Historia e pokerit, kur u krijua dhe cilat janë rregullat e saj
Poker është emri i përbashkët nën të cilin përfshihen një numër lojërash me letra, ku lojtarët vënë baste mbi fuqinë e letrave që ata mbajnë në duar. Në Poker bastet e të gjithë lojtarëve përfshihen në një “pjatë” të përbashkët, e cila i jepet lojtarit që mban kombinimin e letrave të rangut më të lartë në fund të një dore, ose vë një bast që kundërshtarët nuk janë të gatshëm ta barazojnë. Të gjitha lojrat e pokerit fillojë me disa baste të detyruara. Këto baste të detyruara janë “small blind” dhe “big blind” (dhe nganjëherë edhe ante). Në çdo lojë pokeri, lojtarët përdorin në mënyrë strategjike një sërë veprimesh në dispozicion të tyre.
Kur është krijuar
Loja e pokerit mendohet të jetë zhvilluar gjatë 10 shekujve të fundit ose më tepër nga lojra të lashta, të cilat luheshin mbi bazën e kombinimeve të letrave për të formuar një dorë të fortë dhe strategjive që lojtari përdorte për të mundur kundërshtarin. Besohet gjerësisht se një lojë e ngjashme me pokerin është luajtur diku nga vitet 969 p.k në Kinë, ku në bazë të gojëdhënave perandori Mu-tsung e ka luajtur në natën e ndërrimit të viteve me bashkëshorten e tij. Nga ana tjetër janë egjiptianët, të cilët gjatë shekullit XII- XIII njihen si praktikues të një lloj loje me letra. Për të vazhduar më pas me persianët me lojën e tyre “Ganjifa” ose “Treasure Cards”, lojë edhe kjo që përfshinte vënien e basteve dhe luhej me 92 letra. “As nas”, përsëri një lojë persiane, luhej me 25 letra, zhvillohej mbi vënien e basteve me rradhë dhe vlera e letrave kishte rend hierarkik. Në shekullin XVIII dhe XVIV në Francë u bë mjaft e famshme loja “Poque” dhe në Gjermani “Pochen”, të dyja këto me prejardhje nga loja spanjolle “Primero”, e cila përfshinte shpërndarjen e tre letrave për secilin lojtar. Vënia e basteve të mëdha ndërsa lojtari kishte në dorë letra jo shumë të mira, e keqorientonte kundërshtarin, dhe kjo në vetvete përbënte një stategji thelbësore për lojën. Primero daton në vitin 1526 cilësohet si babai i pokerit të kohëve tona për shkak të ngjashmërive që ato kanë. Kolonitë franceze e përhapën lojën sapo zbarkuan në Kanada. Loja aq shumë e dashur për ta Poque, u kthye në një lojë kombëtare në Francë. Në shekullin XVIII kur një grup franko-kanadez të ardhurish themeluan New Orleans, loja filloi të shpërndahej përtej lumit Mississippi në të gjithë vendin. Që nga shekulli XVIV e më pas, pokeri ka njohur vetëm zhvillim e përhapje në të gjithë globin. Kjo shtrirje e gjerë e tij ka qenë shkaku për ndryshimet që ka pësuar gjatë viteve. Stud Poker, Texas Hold`em, letrat e shpërndarja e tyre, bastet e mënyra e vënies së tyre,etj, janë të gjitha inovacione të dy shekujve të fundit, që e kanë perfeksionuar lojën dhe e kanë bërë atë kaq tërheqëse. Për sa i përket origjinës së pokerit, hamendjet dhe faktet që shfaqen janë nga më të ndryshmet. Diçka që mund të thuhet me siguri është se pavarësisht të gjithave pokeri kurrsesi nuk mund të jetë më i vjetër se vetë shpikja letrave, të cilat janë testuar si të suksesshme për herë të parë në Kinë në shekullin e XIII-të. Për herë të parë këto letra mbërritën në Europë përmes Mbretërisë Islamike Egjyptiane më 1360, nga porti tregtar i Venecias. Nuk mund të thuhet saktësisht ku, si dhe cila ishte forma fillestare e pokerit, por ajo që vlen për t`u pohuar është kontributi që secili nga vendet e lartpërmendura ka dhënë në formësimin e kësaj loje. Zhvillimet e fundit teknologjike e kanë bërë më të thjeshtë të luajturit poker. Futja e kazinove online e ka kthyer pokerin në pjesë integrale të jetës së njerëzve në të gjithë botën, duke e shijuar atë në çdo kohë e në çdo vend. Megjithatë, në versionin e tij modern, është shpikur në fillim të shekullit XIX, në Perëndimin mitik amerikan, veçanërisht në avulloret që notonin ngadalë mbi Misisipi. Në brendësi, ato anije ishin kazino të vërteta. Prova e parë konkrete për pokerin shfaqet në kujtimet e shkruara prej autorit anglez Joe Cowell, i cili jetoi gjatë në SHBA. Sipas tij, pokeri luhej në Nju Orlins në vitin 1829, me 20 letra nga 4 lojtarë maksimumi. Dalëngadalë loja nisi të përhapej, fillimisht në SHBA, pastaj në vende të tjera. Me kalimin e kohës, edhe rregullat ndryshuan. Vetëm prej disa dhjetëra vjetësh, loja zbarkoi në Europë.
