• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e refugjatit sirian që ka hapur biznes në Shqipëri

by Java News
21/03/2016 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një magazinë e madhe e sapolyer me bojë në Babrru, në periferi të kryeqytetit është vendi ku bën biznes një dyqan rrobash të përdorura. “Darwish” lexon emri i pazakontë mbi dyqan, shkruar me shkronja të mëdha të kuqe në dritare, i cili përfaqëson me krenari mbiemrin e pronarit. Nën të, në shqip është shkruar “rroba të përdorura” po me të njëjtat shkronja të kuqe.

Pronari i dyqanit, Samer Darwish, nuk është shqiptar. Një refugjat nga Siria e shkatërruar prej luftës, ai hyri në këtë vend ballkanas vetëm katër muaj më parë. Në atë kohë ai kishte krijuar tashmë një firmë fitimprurëse, që përfshin magazinën qendrore dhe tre dyqane të tjera në vende të ndryshme të Tiranës. Gjithsej ato punësojnë pesë vendas.

“Nuk do ta kisha besuar kurrë që do të përfundoja duke jetuar dhe punuar në Shqipëri – ka qenë plotësisht e paparashikuar,” tha ai për BIRN.640x480-Samer

“Por tani jam i lumtur dhe i vendosur ta bëj këtë,” shtoi Samer, duke rrëfyer se po merr në konsideratë hapjen e mundësive të reja të biznesit në vendin e tij. Darwish ishte një biznesmen i suksesshëm në Alepo, Siri, duke importuar makina nga Europa dhe duke i shitur ato më pas në rajon.

Ëndrrat e tij u shkatërruan nga lufta. Në fund të vitit 2014, ai vendosi t’i bashkohet qindra mijëra shtetasve që lanë Sirinë dhe filluan udhëtimin si refugjatë, në kërkim të një jete të re në Europë. Rruga e tij ishte e ngjashme me atë të shumë të tjerëve. Nga Siria ai shkoi në Turqi dhe hipi në një nga anijet e mbipopulluara që e çuan në brigjet e Greqisë.

Nga atje kaloi në Maqedoni dhe mori “itinerarin famëkeq të Ballkanit” që e çoi në Hungari. “Udhëtimi im ndaloi atje sepse kërkova për azil në Hungari,” thotë Samer.

Falë kapitalit të vogël që kishte nga biznesi i vjetër, Samer mundi të blinte një shtëpi në Hungari dhe i provoi autoriteteve se ishte “një kandidat i mirë për azil”.

Pasi kërkesa e tij u miratua dhe sapo mori dokumentet që i lejonin udhëtimin, Samer filloi të mendonte se çfarë të bënte me jetën e tij të re në Europë.

Shqipëria ishte hapi i radhës sepse familja e motrës së tij kishte ardhur në Tiranë nga Alepo 18 vite më parë, kur kunati i tij biznesmen vendosi të provonte mundësitë e biznesit këtu.

Në katër vitet e fundit, teksa kriza politike në Siri thellohej dhe zhvillohej në luftë të shkallës së plotë, katër nga motrat dhe vëllezërit e tij u zhvendosën në Shqipëri dhe shtëpia e motrës së tij u bë një strehë e sigurt për familjen.

“Pasi një pjesë e familjes ishte tashmë në Tiranë, mendova përse të mos e provoj të bëj biznes mes Hungarisë dhe Shqipërisë dhe të shoh si do të shkojnë gjërat,” tha ai.

Ai mbërriti në Shqipëri në nëntor 2015 dhe ngriti një biznes që importonte rroba të dorës së dytë nga Hungaria.

“Mora ca këshilla nga familja që jetonte këtu por e bëra gjithçka vetë pasi asnjë prej tyre nuk kishte kohë të vinte të më ndihmonte,” tregon Samer.

Gjuha ishte një nga pengesat më të mëdha në fillim, por edhe vetëm me disa fjalë shqip, ca anglisht dhe shumë shenja me duar, Samer duket se po ia del mjaft mirë.

Brenda dyqanit te Darwish. Foto: BIRN

Brenda dyqanit te Darwish. Foto: BIRN

Sot, ai tregon me krenari certifikatën e tij të biznesit lëshuar më 1 dhjetor 2015 nga autoritetet shqiptare, që e lejon atë të bëjë tregti të veshjeve të dorës së dytë. Ai e mban të varur në mur në zyrën e tij në dyqanin kryesor në Babrru.

Ai sapo është kthyer nga Hungaria me 20 ton të tjera veshjesh të përdorura dhe ka mbikëqyrur punën e stafit të tij për përzgjedhjen e artikujve dhe shpërndarjen në dyqane të ndryshme.

“Pëlqej më shumë punonjësit shqiptar sesa ata të kombësive të tjera me të cilët kam punuar në të shkuarën,” thotë ai. “Ata punojnë shumë dhe janë të matur”.

Që pas suksesit në biznesin e veshjeve, Samer po peshon për hapat e radhës, si në aspektin privat dhe në biznes.

Ai dëshiron së pari të sjellë në Shqipëri tre fëmijët e tij, të cilët aktualisht jetojnë me gruan e tij të divorcuar në Turqi dhe t’i arsimojë këtu.

Pastaj ai peshon mundësinë e zgjerimit të perandorisë së tij të biznesit. Ai sheh shumë mundësi investimi në Shqipëri dhe do të krijojë mundësi më të mëdha punësimi për shqiptarët me të cilët punon.

“Mendja ime po funksionon shpejt dhe po mendoj të hap dyqane të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku kërkesa mund të jetë edhe më e madhe,” thotë ai për BIRN.

Sukseset e tij private dhe në biznes në Shqipëri e kanë nxitur atë të besojë se refugjatë të tjerë sirianë duhet të provojnë mundësinë dhe të kërkojnë azil në Shqipëri.

“Nëse do të më pyesnin, do t’i sugjeroja të kërkonin azil në Shqipëri, tha ai.

“Është më lirë këtu se në çdo vend tjetër të Europës dhe mund të zhvillojnë ide të mira për biznes dhe të ketë një jetë të mirë,” shtoi ai. “Plus që ky vend është i bukur dhe i ngrohtë,” përfundoi ai. BIRN

Next Post

Eduard Ndocaj kërkon të bëjë humor, por ngatërrohet me këmbët e veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In