• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Historia e pabesueshme / U dashurua me Januzajn, tifozja tentoi vetëvrasjen

by A R
18/05/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Obsesioni i një tifozeje për yllin kosovar duket e ka dërguar atë drejt një dëshpërimit të thellë duke tentuar të bëjë edhe vetëvrasje, Mai Alexander ishte aq e bindur që ishte në një marrëdhënie me Adnan Januzajn, sa që kishte planifikuar edhe martesën madje duke vendosur edhe për emrat e fëmijëve që ajo dhe kosovari do t’i bënin.

Grimerja i dha fund fejesës së saj pasi ajo ishte e bindur se e kishte tradhtuar të fejuarin me ish reprezentuesin belg – edhe pse ajo asnjëherë nuk ishte takuar me të. Vetëm pasi ajo tentoi të vetëvritej iu kthye realitetit pas një lidhje imagjinare që ia shkatërroi jetën.

Tani e këndellur, Mai ka folur për herë të parë rreth obsesionit të saj për yllin e United, për të cilin ajo kishte shpenzuar 5,000 funte në rrjetet sociale duke tentuar të bëhej e dashura e tij, transmeton sporali.net.

Ajo tha “Mbaj mend ndeshjen e parë kur e pash atë – vërtetë e adhuroja. Isha me babainë tim dhe unë thashë ‘ai është i lezetshëm.’. “Ai më tregoi se ishte i ri dhe kështu unë doja të zbuloja më shumë dhe e ndjeka në Instagram dhe Twitter dhe i shikova të gjitha postimet e tij që nga fillimi.

“Bëhesha shumë xheloze nëse dikush thoshte se ai është seksi – më thyhej zemra. Ndihesha sikur ai është i dashuri im dhe e urreja faktin se vajzat e tjera e shikonin atë. Fillova të kërkoja për të në google, shikoja se ku ishte dhe çfarë po bënte dhe pas një jave unë u obsesionova. Vendosa posterë të tij në gjithë dhomën. Isha në një lidhje një muajshe, dhe ai (i dashuri) shpesh bënte shaka se ‘aty duhet të jetë fotoja ime jo e tij’. Por unë thjesht u ndjeva sikur kisha rënë në dashuri me të”.

02_17123004_9e8d80_2870458a

Mai kishte shpenzuar rreth 2,000 funte në gardërobë thonj dhe dukje për tu dukur si e dashura e lojtarit Melissa McKenzie. E kishte të pamundur të punonte në një gjendje të tillë depresioni, gjendja e Mai-t eskaloi në diçka edhe më serioze. Kur Stefani [ prindi i saj] shkonte në punë herët në mëngjes, ajo do të vishej si Melissa, me të cilin Adnani ishte duke u takuar.

“Kur pastrohesha, gatuaja, pastroja shtëpinë – të gjitha këto më futën në depresion pasi mendoja se si jeta do të ishte ndryshe po të isha me të,” ka shtuar Mai. “Sa herë që ai luante e shikoja dhe pastaj kur përfundonte ndeshja unë mërzitesha. Ishte sikur të kaloja nepër një ndarje të keqe çdo ditë. Isha e dëshpëruar ta takoja atë. Thjesht dëshiroja ta prekja bluzën ose lëkurën e tij. “Dëshiroja të jetoj me të. Imagjinoja veten si bashkëshortja e tij duke jetuar në një shtëpi me të – nuk kishte të bënte me famën apo paratë ose gjëra të tilla. Imagjinoja veten si bashkëshortja e tij madje edhe zgjodha emrat e fëmijëve tanë – Miriam për vajzë dhe Junior për djalë”.

E sëmurë për Januzajn ajo tentoi edhe të vetëvritej në Korrik të vitit 2015. “Mu thye zemra kur kuptova se ai po takohej me dikë tjetër. Thjesht doja të vdisja. Dëshiroja të vdisja pasi nuk isha e mirë sa duhet. Ajo ishte super modele [e dashura e Januzaj], e hollë, flokë të bukur – por unë nuk jam e hollë. Ndjeva se ai nuk do të më donte kurrë. Shkrova një letër para se të tentoja të vrisja veten duke thënë se e dashuroja dhe se isha munduar aq shumë të kontaktoja me të, por nuk mundja më. Nuk lash asnjë shkrim për ndokënd tjetër vetëm për Adnanin”.

Ajo pastaj kishte prerë veten për të qëndruar në spital 9 javë pas incidentit.

(javanews.al / r.a)

Next Post

17-katëshi te Diga, shqyrtohet në Apel kërkesa e Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

June 5, 2026
“Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit”, xhaxhai i Enea Mekollit: Ishin 6 policë në aksion, më vonë shkuan të tjerët!

“Kush dha urdhrin, të përgjigjet para ligjit”, xhaxhai i Enea Mekollit: Ishin 6 policë në aksion, më vonë shkuan të tjerët!

June 5, 2026
Skema e Bujqësisë, grante edhe për të rinjtë/ Jaupllari: Nxisim prodhim pa pesticide për tregun ndërkombëtar

Skema e Bujqësisë, grante edhe për të rinjtë/ Jaupllari: Nxisim prodhim pa pesticide për tregun ndërkombëtar

June 5, 2026
Momente nga salla para samitit të Tivatit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

Momente nga salla para samitit të Tivatit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

June 5, 2026
‘Kosova meriton statusin e vendit kandidat’, Haxhiu nga Samiti i Tivatit: E ardhmja jonë është në BE

‘Kosova meriton statusin e vendit kandidat’, Haxhiu nga Samiti i Tivatit: E ardhmja jonë është në BE

June 5, 2026
Samiti i Tivatit/ Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

Samiti i Tivatit/ Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë të mirë në rrugën drejt BE

June 5, 2026
Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Jupiteri ndan dhuratat e fundit, Afërdita në Luan ndryshon gjithçka! Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

June 5, 2026
Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

June 5, 2026
Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

June 5, 2026
Izraeli futi ushtrinë dhe Mosadin në Azerbajxhan/ CNN: Irani u rrethua, misioni sekret që ndryshoi luftën

Izraeli futi ushtrinë dhe Mosadin në Azerbajxhan/ CNN: Irani u rrethua, misioni sekret që ndryshoi luftën

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In