A është e lehtë të fitosh?
E vërteta është se gjithçka ka ndryshuar në pak vite, ose më saktë, që kur lindi interneti dhe Chris Moneymaker. Po kush është Moneymaker? Një i panjohur që në vitin 2003, duke shpenzuar vetëm 40 dollarë për t’u kualifikuar, fitoi në Las Vegas “World Series of Poker” (Kampionatin Botëror të Pokerit) duke çuar në shtëpi 2,5 milionë dollarë. Mesa duket, fati i tij ishte vulosur edhe nga mbiemri: “Moneymaker” (person që fiton shumë para). Që atëherë, pokeri po përjeton një zhvillim të paparë, sepse të gjithë njerëzit menduan se mund t’ia dilnin mbanë dhe do të pasuroheshin sa hap e mbyll sytë. Por realiteti nuk është aspak i tillë: “Për të fituar në një lojë poker, duhet të kesh karakter, shkollë, aftësi psikologjike dhe shumë bagazh”, shpjegon Luca Pagano, një prej profesionistëve të ekipit “PokerStar” që në karrierën e tij ka fituar mbi 2 milionë dollarë në çmime. Lista e kualifikimit nuk mbaron këtu: “Duhet të dish të menaxhosh ashtu siç duhet paratë e vëna në lojë dhe të kesh shumë përvojë”. Ju do të pyesni që a është Pokeri një lojë strategjie? Sigurisht, por edhe fati luan një rol tepër të rëndësishëm që s’mund të përjashtohet. Sipas ekspertëve, 20% e lojës mund të kontrollohet, ndërsa 80% është fat.
Kundërshtarë globalë
Suksesi planetar i pokerit në versionin “Texas Hold’em” që është në modë sot, është shtuar falë përhapjes së këtij sporti në internet. Loja e parë me pagesë online është luajtur në vitin 1998. Një prej gjërave tërheqëse të “Hold’em” është se në versionin real, kuota e regjistrimit është fikse dhe jo shumë e lartë, për shembull 1 euro ose 1 dollar. Nëse fiton, paratë mund të të dyfishohen, trefishohen, e kështu me radhë. Por le të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të mos i krijomë askujt iluzione: të bësh profesionistin e pokerit është më pak argëtuese nga ç’mund të mendohet. Kush jeton me pokerin, luan si në internet ashtu edhe në dhjetëra tryeza ku gjen vend. Si pasojë, subjekti duhet të jetë i kthjellët dhe të dijë të marrë vendime të rëndësishme atëherë kur duhet, duke përdorur rregullat e arta të matematikës. Jo më kot, pokeri i Teksasit është bërë objekt studimi, ku përfshihen teoria e lojës dhe zgjuarsia.
Veprimet që kryhen gjatë pokerit
Të gjitha lojrat e pokerit fillojë me disa baste të detyruara. Këto baste të detyruara janë “small blind” dhe “big blind” (dhe nganjëherë edhe ante). Në çdo lojë pokeri, lojtarët përdorin në mënyrë strategjike një sërë veprimesh në dispozicion të tyre.
