• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e trishtë e 18-vjeçares që shfrytëzohej për prostitucion

by A R
28/07/2017 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur, të cilin më pas kishin në plan ta trafikonin në Itali, arrestohen dy tutorët.

Pas mbajtjes në përgjim për një periudhë prej katër muajsh, policia ka vënë në pranga Juli Z., 40 vjeç dhe Lumturie K., 43 vjeçe. Ata dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion një vajzë të mitur nga Malësia e Madhe përkundrejt një pagese nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetër.

prostitute-2

Operacioni i koduar “Last Time” u finalizua nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë. Gjatë hetimeve 4-mujore janë mbledhur provat që implikojnë dy të arrestuarit se shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur edhe skemën se si funksiononte grupi.

Përveç shtetasit Ylli Z. dhe Lumturie K., pjesë e grupit është dhe P.S., 47 vjeç, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa një prej të arrestuarve të tjerë në këtë operacion është Lekë C., i cili është kapur si klient në momentin e finalizimit të operacionit. 38-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 18-vjeçare kundrejt pagesës.

Përveçse për shfrytëzim prostitucioni, grupi i arrestuar funksiononte edhe për trafikim të vajzave të mitura jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve, Ylli Z., pasi e ka shfrytëzuar për prostitucion vajzën e mitur bashkë me shtetasen Lumturie K., ka tentuar që ta trafikojnë drejt Italisë. 40- vjeçari akuzohet jo vetëm për “shfrytëzim prostitucioni”, por edhe për “trafikim të të miturve, mbetur në tentativë”.

Nga sa mësohet, Ylli Z. ka bërë gati pasaportën për vajzën e mitur në mënyrë që të udhëtonte bashkë me të drejt Italisë me qëllimin për ta trafikuar si prostitutë në shtetin fqinj.

Tentativa e tij ka dështuar pas arrestimit. 43- vjeçarja Lumturie K. luante rolin e tutores dhe siguronte klientë për vajzën e mitur për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesave me para në dorë.

Shtetasit që shfrytëzonin vajzën e mitur për prostitucion nuk kishin një pikë të caktuar referimi, por personat që gjenin si klientë shkonin në hotele të ndryshme, kryesisht në pjesë periferike apo ku nuk kishte shumë lëvizje këmbësorësh. Klientët paguanin 50-100 mijë lekë të vjetër te tutorët e vajzës së mitur.

Sipas burimeve policore, vajza e re paguhej me shuma qesharake, duke i dhënë vetëm 5-10 mijë lekë të vjetër apo në disa raste nuk e paguanin fare duke i bërë presione nga më të ndryshmet. Sipas burimeve, vajza ka qenë 17 vjeçe në momentin që ka nisur të shfrytëzohet për prostitucion në mënyrë sistematike.

Ndërsa aktualisht, vajza sapo ka mbushur 18 vjeç, por ajo është shfrytëzuar gjatë 2016-s, por edhe në 2017-n. 18- vjeçarja vjen nga një familje me probleme të thella sociale. Familja e saj jeton në Malësinë e Madhe, por prindërit i janë divorcuar prej kohësh, duke krijuar një dramë edhe për vajzën që ishte ende e vogël. Së fundmi, 18-vjeçarja kishte shkuar te nëna e saj, e cila ka gjetur një partner tjetër në Dajç.

Për vite me radhë, vajza nuk është shkolluar, por edhe nuk është trajtuar siç duhet, duke bërë që persona të tjerë të përfitojnë duke e shfrytëzuar në rrjetin e prostitucionit dhe duke tentuar ta trafikojnë drejt Italisë raporton Panorama.

Aktualisht 18-vjeçarja ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike dhe po trajtohet në një prej qendrave shtetërore të rehabilitimit në Tiranë, për të kaluar këto momente të vështira të jetës së saj.

Next Post
Situata me zjarret, Demiraj: Kemi kërkuar helikopterë nga Greqia e NATO

Ekstradimi i "Ballistit", Demiraj kërkon nga Kroacia gjykim të drejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë shpresat tek Erioni

Vuçiç i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve

October 27, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am!

October 27, 2026
Protokolli i ri, vlerësim drejtorëve të shkollave dhe krerëve të institucioneve arsimore! Ja 6 standardet që duhet të plotësojnë

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

October 27, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

October 27, 2026
Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

October 27, 2026
Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

October 27, 2026
“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

October 27, 2026
Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

October 27, 2026
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

October 27, 2026
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Shqipëria plaket, fatura shtohet: Një në tre lekë për mbrojtjen sociale vitin e ardhshëm!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In