• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e shpikjes së shiringës që sot po bën të mundur vaksinimin masiv

by Java News
03/01/2022 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Magnus Bennett – BBC

Qindra e miliona njerëz në të gjithë botën po presin të vaksinohen kundër Covid-19 gjatë muajve të ardhshëm. Vaksina injektohen me një shiringë hipodermike, por kush e shpiku atë.

Shiringa që po përdoret tani për të siguruar mbrojtje kundër koronavirusit, mund të duket shumë e thjeshtë për t’u krijuar, por pamja e jashtme të gënjen.

U deshën mijëvjeçarë për të krijuar shiringën hipodermike në një formë që do të lejonte vaksinimin masive që po bëhet sot.

Një kirurg irlandez, Francis Rynd dhe mjeku francez, Charles Pravaz, dhanë një kontribut të madh në këtë fushë, në mesin e shekullit 19-të. Por ishte mjeku skocez, Alexander Wood, i cili tani njihet gjerësisht për shpikjen e shiringës hipodermike të ditëve moderne, informon abcnews.al.

Shiringat, në një formë ose në një tjetër, kanë ekzistuar që nga koha e mjekut grek, Hipokratit, në shekullin 5-së para Krishtit.

Versionet e hershme ishin të papërpunuara. Të ndërtuara nga fshikëza të kafshëve dhe tuba. Ato u përdorën kryesisht për larjen ose shpëlarjen e një plage.

Në shekullin e 11-të, një okulist egjiptian përdori shiringën e parë të njohur si hipodermik për të hequr kataraktat. Por vetëm në mesin e shekullit 17-të u ndërmorën eksperimentet më të hershme të konfirmuara në injeksionin intravenoz. Ai injektoi opium, alkool dhe metallodrug krokus, në qen të ndryshëm. Njëri ra në gjumë, tjetri u deh ndërsa i treti mbeti në koma.

Në kohën kur Edward Jenner, i cili krijoi shiringën e parë në botë, u shfaq në skenë gati 150 vjet më vonë, ende nuk kishte asnjë shenjë të një metode të sofistikuar të administrimit të ilaçeve në trupin e njeriut.

Në 1796, ai vaksinoi me sukses një djalë 8-vjeçar kundër lisë, informon abcnews.al.

Sidoqoftë, vaksina u administrua përmes një prerjeje, dhe kështu teknikisht nuk ishte një injeksion. Nga mesi i shekullit 19-të, mjekët  kishin filluar të përqendroheshin në një sistem më efikas të shpërndarjes së ilaçeve. Në 1844, kirurgu irlandez Francis Rynd shpiku atë që ishte pa dyshim gjilpëra e parë e zbrazët në botë.

Por ishte një pajisje e cila përdorte gravitetin për të bërë të mundur rrjedhjen e lëngut dhe përfshinte prerjen e lëkurës. Sidoqoftë, brenda 10 viteve, lindi versioni modern i gjilpërës hipodermike.

Në 1853, mjeku Alexander Wood shtoi pjesën tërheqëse dhe zhvilloi shiringën e parë prej qelqi që i lejoi mjekët të vlerësonin dozën bazuar në sasinë e lëngut të vëzhguar me sy të lirë.

Pacientja e tij e parë ishte një grua 80-vjeçare, e cila vuante nga një formë nevralgjie, informon abcnews.al.

I shqetësuar vetëm për lehtësimin e dhimbjeve të lokalizuara, ai i injektoi asaj 20 pika tretësirë vinoze morfinë, në shpatullën e saj ku dhimbja ishte më e fortë. Më pas ajo ra në gjumë të thellë, por më vonë u shërua.

Shpikja e Wood përkoi në të njëjtin vit me krijimin e një instrumenti të ngjashëm nga kirurgu francez Charles Pravaz.

Por ndërsa shiringa e Wood ishte bërë prej qelqi dhe përmbante një tërheqës, shiringa e Prava ishte e përbërë kryesisht nga argjendi dhe përdorte një vidë që duhej të kthehej për të futur ilaçin në trup.

Vaksina e Wood me injeksion nënlëkuror u bë e njohur shumë shpejt në Britaninë e Madhe.

Kaluan disa vjet para se një kirurg nga Londra, Charles Hunter, të krijojë termin “hipodermik”, bazuar në fjalët greke “hypo” (nën), dhe “derma” (lëkurë).

Daisy Cunynghame, menaxher i bibliotekës dhe trashëgimisë për RCPE (Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Edinburgut) thotë se, gjilpëra moderne hipodermike ka ndryshuar shumë pak nga modeli i Wood.

Next Post
Vendimi i “Kurtit”/ Nga sot për të hyrë në Kosovë nevojitet dëshmia e vaksinimit me dy doza

Vendimi i "Kurtit"/ Nga sot për të hyrë në Kosovë nevojitet dëshmia e vaksinimit me dy doza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In