CHECK – Nëse nuk ka baste të tjera në raundin aktual, një lojtar mund të bëjë check. Të bërit check kalon veprimin tek personi tjetër në të majtë. Një check nuk nënkupton humbje të mundësisë për ta fituar pjatën. Nëse të gjithë lojtarët aktivë bëjnë check gjatë një raundi bastesh, ky raund konsiderohet i plotë dhe kalohet në raundin tjetër.
BET – Nëse nuk është vënë ende asnjë bast në raundin aktual të basteve, lojtari i parë që shton para në pjatë është ai që vë bast. Kur përballen me një bast lojtarët e tjerë mund të bëjnë vetëm fold, call, ose raise.
FOLD – Akti i humbjes së mundësisë për të fituar pjatën gjatë një dore pokeri. Një lojtari që foldon nuk i kërkohet ose lejohet të vërë bast të holla të mëtejshëm gjatë dorës në fjalë.
CALL – Nëse ka pasur një ose më shumë baste në raundin aktual, një lojtar mund të bëjë call. Call do të thotë që lojtari ti përgjigjet një basti të bërë nga kundërshtari(ët) e tij me të njëjtë sasi të hollash.
RAISE – Kur ka pasur bast(e) në raundin aktual të basteve, një lojtar mund të bëjë raise. Për të bërë raise një lojtari i duhet ti përgjigjet bastit të një kundërshtari(ësh) me një bast akoma më të madh. Madhësia e një raise varet nga formati i lojës që luhet, por duhet të jetë të paktën sa dyfishi i bastit të fundit.
Rregullat bazë të pokerit
Rregullat bazë të pokerit janë të thjeshta. Qëllimi i lojës është të fitosh pod-in ose shumën totale të bastit gjatë një dore minus komisionin.
Në një lojë pokeri mund të fitohen në këto mënyra:
-lojtari ka dorën më të mirë
-e bën të besojë kundërshtarin se e ka dorën më të mirë duke e shtyrë të pasoj (fold).
-Çdo dorë pokeri fillon kur të gjithë lojtarët ose disa prej tyre vënë bast një shumë të caktuar parash ose fishesh në pod. Basti fillestar i detyrueshëm quhet “bast qorr”, që në anglisht një term i tillë përkon me emërtimet “Ante” ose “Blind”. Ante quhet kur çdo lojtar vendos në pod një përqindje minimale fikse të bastit minimal, siç ndodh në rastin e Seven Card Stud.
-N.q.s kërkohet një blind, (si në Texas Hold’em e Omaha), dy lojtarët në të majtë të dealer-it të caktuar nga gjetoni i dealer-it hapin lojën duke proçeduar gjithmonë sipas akrepave të orës. Lojtari i parë hedh blind-in e parë (small blind) ose ndryshe bastin më të vogël dhe më pas lojtari i dytë hedh blind-in e madh (big blind).
-Pas një momenti të tillë vjen shpërndarja e letrave. Pasi lojtari e ka hedhur bastin e tij të detyrueshëm nuk vihen më baste të detyrueshme, kështu që lojtari mund të vendosë të vazhdojë lojën ose ta pasojë atë. Në bast mund të vihet e gjithë shuma e parave që lojtari posedon ose shuma që i autorizohet, ose në të kundërt lojtari mund të zgjedh të kursejë fishet për t’i dhënë përshtypjen kundërshtarëve të tij që ai ka eksperiencë. Vetëm fillestarët i shohin të gjitha duart.
-Duke vënë baste të forta për një dorë të fortë ekziston mundësia për të fituar më shumë para nga lojtarët e tjerë. Në përgjithësi në çdo gjiro bastesh hidhen tre baste të cilët janë të limituar. N.q.s një lojtar hedh bast dhe askush nuk e sheh, ai fiton pa pasur nevojë të hapë letrat. N.q.s basti shihet nga të tjerët, të gjithë lojtarët duhet të hapin letrat dhe dora më e mirë është fituese. Në rast se pod-i ka vlerë të pabarabartë dhe duhet të ndahet, lojtari i parë në të majtë të dealer-it merr një fishe ekstra. Në lojërat Hi/Lo, dora më e lartë (high) merr gjithmonë fishen ekstra.
-Pokeri është i thjeshtë për t’u mësuar dhe është një përballje miqësore. Pak njohuri bazë, gjykim dhe strategji të zbavisin e në të njëjtën kohë të mëson gjëra që për jetën e përditshme mund të rezultojnë shumë të dobishme.