• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Historia e tmerrshme e gruas së marrë peng, u shit katër herë në Maqedoni

by A R
05/01/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjollca Shkëmbi, nga Pojani i Korçës, gruaja që u mbajt peng për katër ditë nga një 52-vjeçar, Qazim Qazimaj, ka bërë një rrëfim tronditës për Gazetën Shqiptare. 24-vjeçarja tregoi se është shitur katër herë për 400 euro nga i biri i pengmarrësit, Urim Qazimaj, dhe daja i këtij të fundit, Mersin Myrtollari. Shitja bëhej për martesë me burra nga Maqedonia dhe hera e fundit ka qenë me një burrë 75 vjeç. Në çdo rast, ajo braktiste burrin, duke u kthyer ilegalisht në Shqipëri, për të bërë martesën e radhës, e dhunuar fizikisht sa herë që kundërshtonte. “Jam shitur katër herë në Maqedoni me burra mbi 50 vjeç kundrejt shumës 400 euro, dhe më pas dhunohesha fizikisht nëse nuk pranoja të martohesha me personin e radhës. Herën e fundit më kanë detyruar të martohem me një burrë 75 vjeç. Urim Qazimaj së bashku me disa persona të tjerë kryenin celebrimin me dokumente të falsifikuara, që personi me të cilin do të martohesha të besonte. Pasi martohesha, ikja nga Maqedonia dhe kthehesha nga mali në Shqipëri”, thotë nëna e një vajze 4-vjeçare.

Ajo ka sqaruar edhe se është detyruar të hedhë poshtë akuzat e policisë ndaj dy “mblesëve”, për shkak të dhunës dhe kërcënimeve me jetë.

Pas akuzave të ngritura ndaj Urim Qazimit, babai i tij e ka thirrur Vjollcën dhe e ka mbajtur një javë me forcë.

“Qazim Qazimaj (i arrestuar dy ditë më parë) më ka thirrur në banesën e tij dhe më ka mbajtur peng deri dje (të dielën). Ai më ka kërkuar duke më kërcënuar që të hidhja poshtë të gjitha akuzat ndaj djalit të tij, Urimit, me qëllim që të lihej i lirë nga policia”.

Ajo fitoi lirinë nga djali i vogël i pengmarrësit, i cili iu përgjigj lutjeve të saj, duke e lënë të lirë, fshehurazi babait.

Për martesat në Maqedoni ajo thotë se ka qenë e detyruar edhe nga gjendja e vështirë ekonomike.

“Familja ime jeton në gjendje të mjerueshme, nuk kemi bukë të hamë, dhe për këtë unë doja një jetë më të mirë. Urimi, të cilin e njoh se jetojmë në një fshat, më njohu me një maqedonas dhe më tha që është njeri i mirë dhe është edhe në gjendje të mirë ekonomike. Pas disa takimesh unë u martova me atë person, por nuk e dija që kundrejt martesës, ai që më njohu me të kishte marrë lekë. Pas disa kohësh unë u ndava, pasi maqedonasi më dhunonte dhe më hoqi edhe fëmijën 4-muajsh në bark. Më pas Urimi filloi të më bënte presion dhe më dhunonte nëse nuk vazhdoja të pranoja me persona të tjerë, duke më thënë se do të bëhej i pasur dhe s’kishte pse të bënte më punë të rëndomtë, dhe se kjo do të më siguronte edhe mua mjaft të ardhura. Çdo ditë interesoheshin për klientë nga Maqedonia dhe zgjedhjen e bënte Urimi bashkë me dajën e tij, i cili na ndihmonte të kalonim kufirin. Personat që interesoheshin për të kryer lidhje martesore ishin moshë e madhe, mbi 50 vjeç, ndërsa i fundit ka qenë 75 vjeç. Ka qenë e tmerrshme”, thotë gruaja për Gazetën, duke mos i mbajtur lotët.

“Kur shkoja në Maqedoni, shoqërohesha nga daja i Urimit, Mersini dhe një herë nga Urimi. Këtë e bënin që të mos binin në sy nga policia kufitare. Pasi më çonin te personi që kishte dhënë paratë, unë mbaja identitete të ndryshme për të figuruar beqare dhe që ata të më pranonin që të martohesha, ndërsa celebrimin e kryenim me dokumente të falsifikuara. Të gjitha këto i kryente Urimi në bashkëpunim me dajën e tij. Merrnin certifikata me emër tjetër dhe më pas kryenim celebrimin. Pasi qëndroja 1 muaj me burrin që më kishte blerë, unë largohesha fshehurazi, kaloja kufirin nga mali, ku më priste Urimi, dhe kthehesha për të kryer martesën e radhës. Jam detyruar të rri pa ushqim, keqtrajtohesha nga burri që më kishte blerë, kryeja marrëdhënie si kafshë (qan). Nuk mundem të flas, pasi vetëm shpirti im e di çfarë ka vuajtur (qan)”.

Për ditët e kaluara peng dhe tërheqjen e akuzave për Urimin, Vjollca Shkëmbi tregon se “nuk kisha zgjidhje tjetër, sepse më kishte marrë peng babai i Urimit, i cili më kërcënonte me jetë nëse nuk hidhja poshtë akuzat e policisë me qëllim që djali i tij të lirohej. Më ka mbajtur të mbyllur në një dhomë të ftohtë, ku më kërcënonte dhe dhunonte, derisa ika u largova dhe denoncova në polici. Jam mbajtur e mbyllur 4 ditë; edhe Vitin e Ri e kam kaluar në errësirë, pa drita, pa ujë dhe pa ushqim. Në shtëpinë e tij ku unë kam qenë e mbyllur kanë ardhur persona të ndryshëm që më kërkonin, pasi edhe babai i Urimit ka qenë në dijeni të shitjes sime, pasi ndanin lekët me njëri-tjetrin. Unë kam frikë për jetën time dhe të vajzës, sepse persona të panjohur vijnë çdo ditë dhe më kërcënojnë se do të më vrasin”.

Gazeta Shqiptare

Next Post

Për herë të parë në Shqipëri: Operacion në tru, me pacientin zgjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In