Alibeaj bën ‘harakiri’ me PD

FOTOT/ Fushata e 14 majit, Alibeaj nxjerr blof Berishën: Ja si ka zaptuar televizionet me ndihmën e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

Gara për kreun e PD-së, Balliu: Unë nuk jam kukulla e Berishës, koha e tij ka mbaruar!

April 9, 2026
A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

A e sulmoi Izraeli Libanin për të prishur armëpushimin e luftës me Iranin?

April 9, 2026
“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

“9 vende kanë vendosur veton ndaj Shqipërisë në BE”, Rama: Barcaleta, e njëjtë sikur shpallën edhe Trumpin të korruptuar pas takimit me mua

April 9, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit: Hapet javën e parë të Majit

April 9, 2026
Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

Trump i kërkon Netanyahut të ndalë sulmet ndaj Libanit, për të lehtësuar bisedimet

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In