• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

by Java News
06/01/2026 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pjetër Logoreci

Me sa më kujtohet ka kenë vjeti 1980, …ndoshta ‘81, ditë terrori, kur mund të “ndodhte gjithçka”: …kur mund të delshe nadje në punë, por të mos ktheheshe në darkë e, familjes t’i kriste në derë Operativi Sigurimit të Shtetit e polici i lagjes, me lajmrue se djali asht arrestue si armik…, kur kojshija sigurims të përgjonte “hymje daljet” e bisedat që ja mundsonte dyshemja me dërrasë e “muret” da’ me fibër, …kur ‘Zanin e Amerikës’, Radio Londrën e Radio Vatikanin’ i ndijshim të mshehun nën jorgan o batanije…., pra, kur pushteti i të kuqve ishte ma agresiv se kurrë.

Banojshim në nji ngrehinë që kishte kenë stallë bagëtish e familjes Ndoc Xhuxhës te “Arra Madhe”… e përballë, në nji si oborr, ku lajshim e ndejshim teshat, kishte dy ditë që ulej nji i moshuem me pamje të vuejtun. I ndrojtun, i lodhun ma shumë prej halleve se prej vjetve, i krrusun, e kryet e mbluem me flokë të bardhë të dendun, që i jepshin pamje fisnikut.

Mbasi varte në pemë xhaketën e vjetrueme dokut (si xhaketë burgu), xente vend në nji qoshe tuj i dhanë kurrizin kalimtarëve, mos me ra në sy, nxirrte prej shtrajcet vaktin e mesditës të pshtjellun në nji facoletë, bante kryq e fillonte me hanger çka kish marrë prej shpijet.

Të mjerin, komunalja e kishte sjellë punëtorë krahut me pastrue kanalet e rrugës. Punonte me kazmë e lopatë pa ndërpre tuj u ndalë veç me fshi djersen në fytyrën e rreshkun prej diellit përvëlues e pluhnin e makinave, që i kalojshin pa pushim përbri.

Tanë kohen më sillej në krye fytyra e tij, si e njoftun, por s’muejshe me e përcaktue se kush ishte e ku e kishe pa, derisa e pashë tuj u përshëndetë me tim atë i cili ma zgjidhi enigmën.

– “Kush asht ai burrë…, – e pyeta, – më duket si ftyrë e njoftun”?

– “Ti e njeh, i ke kenë edhe n’shpi”, ….m’u përgjigj aj, tuj m’shtue kuriozitetin.

– “Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue…, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës…! Ka dalë prej burgut, e si duket e kanë çu punëtorë n’Komunale.…”!

– “Dhe vazhdojnë me e ‘denue’ tuj e qitë n’rrugë me pastrue kanalet, me qëllim me e turpnue ndër njerz qi e njohin”, … ja ktheva i ndezun prej zemërimit rinor.

– “Mos u shkangullo, njeriu sa ka jetën ka shpresën, besoj se ka me ardhë ndoj ditë e bardhë edhe për ne, se nuk i kena ba gja askujt e, kena jetue gjithmonë me faqe të bardhë. Mandej ti je tuj e provue vetë n’kurriz tand,- …m’kujtoj im atë, – …s’të lanë me shkue na s’të lanë me shkue na asnji shkollë tjetër përveç gjimnazit, të paktën në nji shkollë zanatit, se për universitet s’bahet fjalë”.

Personazhi i vuejtun i kujtimit tem ishte Dom Ernest Simoni Troshani, i cili u ba për mue shembull se si duhet me durue e përballue situatat e vështira të jetës.

Çka ndodhi ma vonë me Ernestin, jena dëshmitarë dhe e dimë të gjithë, që Vatikani e ngriti n’statusin ma t’naltë për nji klerik, tuj e ba ‘Kardinal Ernest Troshani’, ktë prelat që vuejti për 18 vjet mundimet e Krishtit n’burgjet e diktaturës, por që mbet gjithnji shëmbëlltyrë e mirësisë, besimit n’Zot, qëndresës e sakrificës./ Memorie.al

Next Post
Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasadori Gonzato takim me kreun e ri të SPAK: Të vijojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

November 12, 2026
PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

November 12, 2026
“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

“PD është gati për të gjetur kandidatin e Tiranës”- Kaso: Demokratët duan të fitojnë, kanë vuajtur shumë!

November 12, 2026
Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

Skandali i dytë sentimental po trondit “Nvidia”-n, kush është gruaja që mund t’i kushtojë postin CEO-s Jensen Huang!

November 12, 2026
Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In